MPB: PD reagim keqdashës e dritëshkurtër. Me terrorizëm etnik nënkuptohet qëndrimi ndaj konfliktit në Lindjen e Mesme

5 Shtator 2014, 17:33Politika TEMA

Ministria e Brendshme reagoi ashpër kundër deklaratës së ish-ministrit të Jashtëm Aldo Bumçi, duke e konsideruar atë një tentativë për të shtrembëruar të vërtetën dhe për të desinformuar opinionin vendas e ndërkombëtar.

“Gjatë takimit të sotëm të Ministrit Tahiri me Ministren e Brendshme Maqedonase, Gordana Jankulovska për asnjë çast të vetëm nuk është folur për terrorizëm etnik shqiptar në Maqedoni.

Në takimin mes dy ministrave është folur për domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të të gjitha llojeve si dhe terrorrizmit”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Duke iu rikthyer deklaratës për media të Ministrit Tahiri, ku theksohet se “Lufta kundër terrorizmit të çdo lloji, përfshirë terrorizmit fetar dhe etnik, është tashmë një sfidë që nuk rri dot brenda kufijve të një shteti, por është sfidë rajonale dhe globale”, sipas Ministrisë ajo vjen në kontekstin e një qëndrimi tashmë të konsoliduar të të gjithë partnerëve të Aleancës së Atlantikut Perëndimor, ndaj situatës së krijuar në konfliktin fetar dhe etnik që po ndodh në disa vende në rajonin e Lindjes së Mesme, si Siri, Irak, etj.

“Fakti se të dy vendet tona janë konsideruar nga terroristët si hapësira të mundshme për të rekrutuar luftëtarë për këto konflikte e bën edhe më të domosdoshëm bashkëpunimin jo vetëm dypalësh por edhe më gjera në rajon. Çdo deklaratë tjetër e pretenduar nga opozita është krejtësisht e pavërtetë dhe çdo koment keqdashës në lidhje me këtë qëndrim parimor të Ministrit të Brendshëm vetëm sa tregon dritshkurtësinë e atyre që deri dje drejtonin politikën e jashtme të këtij vendi”, citohet reagimi.

Deputeti i PD-së akuzoi Ministrin e Brendshëm se gjatë konferencës së përbashkët me homologen maqedonase, me termin terrorizëm etnik, iu referua shqiptarëve në Maqedoni.

5 komente në “MPB: PD reagim keqdashës e dritëshkurtër. Me terrorizëm etnik nënkuptohet qëndrimi ndaj konfliktit në Lindjen e Mesme”

  1. Mirela says:

    O Aldooo, aman te keqen, ta them me gjithe shpirt – mos dil me ne publik te thuash marrezira per ca kohe!!! Do te na marri malli dikur, dhe do te kerkojme vete qe te dalesh prape te thuash marrezira, por jo ne kete peridhe, he shpirt!!!

    1. For all the fucking loosers i am BACK says:

      vendet tona mund te jene target i terroristave? http://bit.do/Armina-Mevlani-nudo

  2. Trapi says:

    Pune PeDe-je ,pune hienash,skan ku te kapen dhe trillojne ku te munden.Ky eshte degjenerim….

  3. Landi - uk says:

    Konflikti ne lindjen e mesme esht konflikt i paster fetar…jo etnik.
    Ne ate vend po mblidhen gjithe qelbesirat nga shtete te ndryshme te botes

  4. Dino says:

    O Aldo! Dukesh si deshmitaret e jahovait. Ish minister i jashten i vendit sillet si “lejfen”. Kur nuk ke gje per te thene mos dil fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje