Këshilli i Europës: Mbështesim reformën territoriale si dhe reformimin e KLD

5 Shtator 2014, 17:05Politika TEMA

Paanshmëria e institucioneve demokratike, pavarësia e gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit, janë ndër shqetësimet kryesore që thekson draft-rezoluta e Asamblesë së Këshillit të Evropës për Shqipërinë.

Në raport përshëndeten propozimet e autoriteteve për të reduktuar numrin e njësive vendore.

Mirëpresim dhe inkurajojmë autoritetet te vazhdojnë iniciativën për të siguruar që kjo reformë të jetë konsesuale.

Në këtë kontekst i bëjmë thirrje opozitës të marre pjesë në punën për zbatimin e reformës territoriale”, bëhet e ditur më tej në raport.

Asambleja shpreh nevojën për reforma të mëtejshme gjithpërfshirëse duke përfshirë ndryshime në Kushtetute për të siguruar pavarësinë e gjyqësorit dhe një administrim efikas të drejtësisë. Sipas raportit, reformat ne drejtësi duhen në mënyre urgjente dhe duhen të jenë prioritet për autoritetet.

Asambleja shpreh veçanërisht shqetësimin rreth sistemit korruptiv të përhapur ne te gjitha nivelet e gjyqësorit i cili dëmton eficencën e institucioneve.

“Inkurajojmë autoritetet të bëjnë reforme ne Gjykatën e Lartë dhe në Këshillin e Lartë të Drejtësisë”, theksohet në raport.

Gjithashtu kërkohen veprime konkrete te vazhdueshme nga qeveria por dhe nga opozita, dhe theksohet rëndësia e zbatimit të reformave dhe paketës legjislative, për të adresuar efektivisht shqetësimet e shënuara nga asambleja parlamentare e Këshillit të Europës.

11 komente në “Këshilli i Europës: Mbështesim reformën territoriale si dhe reformimin e KLD”

  1. Deani says:

    Duhet reforme e thelle ne drejtesi

    1. Shehu says:

      JEpi Edi Rama, mos NDALO

      1. Eltoni says:

        Nonaaaaaaaaaaa, ec mos pyt me askend po bej reformat

  2. samuela says:

    Mbeshtja vjen si pasoje e punes pozitive te qeverise e cila po ben nje pune fantastike duke fituar pelqimin e nderkombetarevedhe dhe duke ndryshuar per mire imazhin e vendit.

    1. magdalena says:

      Deri me tani qeveria Rama ka treguar vullnetin per te diskutuar dhe per ti dhene zgjidhje te merituar te gjitha shqetesimeve te rendituara ne projekt rezoluten e Kesh. te Europes.

  3. E hengri sala me duket po shkon ne burg .sala te burgu i burrave zhelevina te grate.

  4. Ezopi says:

    Pavaresi dhe konsensualitet …. deri me sot nuk kemi pare as pavaresi dhe as konsensus

  5. stela says:

    Me teper e mbeshtet Likja reformen ne drejtesi………

  6. besoj says:

    Me vjen keq per strategine e re te PD…lufte kunder Reformes Teritoriale dhe KLD….qe ne fillim deshtuan…Jam kurioz se cfare do te thone per Keshillin Evropian….

  7. Zef says:

    Or Zorzop ai eshte konsensuni esdhte marre me 93 vota po ju te P.D nuk doni ta shikoni e shkatrruat gjithcka per 2 muaj vetem me 69 vota dhe dy te blera 71 vute dhe kukllen presidentin qe mundohet tu mbaj me thonj e me dhembe hajdutrine dhe korrupsionin tuaj , turp te kini dilni dhe komentoni pallavra kur nga 9 komente vetem ti zorzop je munduar te mbrosh te kaluaren e kriminelit sali vicidoli qe nuk e njohu asnjehere opoziten dhe i gllabroi tegjitha institucionet e pavarura. Koha juaj mori fund po deskreditoni veten tuaj ne sy te popullit dhe te nderkombetareve, dijeni se fundi juaj do te jete i tmerrshem e do ti paguani tegjitha ato cfar keni bere ne keto 20 vjet.

  8. Titi says:

    Po presidenti Bujar Nishani cfare do te thote qe keshilli i Evropes e ka gabim le te presim reagimin e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje