Ndërtimet, rrezik për Digën e Liqenit

2 Shtator 2014, 14:46Sociale TEMA

Vetëm në fund të bisedës, specialisti i digave, e shqipton si nënzë: Ekziston një mendim, por që i bëhet yzmeti  se edhe sipërfaqen e zënë sot nga Liqeni Artificial ta kthejnë zonë të mbushur me pallate. “PO RUAJNA O ZOT!” Nuk është çudi, thotë Dr. Inxh Goga, që shpjegon për “JAVA” kushtet teknike sepse nuk lejohen ndërtime në hapësirat poshtë digave. Vërtetë diga është e sigurt, por në rastin nëse mund të shkatërrohet kjo digë, efektet e një katastrofe të tillë do të ndjeheshin deri ku bashkohet kjo luginë me Lumin e Tiranës! Po larg të tjerave, shton- vetë bashkia nuk duhet të merrte një vendim të tillë se vetë Bashkia është pronare e kësaj prone publike. Si për ironi, bashkia, kinse këto kohë flet për zona të tëra të gjelbëruara atje dhe asfare për kompleksin gjigand me disa pallate!!

 

Ndërtimi

Ajo që vetëm flitej dhe madje dikur ishte përjashtuar publikisht nga kryetari i ri i bashkisë së Tiranës, me moratoriumin e tij të famshëm, sot është realitet i kthyer krejt përmbys. Flitet për një projekt gjigand që pritet të ndërtohet pranë digës së Liqenit Artificial të Tiranës. Rrethimi ndërkohë është bërë. Projekti parashikon ndërtimin e 5 strukturave për banim dhe shërbime, nga 1 deri 17 kate. Krahas kësaj do të jenë edhe 3 kate parkim dhe shërbime nëntokë në rrugën “Kristo Luarasi” pranë Digës së Liqenit Artificial të Tiranës. Leja për ndërtimin e këtij kompleksi është marrë në bashkinë e Tiranës me vendim Nr. 9967/7, më datë 1 gusht 2014! Kompleksi pritet të përfundojë brenda 5 viteve. Punimet e kompleksit do të nisin që këtë sezon dhe përfundojnë në shtator të 2019-s.

 

Jashtë kushteve

Inxhinieri i di të gjitha, por shqetësimit i përgjigjet thjeshtë: “Si rregull teknik duhet që pranë digave, në anën e poshtme të tyre, nuk duhet të bëhen ndërtime kapitale të tjera. Kjo largësi duhet të jetë tej kufirit, dy herë lartësinë e digës nga fundi takimit të skarpatës së digës për digat me material vendi, si dhe kushti që ndërtimet të jenë larg fundit të skarpatës së digës sa lartësia e vet objektit, që do të ndërtohet në anën e poshtëme  të digës”. Duke u kthyer në rastin tonë, ndërtimi i kompleksit gjigand, që e ka miratuar Bashkia e Tiranës dhe i cili do ndërtohet pranë digës së Liqenit Artificial të Tiranës, është krejt rregullave teknike të sigurisë së digave. Më saktë, prej këtij kondicioni, nuk mjafton thjesht ngrirja, por duhet anullimi, sipas tij. Në këtë rast, bllokimi fillon me pjesëmarrjen e të gjithë elementëve, që nga Këshilli Bashkiak, i cili duhet të kërkojë një plan të ri urbanistik për Tiranën, kurse Këshilli Kombëtar i Territorit duhet me urgjencë të anulojë “Planin Urbanistik të Tiranës” për këtë zonë. Kurse në vend që të merren me këto gjëra të pamundura, referon Goga, do të ishte mirë që diga të kishte emrin e projektuesit të saj Dr. Inxh. Faredin Nuri, si një nderim për një nga figurat më të spikatura të hidroteknikës shqiptare. Kurse ambientalistët shkojnë dhe më tej: planifikimi urban në këtë sektor të Tiranës, është kryekëput antishkencor, madje përmbush elemente të konsumimit të veprës penale, thonë mjedisorët-për shkak se çon me vetëdije, investime dhe banesa, drejt një rreziku natyror, ashtu siç klasifikohen veprat nën digë. Për fat, pak ditë më parë, kryeministri Rama ka kërkuar në mbledhjen e KKRTSH që të pezullohen ndërtimet e vendorëve deri në vitin 2015, kohën e paszgjedhjeve, me shqetësimin e vërtetë të ndërtimeve pa kriter, që shoqërojnë periudhat zgjedhore. Një e tillë kërkesë i është bërë dhe kryebashkiakut Basha, që të mendojë mirë për këtë që po bën!

Por, a do mundet zëri i opinionit publik, që drejtohet nga Shoqëria Civile t’ia arrijë? Deri më tani situata duket e tensionuar dhe disi e mënjanuar prej problematikave të tjera. Një fakt, që të frikëson dhe kur kujton rritjen e ndërtimeve jo shumë larg digës, të vjen ndërmend shqetësimi i disa teknikëve, që kanë referuar shpesh se vetë parku do të preket dhe në pika të tjera, ku imagjinata shkon deri te prekja e vetë Liqenit Artificial. Nuk dua ta besoj, por mëndja e keqdashësve në këto vjet na ka bërë të mendojmë se gjithçka është e mundur në Shqipëri, shprehet inxhinieri. Me këtë rast kujton, vitet e shkuara, kur u mendua, që një strukturë e tërë liqenesh përreth, të plotësonte mjedisin në Tiranë. Dr. Inxh. Kristo Goga u ngarkua që Tirana të kishte edhe liqene të tjera ambientaliste, një në vendin e përballë ish-Vilave gjermane; një tjetër në një repart ushtarak mbi tunelet e ish Kombinatit të Autotraktorëve, nga ana veriore ;dy liqene ambientale në zonën e Paskuqanit,përveç atij ekzistues të Paskuqanit.Të gjitha të mbetura në letër pasi dora e padredhur e keqdashëve, pas viteve ‘90 solli beton në vend të ujit.

 

A është vallë e vështirë të bllokohet?

Por a ka shpresë? Teknikisht s’ishte e vështirë që ndërtimi i kompleksit të bllokohej, pasi çdo ndërtim i ri që lidhet me digën duhet të miratohet prej Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha (KKDM-së). Përbërja e KKDM duhet me specialistët më të mirë të fushës së digave dhe jo përfaqësues numëror  të paaftë për këtë detyrë, thotë inxhinieri, që shton se ata duhet të jenë specialistë me integritet të spikatur teknik në këtë fushë dhe njerëz të pakorruptueshëm. Madje me një status të veçantë mbrojtjeje. Por, të gjitha janë në letër, pasi KKDM jonë lihet qëllimisht kështu dhe përbërja e sotme e KKDM e reflekton më së miri këtë gjë, shprehet me keqardhje dhe disi i dorëzuar. Duke pritur, ashtu si të tjerët, hapat e autoriteteve sesa do ta tolerojnë këtë realitet.

 

“Nuk mjafton ngrirja, duhet anullimi i ndërtimit”

Flet për JAVA Dr. Inxh. Kristo Goga, specialist i digave. Si e shikon ai pretendimin e ndërtimit të fundit që po bëhet në Liqenin Artificial dhe kushtet teknike që duhet të respektoheshin, para se të jepej leja për të…

Si një nga specialistët më të njohur të digave, a ju duket normale, ndërtimi i kompleksit të fundit, vetëm pak metra tutje nga diga e Liqenit Artificial. Teknikisht çfarë cënon ky ndërtim? 

“Si rregull teknik duhet që pranë digave, në anën e poshtme të tyre, nuk duhet të bëhen ndërtime kapitale të tjera. Kjo largësi duhet të jetë tej kufirit, dy herë lartësinë e digës nga fundi takimit të skarpatës për digat me material vendi, si dhe kushti që ndërtimet të jenë larg fundit të skarpatës së digës sa lartësia e vet objektit, që do të ndërtohet në anën e poshtme  të digës. Për rastin tonë, ndërtimi i kompleksit që ka miratuar Bashkia e Tiranës, e që do ndërtohet pranë digës së Liqenit Artificial të Tiranës, nga sa thamë më lart, është jashtë rregullave teknike të sigurisë së digave. Nuk mjafton ngrirja e ndërtimit të këtij kompleksi, por duhet anullimi i tij. Si kjo leje është edhe një ndërtim që mund të bëhet edhe përballë Pallatit të Kuq, vendi që përdoret edhe si kafe edhe si parking”.

 

A ekziston ndonjë ligj që e disiplinon punën që kryhet pranë digave? Ka qenë një Këshill Kombëtar i Digave, që ka luajtur rolin primar, në disiplinimin e projekteve që lidheshin me digat. Pse anashkalohet ai, kur është fjala për ndërtime të tilla?                                                                                                                                                

Në Shqipëri ekziston : Ligji Nr.8681 datë 02.11.2000  ‘Për  projektimin,ndërtimin,shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e digave dhe dambave’. Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.147 datë 18.03.2004 ‘Për miratimin e rregullores për sigurinë e digave dhe të dambave’ dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.278 datë 08.05.2003 ‘Për miratimin e rregullores së funksionimit të Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha  (KKDM) dhe të Këshillit Teknik të Përhershëm të Digave (KTPD)’.

Tani, çdo ndërtim i ri që lidhet me digën duhet të miratohet edhe KKDM. Ky është rregull ligjor. Entet që miratojnë këto ndërtime duhet të marrin miratim paraprak në KKDM, në mënyrë që të mos bëjnë punë të pavlefshme. Por edhe KKDM, siç është ky rast, reagon menjëherë sepse aty puna ka arritur sa tani është vënë tabela e ndërtimit dhe është bërë rrethimi. Në radhë të parë, vet Bashkia nuk duhet të merrte një vendim të tillë se vetë Bashkia është pronare e kësaj prone publike. Është interesante se nuk u shkon mendja për zona të gjelbëruara, por për pallate. Ekziston një mendim, por që i bëhet yzmeti  se edhe sipërfaqen e zënë sot nga liqeni ta kthejnë zonë të mbushur me pallate.RUAJNA ZOT!

 

Çfarë stature ka sot Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha?

“Shqipëria është antare e ICOLD (Komisioni Ndërkombëtar për Digat e Mëdha prej vitit 1964. Unë  kam qenë antar i KKDM nga viti 1986 deri në vitin 2012.Vetë KKDM nuk është plotësuar kurrë sipas ligjit dhe vendimeve.Vetë KKDM është futur në një zgëq, me vetëm një zyrë –kotec. Ajo nuk ka ambientet e saja: si arshiva, sallë mbledhjesh, zyra për personelin, nuk ka as makinë. Ajo është pranë Ministrisë së Transporteve dhe paguhet  nga ajo, ndërsa KKDM është institucion që varet Këshilli i Ministrave. Por, KKDM duhet të ketë ambientet e veta dhe të jetë e pavarur nga asnjë institucion tjetër. Përbërja e KKDM duhet me specialistët më të mirë të fushës së digave dhe jo përfaqësues numëror  të paaftë për këtë detyrë. Ata duhet të jenë specialistë me integritet të spikatur teknik në këtë fushë dhe njerëz të pakorruptueshëm.Antarët e KKDM duhet të kenë status të veçantë mbrojtjeje.Të gjitha këto tek KKDM jonë janë të cënuara. KKDM jonë lihet qëllimisht kështu dhe përbërja e sotme e KKDM e reflekton më së miri këtë gjë. Unë, vetë, si antar i KKDM që nga viti 1986 deri më vitin 2012 jam hequr thjesht ngaqë kundërshtova miratimin e disa objekteve korruptive!”

 

 

Ne nuk i shpëtojmë dot betonit

Aktivisti i njohur Sazan Guri i mjedisit shprehet për “JAVA” në lidhje me ndërtimin e ri te Liqeni Artificial: nga ndikimet që mund të japin vepra të tilla pranë një parku si ai i Tiranës është se do kemi një presion urban për liqenin, një trysni për digën, thotë z. Guri,- të cilës do i preken themelet dhe do tronditet nga miliona goditje të vogla tip tërmetesh të vegjël, të nxitur nga njeriu, një dhunim të hapësirës së fundit publike, një shuarje të mundësive për sheshe Luna Park dhe sportive

“Nga praktikat botërore dhe ato të vendit mësohet se në asnjë rast, në vende të ndryshme të botës nuk ka ndërtime nën hapësirën e rrjedhjes së ujit me shtrirje sa vetë diga. Është menduar dhe sugjerohet fort, që kurrsesi të mos  ndërtohet në hapësirën buferike të liqenit dhe të vetë digës që në rastin tonë është jo më  e vogël se 17m. Veçoria  e digës së Tiranës është se ajo është liqenmbajtëse dhe jo ujëmbledhëse, dhe në kësi rastesh në të gjithë trupën ujore të saj, përsëri nuk mund të ndërtosh nën këtë rrjedhë, pavarësisht nga siguria e saj, sepse për rastin digë flitet dhe projektohet me pasigurinë apo me rastin sikur ndodh. Ndaj dhe me patjetër duhej të llogaritet më parë siguria e digës për 10.000 vjet sipas standardeve të Bankës Botërore, gjë që nuk është bërë dhe duhet të kishte një studim me matje hidroteknike, hidrologjike dhe hidraulike për 17 vitet e fundit, gjë që nuk është bërë ndonjëherë për rastin Liqen i Tiranës. Ajo që duhet të zbatohet në kësi rastesh është distanca midis veprës urbane dhe digës që duhet të llogaritet lartësi pallatesh herë koeficientin 1.6, që do të thotë se veprat urbane duhet të jenë larg digës rreth 100m largësi plus 50m zonë buferike të digës, pra i bie rreth 150m distancë. Nga ana tjetër, këto lloj veprash duhet t’i nënshtrohen dhe një diskutimi në Komitetin e Digave, për të cilat duhet siguruar më parë një leje prej këtij Komiteti. Jo vetëm kaq, projekte të tilla në zona kaq sensitive duhet të kalojnë për mbrojtje në Këshillin Bashkiak dhe në KRRTRSH. Për sa mund të ndodh nga ndikimet që mund të japin vepra të tilla pranë një parku si ai i Tiranës është se do kemi një presion urban për liqenin, një trysni për digën, të cilës do i preken themelet dhe do tronditet nga miliona goditje të vogla tip tërmetesh të vegjël, të nxitur nga njeriu, një dhunim të hapësirës së fundit publike, një shuarje të mundësive për sheshe Luna Park dhe sportive. Do të ketë një ndotje akustike më të madhe për dashamirësit e parkut dhe liqenit, pra do të shkatërrohet oazi i vetëm ekologjik, ku njeriu tiranas gjen prehje shpirtërore, fizike, mendore, por edhe të dashurisë për njeriun dhe natyrën. Por, kusuret ndal liqenit dhe parkut nuk mbarojnë me kaq. Në çdo vend të rruzullit të tokës, natyra dhuron zona të virgjëra, ku ajri totalisht i pastër ledhaton fytyra dhe pastron mushkëri të njerëzve të lodhur nga jeta urbane. Shikoni sa bujare është natyra. Megjithëse njeriu shpiku “blozën” në jetën urbane, ndoshta edhe për të mbijetuar, ajo i fal filtrin (Parkun dhe Liqenin e Tiranës) për ta pastruar. Por njeriu shqiptar, duket sikur është stisur të mos e gëzojë jetën deri në prehje të plotë dhe të mos e përfitojë filtrin e mëmës natyrë. Vini re me kujdes ç’po ndodh me zonën nën digë, parkun, me kodrinat e quajtura kurorë e gjelbërt e Tiranës, që sot me plot gojë mund t`i quash kurora e betontë e saj. Kjo zonë tashmë edhe me ndërtimet shtesë s`ka më ndryshim nga jeta urbane në Tiranë. Për arsyen e thjeshtë se: aty brenda gjen shkolla, kopshte fëmijësh, bare, restorante, për arsyen e thjeshtë se edhe aty do ruhesh nga automobilat, nga garat e motorëve të adoleshentëve, nga shpejtësitë e biçikletave, se edhe aty do të përballesh me pluhur, plehra që digjen dhe së fundi me pallate shumë-katëshe beton armeje, jo vetëm që ta shpifin kur i sheh si plangprishës pranë kodrinës së gjelbëruar, por në disharmoni të plotë me jetën e qetë të kafshëve të kopshtit zoologjik. Të trembin edhe më, kur i sheh të pasqyrohen në ujërat e liqenit nën dritën e kristaltë të diellit, që duket sikur thonë që ne s`pyesim as për lartësinë e pishave të parkut e as për lartësinë e kodrave dhe as për hijeshinë e pemëve të kopshtit botanik. Nuk kemi parë dhe nuk kemi dëgjuar, që pranë hungërimave të luanëve e cicërimave të zogjve, të ngrihen pallate banimi dhe të përzihet kaq keq bashkëjetesa e njerëzve, ku nuk ka për t`u marrë vesh kurrë se ku fillon liria e qenies njerëzore, por barbare me natyrën, dhe ku mbaron ajo e qenies me instikte, por ndryshe nga të parët, shumë miqësore me të. Le të kthehemi tek betonimi, ky kancer i urbanistikës shqiptare, ky vrastar i jetës shpirtërore, si në atë kohë me bunkerat edhe në këtë kohë më ndërtimet. Betonim në qendër të qytetit, betonim në periferi të tij, betonim në plazh me rërë, betonim në plazh me shkëmbinj, betonim në fusha, betonim në kodra, betonim këtu e betonim atje, kur natyra të falë dhe lëndë drusore dhe lëndë kallami dhe gur metamorfik, edhe, edhe….”.

REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “Ndërtimet, rrezik për Digën e Liqenit”

  1. eri says:

    po pse flitet vetem per kete ndertim kur pak me tutje te liqeni i thate po ndertohen pallate brenda ne uje me leje totalisht te kundraligjshme.
    nga kjo gazete dhe stafi i saj duhet te merret mundimi deri aty dhe te shifet se cfar masakre po behet.

  2. Nardi says:

    Pervec kesaj leje ndertimi eshte dhene dhe nje tjeter per te cilen nuk flitet dhe nuk e di perse. Kantieri tjeter qe eshte hapur dhe me sa duket nga e njejta kompani eshte midis diges dhe fushave te futbollit te kompleksit Dinamo.Per ata qe nuk e njohin zonen tek lokali i dikurshem i kompleksit. Kjo do te thote qe pervec fushave ( ne mos edhe ato) nuk do te kemi asgje tjeter pervecse betonit dhe plani i dikurshem i njezet kateshave te shtrire do te behet realitet.

  3. e ligjshme says:

    Esht detyr e inxhinereve te shmangin problemin,ndryshe venndi tyre rrembehet nga te huaj me aftesi siguruese.

  4. lira says:

    Urime Ben Andonit, por shkrimi duhej te kish titullin” Ndertimet-Betoni-RREZIK PER MUSHKERITE DHE TRURIN E POPULLIT.

    Sa shume e fyejne dhe poshterojne kete popull kur specialistet qe njekohesisht jane qytetare te pergjegjshem, mundohen te sjellin argument katastrofen me digen dhe ujin e liqenit- jo se nuk mund te ndodhe. Po shendeti fizik -mushkerite, shendeti mendor nuk paska fare rendesi per kete popull.

    Nuk presim te arsyetoje Lulja apo Likja qe e kane zene per fyti kete te mjere popull dhe po e shkelin me kembe. Per ata ky popull eshte budall, leh nga pak, dhe pastaj do pushoje.

    Arsyetimin dhe pergjigjen e kerkojme nga Edi Rama me trimoshat e RILINDJES!?
    Pak kohe me pare permbytja i u faturua Blendi Gonxhes. Mos ndoshta diga u la pak nga pak e hapur per tu pakesuar uji dhe te mos u nenshtrohej detyrimeve qe permenden specialistet e digave?

    Rama ishte 11 vjet kryetar i Bashkise. T’i leme lajthitjet e tjera te Fatos Lubonjes, por ka kerkuar me mijra here, ku eshte plani urbanistik i Tiranes. Po sot qe je QEVERI dhe ke KRRT perse lejon shantazhe dhe e ha pataten qe Likja te te hape gropen? KOSTOJA ELEKTORALE ESHTE SHUME E MADHE NE KARAHASIM ME PERFITIMET E 20% PJESTIM PER 3.

    Shume mire i ka rrjeshtuar Sazani te gjithe argumentetet perse keto ndertime nuk duhen lejuar. Ku jane premtimet per parqe sportive, parqe per femije dhe pleq per nena qe kane nevoje te nxjerrin bebet e tyre ne ajer jashte betonit( nuk kane te gjithe vila jashte qytetit)
    Te sillesh ndryshe eshte nje akt banditesk dhe i papergjegjshem qe populli do te duhet ti pergjigjet ahtu si e meritoni.

    Ne gjirin e Lalzit kane filluar te lulezojne prapa pishave fshehur si hajlat betoni dhe tullat. Perse nuk u jepen pronareve te truallit te Liqenit ata vende ku sigurisht po ndertojne horrat dhe cubat e politikes.
    Dhe shume bukur hapesirat e Liqenit te ndertohen parqe te gjelberuar per mjeranet e Tirane qe po u shkaterohen mushkerite ka 20 e ca vjet, nuk hapim dot dritaret se pluhuri i betonit nuk ka te sosur.

    Po ashtu perse nuk behet publike dhe transparente cfare do te ndertohet ne sheshin ku ka qene tregu Dinamo? Pallate ku Likja dhe Lulja do marrin 20 %. Ne ate zone jane me mijra femije qe do te desheronin fusha sportive, kende lojra e gjelberim per te moshuar dhe femije.

    Perseri nuk eshte faji yne qe ju kujtojme Enverin. Sa parqe dhe lulishte keni prishur keto 24 vjet. Perse duhej betoni tek Rogneri me infrastrukture te gateshme ? Apo qe te luante bizhoz xhuxhi pijanec Nano. Perse u kafshua parku tek Sheratoni? E njeta arsye. Po pallati qesharak ne hyrje te parkut? Natyrisht qe te perfitojne horrat e politikes? I jeni qepur atij te shkret parku te Liqenit tamam sikur te jete nje femije jetim. Por si duke paska qene jetim.

    A bejne mire? Shume mire bejne kur ky popull eshte i dehur dhe nuk i ka dala akoma pija e “demokracise”.

    Sazani ka pas gjynahe, por nje pjese te mire te tyre e lau me luften e papare ne gjirin e Vlores si dhe kunder armeve kimike. Bravo I qofte. Do te quhet vertet qytetar nderi i Tiranes nese arin te organizoje popullin kunder rrugaçeve te betonit. Ne na ka pas, Rofte Interneti dhe facebooku se sindikatat i shkateroi ceku i bardhe dhe ustallaret e tij.

  5. molla says:

    Alarmante, tragjike, kriminale!

    Ne burg ata qe tentuan te bejne nje krim te tille ndaj mjedisit dhe

    sigurise se jetes se banoreve! Ah se harrova, nje pershendetje per

    investitoret Like dhe Lulka!

  6. Hysni Dajaku says:

    Tani te gjith e dime se po nuk I do bytha Babit te Zahos ai ndertim nuk behet!!!strucat e Rilindjes kot perpiqen te mshifen!!!Nje sqarim mund te na bejne keta cunat I Tirones qe I thone Liqen asaj pellgaces me uje!!!eshte Liqen vertet apo eshte rezervuar,uje mbledhes,,!!se sipas emertimeve qe
    Perdorin Tironcit I bije qe te themi Deti I Pogradecit dhe Oqani Adriatik!!

  7. enno says:

    edvin ku je se na mori malli !!!!! merre nje vendim per kete ndertim te kriminelevete berishes por mos harro edhe fullhajnin!!! zgjedhjet lokale jane tek dera dhe lir ajduti ta ka ngrit carkun madje po ta shtrengon cdo dite e me shume. Vepro ndaj krimit dhe rrit mbeshtetjen tek njerezit qe po te ndjekin se si po vepron per te dyja keto patate te nxehta. mos i ler me terren ilir floriritm po ta merr kalane nga brenda

  8. mireli says:

    O dajak! Respektoje mendimin tuaj si do qe te jete.Ne fund te fundit eshte e drejta juaj qe te kritikosh cdo cfaqe apo fenomen qe eshte ne kundershtim me interesin tuaj apo shoqerise ne te teresi.Por ironia apo tallja me ZAHON eshte fare pa vend.Ai eshte krijese e zotit dhe ne cdo rast eshte i pafajshem.
    Edhe ne se jemi kundershtare politike te respektojme familjen e njeri tjetrit,privatesine dhe integritetin personal.Kjo na bene mire te gjithve
    si shoqeri.
    RESPEKT PER JU.MIRELI.

    1. Hysni Dajaku says:

      Mbase ke te drejte!!!!arsyetimi juaj qendron ne kushte normale dhe ideale !!!ne kushtet reale nuk eshte ndonje hata e madhe!!ai quan popullin qe e kundershton”lehaqen”. Une nuk po e ofendoj!!!ne Kishim dhe kemi akoma Babin e Zenit qe vazhdon nga “puna” me kapacitet te plote e qe bente cfare I donte bytha kur I donte bytha!!!tani ky Kryeministri jot dhe I imi kur I do bytha behet I gjall e jep pergjigje per ato qe !!I do qefi,per ato qe si do Ben sikur eshte ne planet tjeter!!!Dakort per sa thua ti dhe e zeme se vetem Babi Zenit ka faje!te cilit nuk I kemi lene epitet pa vene !!!po kete si ta quajme,!!ja me jep ti nje epitet tjeter dhe une po e pranoj!!!

  9. Lali says:

    KRIM NJERZOR ….. vereni si te doni emerin .
    INXH. tan te talentuar te njohur ne vend me me shume force argumentuse ne media .

  10. fllad says:

    Ujrat e liqenit 23 vjet me pare ishin te pastra dhe siperfaqja e liqenit ka qene shume here me e madhe se sa ajo qe eshte sot.
    Qe kur horrucat dhe cubat e politikes lul-ezuan mafien e betonit, liqeni filloi te degradohej dhe me te drejte mund ta quaje komentuesi dajaku pellgace me uje. Si mund te jetoje nje park i gjelberuar me liqen afer betoneve te shemtuara.
    NATYRISHT NJERZIT E SHEMTUAR NUK MUND TE KENE FANTAZI PER GJERA TE BUKURA, ATA PRODHOJNE VETEM SHEMTIM.

    Kur thuhet Liqeni eshte prone e Bashkise, ndoshta lilukeve dhe lulusheve u shkon mendja se jane pronare te Bashkise? si rrjedhim pronare te Liqenit?!

    mirelit ,Po te mendosh se njerzve u eshte sosur durimi, se kane vetem nje jete dhe ate po ja nxjerrin nga hundet horrat dhe zorzopet e politikes nuk ka perse te fyet dikush qe i permendet emri i djalit( me shkronja te vogla dhe jo te medha). Permendja e emrit ka simbolike e vet, qe ashtu si ai,cdo prind desheron ta rrise femijen e vet te shendetshem fizikish dhe menderisht. Betoni nuk ja mundeson ate.

    Mafia e betonit duhet jo vetem te ndalohet por te shkoje dhe ne ndjekje penale. Te gjithe qytetaret e Tiranes ne mbrojtje te Liqenit dhe ne kerkim te parkut te gjelberuar Luna park -si thote Sazani- rrotull tij.

    1. Hysni Dajaku says:

      Flladi!!!nuk eshte vetem problem I Mirelit ajo menyre te menduari por e shumices sone si popull!!edhe ne koken e diktatures shumica shqiptareve me shume interesoheshin e pyesnin per femijet e udheheqesve se sa per femijet e tyre !!i duket sikur Zaho paska fatin me te poshter ne note se ka babin Kryeministr!!imagjino sa duhet te preket Mireli kur degjon per familje e femije
      Qe nuk kan buke te hane,apo prinder qe vrasin vehten e Len femijet rruges vetem nga inati “se nuk jam ftuar ne dasmen e Erion Velise””E lere pa permendur ata femije qe jane te ngujuar nga hasmerit!!!

  11. rusi says:

    Rama nuk mund ta lejoj kete masaker urbane, sociale, mjedisore dhe me rrezik jetese gjithashtu.

  12. alfade says:

    O Hysni Dajaku ! Dashke me gjithe mend dajak ,por cfare dajaku nga ai i shkozes ! Vaj medet cfare fana-
    tikesh naziskine ka krijuar ”Trusti Lulelakres” ?!….. !

  13. Hysni Dajaku says:

    Mos I rri aq afer pushtetit se pa
    Dashje do hash mutin e gjith qeverrise,he te keqen xhaxhai!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje