Franca bëri të ditur se kushtet nuk janë të përshtatshme që të dërgojë në Rusi dy anijet e para ushtarake Mistral.
Zyra e presidentit francez, Francois Hollande fajësoi për këtë situatën e fundit në Ukrainë.
Deri më tani Franca i kishte rezistuar presionit për të mos dërguar anijet në Rusi.
Para pak javësh, presidenti francez tha se rusët kanë paguar për anijet.
“Rusët kanë dhënë 1.1 miliardë euro, nëse nuk u dërgojmë anijet, do duhet t’u kthejmë paratë,” tha Hollande.
Marrëveshja mes Parisit dhe Moskës u nënshkrua në vitin 2011.
Anijet luftarake Mistral janë më të mëdhatë pas aeroplanmbajtëses Charles del Gaulle.
Ato mbajnë 16 helikopterë, 13 tanke, rreth 100 makina dhe 450 ushtarë.
hallall ta bofte zoti!
He se ja u con nje cik me vone, dmth, pasi te ndahet me vete Ukraina Lindore.
Frances vetem per pak kohe ka per t’iu kthyer ne bumerang c’do mase qe do mare.Franca do kapitulloje shpejt.Rusi nuk ka nevoje per anije franceze,ai prodhon anije atomike e kozmike por i ble nga Franca e i shet me shtrnjte ne Somali.
veshtire. Reale eshte mundesia qe francezet te lozin sylla-mbylla. Franca dhe rasija njihen per lidhjet e tyre te hershme
Ka me kohe nje debat ne Rusi nese vertet u duhen keto anije apo ca zyrtare qe i kane rekomanduar kane dhe ndonje rryshfet. Po nejse
Te vjen keq kur shikon se si eshte katandisur Franca – ne te njetjin nivel ne politiken e jashtme me Estonine apo Danimarken. Jane bere si ato nenpunsit e shtetit shqiptar qe firmosin me zell sa here qe i therret shefi.
Ku je o Sharl De Gol, te ti pergjonin ty telefonatat po e shikonin se cfare pergjigje merrnin.
Ca lek do ktheni o trapa, mbani edhe anijet edhe paret keto jane sansksione.