Ndërtimet pa leje/ Qato: Janë proceduar penalisht 156 persona dhe 21 janë arrestuar

28 Gusht 2014, 13:58Kronika TEMA

Policia e Shtetit, nëpërmjet zv/Drejtorit të Përgjithshëm për Sigurinë Publike Altin Qato, në një deklaratë për mediat, ka bërë të ditur se po vijon me vendosmëri masat e marra për kontrollin e plotë të territorit me qëllim goditjen e krimit mjedisor, veprave penale që cënojnë regjimin e tokës, si dhe të ndërtimeve të paligjshme.

Qato u shpreh se “gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni të rëndësishëm, nga strukturat e Policisë së Shtetit janë evidentuar 155 ndërtime pa leje, duke proceduar penalisht 156 persona dhe për 21 persona, të cilët nga verifikimet e kryera kanë rezultuar pronarë të këtyre ndërtimeve të paligjshme në tokë publike, shtetërore apo tokë të tjetrit, është marrë masa e arrestit në flagrancë, ndërkohë që për 130 të tjerë ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë dhe 5 shtetas janë shpallur në kërkim”.

Qato theksoi se “vetëm gjatë ditës së djeshme strukturat e Policisë së Shtetit kanë evidentuar 107 ndërtime të paligjshme në të gjithë territorin e vendit, duke proceduar 108 persona dhe arrestuar 15 prej tyre. Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin do të vijojnë me përparësi të gjitha masat për kontrollin e plotë të territorit, me synim parandalimin e goditjen e veprave penale në këtë fushë”.

Ai vuri ne dukje se “Policia e Shtetit është e vendosur të përmbushë detyrat e saj institucionale në mbrojtje të gjithë pasurisë kombëtare, duke mos lejuar cenimin e saj nga askush dhe duke vendosur para drejtësisë të gjithë ata persona, të cilët me veprimet apo mosveprimet e tyre janë përfshirë në një veprimtari të tillë  kriminale apo e kanë lejuar atë”.

5 komente në “Ndërtimet pa leje/ Qato: Janë proceduar penalisht 156 persona dhe 21 janë arrestuar”

  1. fukara i pa mbrojtur! says:

    Shume pallate[pronaret e kateve te para] kane ndertuar mure rrethuese ose banjo apo kotece pulash,madje edhe parking ose edhe dhoma sipas qefit,duke cenuar keshtu truajet/prona te dikujt tjeter,a ka ndonje plan per shkaterrimin ose precedimin e ketyre shkelesave dhe se ku mund te drejtohet dikush per kete problem!!??

  2. Sokrati says:

    e jep lajmin si arritje te madhe te policise ne lufte me krimin.
    Pse nuk doli ky trimi te na e shpjegonte si u qellua e u detyrua te ulej helikopteri i policise ne Dukagjin?

  3. Ceni nga Fushekruja says:

    C thoni more?
    ata po japin leje akoma se i kane numrat e protokollit bosh ne bashki te tiranes.
    E ju thoni s po lejojme ,po i kapim etj.
    e di shume mire se per te dhene leje miqeve te tyre po veprojne ne kete menyre,kane numra bosh ne protollok dhe po i rregjistrojne sikur i kane bere aplikimet para dates 10.08.2014.
    edhe hajde pastaj dhe flisni qe i kemi bllokuar ndertimet pa leje.
    Jane ustallare keta plako!
    kane qene 8 vjet ne pushtet!

  4. Mondi says:

    Sa keq me vjen qe po fillon te funksionoje shteti,
    Ishim msuar me ligjin e rrumpalles ?

  5. Kam patur mundesi te bej ndertime te tilla por kur s’jam perpjekur qe ta ve ne jet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje