Kur të vrasin së gjalli dhe të qajnë të vdekur!

12 Shtator 2014, 18:53Politika TEMA
Kur të vrasin së gjalli dhe të qajnë të vdekur!

Kryeministri Andreoti, Azem Hajdari, Mitro Çela dhe Filip Çakuli në vitin 1992 në Romë

Nga Filip Çakuli

(PD-ja e kishte vrarë me kohe politikisht dhe moralisht Azemin)

 

Azemin e kam patur mik të mirë. Këtë sqarim e bëj për lexuesit që nuk i dinë marrëdhëniet e mia me Heroin e Demokracisë. Kemi qenë bashkë në fillimet e demokracisë (jo ditët e para) dhe kemi hyrë e kemi dalë në shtëpinë e njëri- tjetrit. Ndaj dhe përtej mërzisë sime, desha të ndaja disa momente dhe detaje, që dëshmojnë për vrasjen politike dhe morale të heroit, nga Partia Demokratike, më saktë, nga Sali Berisha.

Në atë kohë kam qenë gazetar i RD-së dhe një ditë në zyrën e kryeredaktorit shoh një shkrim që do të botohej të nesërmen në gazetë. Nuk po u besoja syve. “Azemi pijanec, kontrabandist…”

“Cili rrugaç e ka bërë këtë?, – i them kryeredaktorit dhe mora fletën për ta grisur. “Mos, se na ka ardhur nga presidenca”, – u ngrit në këmbë kryeredaktori”. “Dhe do ta botosh. S’kam ç’bëj,” – më tha ai pa e fshehur mërzinë.

Të nesërmen më kap Azemi i shqetësuar. “Si ëshë e mundur që gazeta që kam krijuar vetë, të shkruajë…”.

Veç delirit të madhështisë që kishte miku im, m’u duk dhe jo inteligjent.

I them që ka ardhur drejtpërdrejt nga presidenti Berisha, prit dhe të tjera pas kësaj. Nuk foli një fjalë kundër presidentit. E lamë mbasdite për kafe te Dajti, ku kishte qejf ta pinte zakonisht.

I tregova për tjetrën, që do të botohej nesër. “Azemi ka qenë spiun me gradën kapiten, rekrutuar nga Çupi, Këndezi…”.

Pastaj RD-ja vazhdoi më egër. Dmth jo gazeta, por presidenti. Derisa u quajt bandit në një nga kryeartikujt e gazetës, të shkruar nga Sali Berisha

Më tej iu bënë publikisht 24 pyetje ku për çfarë nuk e akuzonin. Shik-u ia çoi Presidentit, ky i fundit ia kaloi gazetës. Më vjen ndot t’i përmend të gjitha ato shpifje të ndyra që i ngarkonin në kurriz një të riu që bashkoi atë parti dhe u bë prijësi i saj, kur Sali Berisha, i dërguari i Ramiz Alisë në Qytetin Studenti, u bënte thirrje atyre të brohorisnin për Ramizin, për udhëheqësin e dashur të Partisë dhe të popullit.

Ndërkohë Azemi i kërkonte takim presidentit dhe andej i përgjigjen se nuk ka kohë Sali Berisha të presë një njeri me probleme si Azemi.

Erdhi dhe çasti final. PD-ja, e krijuar nga Azemi, voton unanimisht përjashtimin e Azemit nga grupi parlamentar. Ishte Tritani, kryetari që na njoftoi solemnisht ndarjen përfundimtare të partisë nga Azemi.

Takoheshim pothuaj çdo ditë me Azemin. Gjëja më e çuditshme ishte se ai nuk fliste kurrë kundër presidentit. E mbante përbrenda. Vetëm një herë shpërtheu kur gazeta e Partisë i bëri një pyetje në krye të faqes së parë të saj: “Azem, pa kujtohu ç’ke bërë në datën 1 prill në Shkodër, për t’u vrarë të nesërmen katër demokratë. Tregohu një herë i sinqertë”?

Ç’nuk më tha për Sali Berishën, po nuk është vendi këtu t’i përmend. Ndonjëherë tjetër. Në atë kohë në RD ishim kolegë pune më Edi Palokën, që sot është kryetari i grupit kuvendor, i cili duhet të mbajë mend mirë si janë bërë ato shkrime kundër Azemit, të nënshkruara shpesh me inicialet M.Sh., D.K., T.Sh…

Ndoshta duhet të flasin një ditë edhe miqtë e tjerë të Azemit në Parti. Më mirë të vërteta të hidhura sesa gënjeshtra të paturpshme. Partia Demokratike dhe ish- kryetari i saj e kanë quajtur dhe vazhdojnë ta konsiderojnë vrasje politike. Po ndërkohë ka një vendim gjykate të formës së prerë që e vulos si vrasje ordinere, d.m.th, jo për qenien e tij si deputet e politikan. PD-ja dhe udhëheqësi i saj legjendar dhe historik, deklarojnë se vendimet e gjykatave nuk diskutohen dhe nga ana tjetër flasin për vrasje politike: Hipokrizi e gjallë. Në të vërtetë, vrasje e mirëfilltë politike është, jo në kuptimin që i jep PD-ja. Se vetë kjo e fundit e ka vrarë politikisht Azemin me kohë.

Pra, Heroin e Demokracisë, këta që po e qajnë dhe e rivarrosin sot e kanë vrarë politikisht dhe moralisht sa ishte gjallë. Madje po kujtoj një shkrim të RD-së: “Enigma e një vetëvrasjeje politike”, ku ndër të tjera shkruhej: “Pse Azemi hyri në grevë urie? Urdhër i prerë nga Çupi, Këndezi, Skifteri – vendim për vetëvrasjen politike – proces pastrimi për disa mëkate të kaluara. Duke ndërmarrë një vetëdenigrim progresiv, duket se vendosi të kompletojë në emër të heroizmit, procesin e plotë të deheroizmit të vet – Thonë se një njeri e torturoi dhe e shkatërroi, e shndërroi në ushtar dhe në shegert – Largimi i Namik Hotit nga skena politike ka krijuar një boshllëk të cilin synon ta mbushë zoti Hajdari…” (RD 12 shkurt 1994)

Kur u përjashtua me entuziazëm nga grupi kuvendor i PD-së, vendimi përfundon më këto fjalë: “Përpëlitjet e fundit të Hajdarit për të përdorur studentët për interesat e tij, duket se do të kenë fund të njëjtë me të… Me vendimin e kryesisë së grupit parlamentar të PD-së, që propozoi përjashtimin nga ky grup të deputetit Hajdari, bëhet dhe divorci përfundimtar mes këtij të fundit dhe PD-së… Hajdari do ta ketë më të lehtë t’i bashkëngjitet klaneve të majta për të realizuar qëllimet e njëjta mes tyre…” (RD 9 janar 1997)

Pas këtij divorci përfundimtar të Azemit me PD-në, siç thotë vendimi i kësaj partie, a nuk ishte hipokrizi e pështirë fjala e Berishës ditën e homazheve për dëshmorin se: “Azemi në gjithë karrierën e tij politike u qëndroi besnik vlerave, ëndrrave, idealeve të bashkëstudentëve të tij…”.

Nëse Azemi u qëndroi besnik vlerave, ëndrrave, idealeve, atëherë PD-ja e divorcuar prej tij, çfarë idealesh ka ndjekur?

Pra, vrasjen e Azemit PD-ja dhe Sali Berisha e kishin ndjellur disa herë, më saktë i ndillnin vetëvrasjen “Studentët e ’90-ës nuk po i përgjigjen Hajdarit, ata që e shtrydhën, e flakën tej… ”Trimi” Hajdari me një akt donkishotesk vendosi “të vrasë veten”, “Hajdari është në fazën e ëndërrimeve të mëdha. Ka filluar vetëflijimin…” (RD 13 shkurt 1994)

Ky shkrim mban titullin “Ushtari i Kurtit, ushtar i turpit Azem Hajdari, ushtar i fundit i Kurt Kolës” (Vini re përdorimin e shprehjeve “vetëflijim”, “të vrasë veten”, “të komplotojë dehoroizmin e vet”, “divorc përfundimtar me PD-në”).

Dhe i vihet kapaku i poshtërsisë dhe i cinizmit, i urrejtjes së hapur ndaj heroit vihet ku Azemi shpallet terrorist: “Zëdhënësja e Ministrisë së Rendit Publik bëri të ditur veprimet e disa elementëve terroristë të ndërmara në kuadrin e grevës së urisë… Deputeti Hajdari, i futur në grevën e urisë, u gjet i armatosur, kur policia i kërkoi të largohej, ai nxori revolverin dhe u shpreh se ishte i gatshëm për vetëvrasje…” (Vini re: prapë vetëvrasje)

Ishte vetë presidenti Berisha, që nga një konferencë për shtyp më vonë, deklaroi se “terroristëve duhet t’u tregojmë vendin”.

Dhashë disa shkrime se janë me dhjetra të tilla.

Ky ishte qëndrimi zyrtar i Partisë Demokratike dhe i liderit të saj Sali Berishës ndaj Azem Hajdarit. Pasi e deheroizoi dhe anatemoi për të gjali, tashmë i thurin himne para varrit. Madje dhe u dalin edhe lot. Mirë thonë, të vrasin “së gjalli” dhe të qajnë të vdekur. Pa iu skuqur faqja, pa iu dridhur qerpiku.

Siç edhe e pamë më lart, vrasjen, më saktë vetëvrasjen ia kanë ndjellë PD-ja e Saliu. Por ai u vra, nuk u vetëvra. Atëherë kush ishte i intresuar për vrasjen e tij?

Sali Berisha premtoi që t’i ribënte gjyqin tribunit të lirisë, se nuk mund ta pranonte atë vendim gjykate që qenka vrarë për motive të dobëta dhe jo si politikan. Por Sali Berisha nuk e mbajti asnjëherë këtë premtim dhe tjetër kush e çoi në varrezat e dëshmorëve. Ishte kryetari i ri i partisë që u kujtua për këtë.

Tashmë duhet të shkojnë për t’i bërë nderet dhe homazhe heroit dhe dëshmorit të demokracisë. Janë pikërisht ata hipokritë që e poshtëruan Azemin dhe as sot e kësaj dite nuk kërkojnë ndjesë publike.

Mirë atëherë prokuroria nuk e thërriste sot Berishën, po tani pse nuk merr që të dëshmojë?

66 komente në “Kur të vrasin së gjalli dhe të qajnë të vdekur!”

  1. -homei- says:

    –per cfar lideri demokracie flet … ai ishte nje cub qe shkaterroi vendin , pjese e se ciles keni qene edhe ju z, CAKULLI . qe shkaterruat edhe serat e divjakes …. e sa e sa krime te tjera ka bere AZEM HAJDARI nga 2 prilli e vjedhja e bankave te lushnjes e te tjera ne 97 … kriminalizimi i njefshati te tere si LAZARATI … banda ne gjithe vendin dhe ne fund e vran si qen bandat e tjera te dirigjuara nga vete SALI BERISHA

    1. turi says:

      O homei,ca thote Cakulli dhe ca thua ti. O dudi o dudi ku ta ve une e ku pjerdhe ti i thon3 kesaj pune. Ca ngateron kote. Pse po ta ben engjell Ajdarin ky. Po Berisha mos te vej ta qaje kote kur e nxorri vet ne prit. Ca doni me dhe deshmimtari okular e tha qe Azemin e solli Berusha ne prit. Pik e vul o xha resul

    2. zef says:

      A e dini se si ndiehet bariu me bagetine e tij? Bariu edhe pse
      jeton i izoluar vetem me bagetine e tij, ai ndjehet “ZOT”,sepse
      bariu eshte vertet ZOT i bagetise tij, ai bon cfar ti doje qejfi
      me bagetine, psh, e vret, e shet, i qeth, prandaj edhe Berisha
      ka qene Bariu i shqiptar dhe u ndjente ZOT me shqiperine e vogel
      dhe beri ate qe i kishte deshire te bente.

      Berisha beri sulltanatin e tij ashtu sic beri Enveri, dhe tha,
      kjo osht bagetia e ime, e vras, e shes, bej cfar te deshiroj dhe
      me te vertete e beri.

      1. vemendje* says:

        Zef,shume i sakte!
        Te gjithe”njerzit” e sales,dhe cdo lloj strukture si brenda dhe jashte shtetit,kane te njetin mendim.
        Sala mbret,ben cte doje,dhe bejme cte doje.
        p
        Per fat te keq ATDHETARET e usa gabuan,dhe tani eshte teper vone.

      2. pali says:

        Zef keto jane te verteta.

    3. Hysni Dajaku says:

      Ti Filipino!!!shume shoke paske patur!!tani na Sqaro edhe per keta shoket e rinj se ke marr pjes ne dy ngjarjet me te medha te “Rilindjes”!!ditelindjen e Metes dhe dasmen e Ronit ose Erion Velise!!Si e ke njohur keta qe te kan ftuar ne festa familjare!!!!apo do na I sqarosh mbas 20 vitesh!!ose nese bien edhe keta deshmore,po I vran grate e tyre se ndryshe nuk I gjen gje!!!

    4. Gjergji says:

      Homei, nuk kam se çfare ti shtoj komentit tend. Nga nje here te ze rrota bishtin dhe padashur behesh hero. Ne fakt ke qene nje pleh.

    5. kamera says:

      Si dalin nje e nga nje mbi uje goglat e dushkut kur ai fillon te qetesohet e kthjellohet?! Ja edhe Filip leshi na deklaron sot se qenka nje mut muti, pjese e banditizmit Berishist….

    6. Konferenca says:

      Por ne kohen e enverit ishte monizem .Te vrisnin benin nje ceremoni varrim te shpejte per te mbuluar gjurmet e krimit.
      Pastaj te harronin bile dhe te shqelmonin.
      por nuk mund te kunderviheshin.
      Benin leshime per t5e shkuar ne shkolla qe nuk perferonin bllokistat. Per efete poliktike apo ruajtjes prekjes nga masa,nuk e qujten kunderswhtar apo armikKeshtu i mbyllej goja edhe ndonje kokekrisur sepse familja kishin ra ne letargji Nuk mundnin ase te pranonin ase te kundershtonin sepse siper ishte shpata e diktaures proletariati.Vitet kalonin ne fillim ju lane Koci xoxes gjith vrasjet.Por harresa a arriti deri vitet 84 kur dualen hapur qe nuk duhej permend ky luftetre,atdhetar i flakte
      Por ishte vone fill erdhi viti 90 i permbysjes diktatures
      Edhe demek demokracia e sales dhe azemit me m…. se sa diktatra e neverit Ta prvojm rilindjen si do veprojn a do bejn korigjime apo do hecin ne rrugen 70 vjecare???????
      Sala e dine e Azemi ka vdekur por ase njeri ase tjetri nuk vune ujne ne zjarr.
      Prof ceka premtoj qe esht e drejt por nuk kemi gje ne dore.Gjeneral Pallaku beri nje hape perpara.por i hasi sharra ne gozhde.
      Te shofim Ministria Kodheli e kryeministri Rama??????
      Besoj do kujtohen:
      Kerkesen e vitit 95-94 e ka presidenca.Kshilli Ministrave,Ministri Mbrojtjes,etj etj.
      Le te shpresojme.

  2. Sokrati says:

    Spekullohet apo me sakt eshte diversitet qe personi te behet i besueshem kur thone
    -kam qen mik i afert apo shok i Azemit
    -Kam qen me PD qe ne fillimet e saj-………e plot e plot sajesa rilindase.
    Azem Hajdari u vra se ishte idhulli antikomunizmit qe rrezoi diktaturen,Azemi duhej vrare dhe komunistet ja arriten qellimit dhe ideatoret e kesaj vrasje jane te pandeshkuar.
    Tipa si ky komiku apo si “truproja”ne nje artikull tjeter jane vetem qen te ngordhur.

    1. Ilir Hoti says:

      A ka shruar gazeta e PD-se keto gjeraper Azemin? A di te lexosh? Komunistet (pd me kryetarin) i kane shkruar…..Si nuk ke guximin te flasesh kunder ketyre banditeve qe shkaterruan vendin dhe rrezikuan shoqerine !!1 Perulja ndaj se keqes eshte ultesi per te cilen nuk po u skuqet fetyra e bere sholl opinge!!! Drejtesia do te vije……..

      1. Sokrati says:

        @Ilir..
        me artikuj gazetash do na besh vip-in e blogut ti mer teveqel muti?
        Mqs ke lexuar gazeta a e di sa ka shkruar kjo gazete ketu per Edi Ramen e sjelljen e tij perverse?
        A e di ti mer teveqel cfare ka thene Ilir Meta per Edi Ramen e PS -ne?
        ti mer teveqel a e di se deputetet kalojne sa ne njerin krah ne tjetrin dhe e kane si buke e djathe,
        Nejse do me pelqente te ishe ti i Durresit qe po ha mut ketu.

    2. Sokrat Salehu i Sheqires pi Trapoje says:

      O Sokrat mavriu,
      Po kush dreqin ti ka mesuar fjalet “spekullim” e “diversion”????

      Po te tregoj nje fjale me te thjesht, te kapshme per trurin tend por te pa pranueshme per moralin tuaj me baze pabesine, “E Verteteta”.

      Filipi thjesht ka cituar gazeten RD, kjo eshte e vertet jo pse Filipi deklarohet ish shoku i Azemit. Fakti eshte aty ne arkiv.

      Vrasja e Azemit eshte nje histori e Ndyre Tropojanesh si shum histori te tjera te tyre te inkurajuara nga Bastardi i Pabes i Vuqidolit Saleh.

      E vertet eshte qe ne 92-97 klani Trapoja ju versul shqiperise ne cdo cep per ta ZAPTUAR, nen drejtimin e Salih Bushtres, per te ber ate qe e kemi jetuar te gjithe. Faktet jan aty. E verteta eshte e regjistruar, minut per minut.

      E vertet eshte qe Fatmira E Hajdarit eshte gjyqtare( Pavaresisht se nga veshja duket si prost), dhe po te ishte ndryshe nga sa citon Filipi, perse nuk e rihapi ceshtjen kur erdhi Salehu ne pusht et, 8 vite rresht ????!!!??

      E “verteta” eshte aty, para syve te cdonjerit- Qorrat nuk e shikojne dot- Te Pabeset nuk e pranojne dot, as si fakt e as si Vlere Morale te pazvendesueshme.

      E ti Sokrat, me fjalorin qe paske nuk dukesh qorr

    3. Gjithashtu malok says:

      sokrat ke shum te drejt. dhe ai komunisti qe e ka vrare vazhdon e tall akoma trapin mbi varrin e azemit. perpelitet azemi ne varr kur shef salen qe e qan.

      1. ------- says:

        Fjalor per te desheruar. Cfare grua a leneshe je ti moj

    4. qytetar says:

      o “sokrat filozofi”, ti di nje gje qe nuk di asgje, po qenke i shpelar fare nga trute, njelloj si ata te ISIT, po çakulli ka qen gazetar dhe flet me fakte, truproja ka qen shoqerues dhe e di edhe sa her ka shkuar ne banjo shefi i tij, po edhe sikur te jesh ber i pasur nga parat e vjedhura te popullit shqiptar qe kullojne vete gjake ti kurre ske per te qen i lumtur dhe as jesu yte sali !

      1. ------- says:

        qytetar e ke nga eksperienca ne familjen tende?? Mire tensioni ne spital ushtarak?

    5. MEMEDHETARI says:

      Sokrat,fole per aqe sa di dhe mos u mundo te lash mutin me shurre…
      Ti nuk e njeh fare historine e PD-se por kjo nuk ka shume rendesi,sipas teje,dhe me injorancen tende kerkon ta “ndricosh”…
      Ti nuk e njeh fare Filipin dhe me ate mendjen tende te vockel kujton se do ta eklipsosh duke e quajtur spekullator…
      Duke dashur te te vij ne ndihme per te kuptuar madheshtine e Filip Cakulit po te them vetem kete:
      Filipi ka aftesi qe emrin “Sokrat”,po te doje,mund ta shkruaje me organin qe i ndodhet midis kembeve…
      Por jam i bindur qe ai nuk mendon ne keto caste per te shkruar emrin tend…
      Ai thjesht mendon:”C`e dhjet Sokratin!!!’…

    6. serqozi says:

      o sokrat , duke qene se flet nga kompjuterat e shqup-it , shko interesohu se kush ishte personi i besuar qe i telefonoi azemit nga brenda godines se pd duke e ftuar te dilte afer vendit ku e vrane ? pergjigja qe do marresh do jete teper ” interesante ” .
      sa per idealet e tija do ishte me mire te heshtesh . azemi i perdori derisa hipi ne pushtet dhe bashke me salen u sollen si diktatore te rinj duke marre ne qafe shume njerez dhe duke vjedhur e shkaterruar sa te mundeshin . ashtu sic veproi enveri me mehmet shehun , edhe saliu veproi me azemin prandaj boll martirizuat nje njeri te cilin po te ishte gjalle nuk do ishte asgje me shume sec eshte saliu sot :
      bashk-pergjegjes i gjithckaje te keqe te ketyre 23 viteve

    7. ali kernaja says:

      ‘Azemi duhej vrare dhe komunistet ja arriten qellimit’
      Epo nuk ka me budallenj se keta PD-istet e leshit gjoja antikomuniste.
      Pra Tropojanet qe ekzekutuan Azemin jane komuniste apo jane paguar nga komunistet. Ore a ke 2 fije tru ne koke apo jo? Azemin e kane share e denigruar me shume te “vetet” sesa kundershtaret ‘komuniste’ o syrtyk.
      Cili komunist mund te ishte i interesuar per te vrare Azemin o kungull ?
      Komunizmi kishte marre fund si sistem e ideologji me kohe e vakt o Sakat me fal Sokrat !
      Pranoheni me ne fund o derra te stalles qe quhet PD, se kryekrimineli i Shqiperise Sali Berisha e denigroi e poshteroi sa ishte gjalle, dhe se fundi ua nxorri ne prite armiqve ordinere te Hajdarit per ta ekzekutuar ne nje vrasje krejt per motive ordinere!
      Hipokrizi e gjalle !

    8. gega says:

      O sokrat mos je vet birisha serbi

  3. loni says:

    vari lesht o gazetari i ish RD,dava malokesh ishin qe te dy spiuna dhe tradhetare ishin,nuk ishte azemi burre me i mire se ne kohen e vet thoshin po kalojne maunet e azemi me nafte drejt malit te zi per ushtrine e miloshevicit,cfar hero leshi ishte ky maloku

  4. Ladi says:

    Kutia e Pandores dhe PD-ja.., telashe te medhaja per te gjithe ish sigurimsat a Sales..!!??

  5. Saimir says:

    E paske goditur me foton qe ke gjetur. Azemi me nje nga personazhet me te zeza te historise italiane. Edhe Doktori e ka zili Andreotin qe ka vrare naten dhe ka qare diten me qindra kundershtare dhe baskepunetore te tij.

    1. Ilir Hoti says:

      A ka shruar gazeta e PD-se keto gjeraper Azemin? A di te lexosh? Komunistet (pd me kryetarin) i kane shkruar…..Si nuk ke guximin te flasesh kunder ketyre banditeve qe shkaterruan vendin dhe rrezikuan shoqerine !!1 Perulja ndaj se keqes eshte ultesi per te cilen nuk po u skuqet fetyra e bere sholl opinge!!! Drejtesia do te vije……..Ti qenke edhe SIGURIMAS……

    2. Arian says:

      Inchiesta ” stato-mafia.Andreotti indagato.

  6. Billy1 says:

    Po ata djem lepura te Hajdarit, se per bucen nuk dua te flas, cfare bejne qe shkojne si legena pas Berishes. Turpi i mbulofte perjete. Kafja le t’u jepet nengju sipas kanunit te Lekes.

  7. Delli USA says:

    Eh Filip,mire e ke ti por atyre ju ka plase cipa,nuk kan as nder dhe as moral,pd-ja duhet shkrire dhe rithemeluar qe te pastrohet nga Berisha e soj sorollopi I tij,ndryshe te vazhdojne lloqet tek Sh.Q.U.P-i

  8. arku kull says:

    maloket gjithmon na kan qa bythen dava malokesh

  9. Artur says:

    ato qe shkruan dihen jane ne gazete, por behet fjale per periudhen 95-96. Pas ’97 marredheniet e PD me Azemin kane qene shume te mira, po ashtu edhe te Azemit me PD. Filip, permend periudhen pas zgjdhjeve te ’97, rolin e Azemit, fjalimet e tij ne parlament, rolin e tij ne luften e Kosoves. Mos u merr vetem me ate pjese qe te intereson.

  10. ardi-mamurrzaku says:

    Berisha ka ndjekur rrugen e Andreottit per te nxjerre jashte loje kundershtaret e tij.

  11. Ajet Delaj says:

    Vrasja eshte nje krim makabet qe nuk ka dhe nuk duhet te kete ngjyrime politike.Po aka pasur vrasje politike ne 68 vitet e fundit? Sigurisht qe po. Eshte folur shume per vazhdimsine e pushtetit ne Shqiperi nga Zogu tek Enveri e me radhe gjithnje me regjizure serbe. Nese Rama nuk eshte pjese e vazhdimsise realisht e ka shansin historik te mbese ne histori. Rihetimi i tera vrasjeve pilitike me eksperte e teknologji te agjensive prestigjoze do e shkepuste vendin e shqiponjave nga diktatura e krimit duke i bere shqiptarve nje sherbim e nder qe nuk do e harronin lehte.Per nje gje jam i sigurte se edhe nese Rama eshte pjese e vazhdimsise Shqiperia e ka percaktuar rrugen e saje. Vendosja e drejtesise ne trusllin shqiptar eshte vetem ceshtje kohe

  12. Sami Ameni says:

    Azem hajdari e pesoi si Kajo karafili

  13. Shqiperia u shkaterua qe kur ra ne doren e malokeve

  14. xhiu says:

    Filipi ka per detyre te prapagandoje te zezen,shkaterimtaren,regresiven,ne Shqiperi,te beje diversion ndaj saj.Kujdes treni!(Filipi).

  15. H says:

    Ci .i robte Azemit e rraces Azemit o Filip.Hajdut e kontrabande bente si gjithe hajdutet e tjere dhe fundi i Azemit qe u vra si qen ishte fundi qe i takonte atij e shume politikaneve ne Albani.
    Fcuk Azemi PD PS NANO BERISHA RAMA ENVER RAMIZ ETJ ETJ FUCK THEM ALL LUFTA BRENDA LLOJIT I HA KETO KERMA.

  16. shtjefni says:

    Me ken musliman ,tana i ban edhe n’myth e han.
    fara ma e ndyt qka pa njerezimi ,e cilla duhet zhduk ,te shpetoj njerezimi

    1. gega says:

      Po ti z.. Shtjefen ne goje e mer

      1. shtjefni says:

        Jo mer ta marrsha ,shtjefni o robi zotit dhe rrespekton ,
        karakterin njeri ,karakterin burre e ate gru .
        Se ju muslimant i keni hu mpjes profesionit femrnave tuja ,
        kjo s’ka tbaj me ne kristjant .
        O qeshtje rrace maj rruspia allahit .

        1. Arian says:

          Maria Maddalena te cilen ju kristianet(une jam ateist fondamentist)donit ta vrisnit me gure,besoj e di qe ishte prostitute,
          ISHTE KRISTIANE

  17. Jani says:

    Filip çfarë po ndan me mur.? Saliu nuk është vetëm.!

  18. Toni T says:

    Historia mes tyre eshte si ato kurthet Shekspiriane…

  19. Patrioti says:

    Edhe sot diten e tij te pervjetorit te vdekjes e shfrytezuat per te shfryer urrejtjen kunder PD. Azemit. O shqipo-shqipfoles a kafshe, çfare jeni.

    1. Bla-bla-bla says:

      Nuk pajtohem as une me kta qe e shajne edhe te vdekur Azemin,por prape te them,se ma e rende eshte ajo qe pikerisht vrasesi i tij,nxjerr lot krokodili prane varrit te tij.Mire kish thene dikush me lart,qe Azemi perpelitet ne varr kur ndjen ta qaj Berish komunisti !

  20. Vasili says:

    Duhet te jesh me i qarte ne ato qe shkruan z.Ajet Delia.Vrasjet e Zogut kane qene ndaj patrioteve dhe trimave shqipetare te udhehequra nga SERBI qe e rikthyen kete kapadai per tu kurorezuar mbret.Sa per Enverin historia do vertetoje dhe do saktesoje meritat si dhe krimet e tij,por kur nuk mund te cfajesohen kriminelet e banditet qe u azgjesuan per ta permbysur duke marre udhezime nga U.D.B.ja dhe A.S.F.A.L.ia greke.Sa per Azemin artikulli flet qarte Te vrasin sa je gjalle e te qajne kur je i vdekur.E pra kete pune e ben Saliu me kopene qe i heq zvare si zagare dhe ngerdheshen si idiotepara nje injoranti te politikes shqiptare.Drejtesia do vendoset z.Ajet dhe do ece Shqiperia per tu cliruar njehere e mire nga kelyshet e Serbit dhe zagaret e tij qe shpresojne se akoma mund te tallen me fatet e nje populli.

  21. io says:

    Berisha eshte figura me hipokrite dhe e urryer qe ka pjell kombi yne,pas Esat Pashes.
    Demi qe i ka bere shqiperise mund te krahasohet me ate te Enver Hoxhes.

  22. drejtsia says:

    Lipe nasho te njohim kush je .
    ne komunizem ta kishim FRIKEN se na bej vaarrin.
    por edhe tani po qendron si shpata e d….. mbi popull.
    sa vone te doli gjumi.
    mos e shpalos lakrorin .len ashtu mbulluar se vjen ere.
    Sa njerz ka vrare azemi..azemi duar me gjak i ka pasur qysh i ri.
    Ne demokraci hyri si hyri.Pasi fitoj demokracia azemi vet duhej largohej.
    Filip sinqerisht te them do kishte ngel(Azemi me jo lipja) nje i publikuar pa diskutim ne popull.
    por azemin e brente se duhet bente me teper per te fshire ose mbuluar ato te rinise.
    Azemi pushtetar e goditi patriotin.filluan grupet klanet qe thote masi i velose tani te drejtuar nga mafia .
    JO NGA VERIORET
    JO NGA MALOKET por mafja beri startegjin e likujdimeve
    Ne Tropoj mazi veli nuk e dine ska pasur zone me te qete .
    Vec nje nate filluan shperthimet,
    populli mendoj a mos qen disa shperthime qe beheshin ne fierz ne vitet shtatdhjet.
    degjove maks.
    Por qe thoni ju max,edhe tuqia 500 vjete mbolli percarjen sidomos me krijmijm e Pashalleqeve e bajraktarve.I paguante mire ata dhe fuste grindejn mes popullin jeniceret vrisinin popullin.shisnin armet kondrabant e dergonin ushtaret per ti carmatosur.paguaj fshatert taksa pa limite.
    pra maks nuk esht tradite por ndersim i pernedorise osmane.po ashtu azemi i perpunuar nga sebi ,Greku,italjani dhe u ben disa banada
    te forta ne tropoje Haklajt e grupet tjera kunder njeri tjtrit
    U shua nje shtepi patriotika dhe e mencur ne malsi shtepia e isuf groshit -HALAJE.
    Kjo nje TRAGJEDI.Azemi esht vra sepse edhe grupeve ju ka shkuar per shtat.
    Vendimi i gjykates esht i drejte sepse Hakaljt jan te lidhur dhe me Mulosmanajte …..Ata e dine vete.Azemi ka provokuar paerpara dhe pas demokracise,nuk ka qen i ekuilibruare nga natyra-halabak.
    Leni rehat ashtu si esht vendosur mos ngjallni vllavrasje te tjra.
    Artikujt e maksit e tipit filipit jane percarse jane racore e jo bashkohore .
    Me cudite heshtja kaq e gjate??
    Ndofta e ka fejton Caklli, Truke se po ndodhin ngjarje tronditse keto dite .
    Keshtu shkruaj fejtone por mos i ngacmo gjkarate,Edhe ju luani role zjarrfiksish,ashtu si maksi velo.

  23. bruno says:

    o sokrat idiot ke lindur apo te ka bere koha po ngele duke shkruajtur vetem idotesira morr mavri ik bej nje lavazho trurit

  24. shqip hesapi says:

    Z,Filip,ti,M.Baze,Olldashi.Rakipi e co dini shume per 1000 te zezat e Saliut.Deshmoni ju qe jeni gjalle se ndryshe do t’i beni shume shpejt shoqeri Azemit dhe Olldashit.Shkaterroni klanin e Brishes duke e futur brenda qe te jetoni te qete fizikisht dhe moralisht.Trego dhe te tjerat se ketu i ke rene shume perciptas.Ruaje veten qe te mos mbahesh mend si Azemi e Olldashi.

  25. Ajet Delaj says:

    Eshte bere kjo gazete si me qene e Gebelsit e turpshme vetem me fjalor rrugesh e shume vulgare.sinqerishte eshte budallek te ndysh emrin ne kete gjiriz

  26. elisabeta says:

    Sa i zgjuar qe je more Sokrat!?

  27. hajdari says:

    Akoma merreni me Azem Hajdarin e cmendur ju,po ai ishte psikopat.
    Mjer shqiptaret,merren me budallin e Tropojes.

  28. Trendelina says:

    Çka ka shkruajtur Çalulli mund te vërtetohen, por nje gje smund ta kuptoj se si e shoqja i rri aq afer Sales ne pervjetoret e tij. Ndoshta edhe kjo eshte liruar nga Hajdari i dhunshem dhe i qendron afer Berishes qe ta mbroj .

  29. gershet says:

    pak biografi per azemin ai urrit ne lagjen bukuroshe B.C mesimet epara imori atje gjthmon merrej me qen nuk shkonte ne shkoll kohen me te shumte ekalonte te guri i pulave filloi te rritej u be mashtrues hyri ne komunale e cuan ne nje kurse per kepucar filloi tu bente dhuratag gruas te rakip balles cat rrip ore ajo i dha mundesin te shkonte ne tiran ne skoll dhe i eci sa i ngeci fatmira si kurve i eci me mir pasi e hoqi qafe azemin ndersa femijet po han cfar po u hedh fatmira vellezerit emotra e azemit ata jan kote ne ket dynja vec servila sahan lepirsa te cdo rregjimi

  30. Çimka Çakujsh says:

    Dezinformimi i shoqerise prej mediave zagare te pushtetit:
    “Mos, se na ka ardhur nga presidenca”, – u ngrit në këmbë kryeredaktori”. “Dhe do ta botosh. S’kam ç’bëj,”…

    Mashtrimi me pseudo-demokracine e “studenteve” te dhjetorit”
    Sali Berisha, i dërguari i Ramiz Alisë në Qytetin Studenti, u bënte thirrje atyre të brohorisnin për Ramizin, për udhëheqësin e dashur të Partisë dhe të popullit…

    Meritat e verteta te “tribunit”, “heroit”, “prijesit” te demokracise saliniste
    Veç delirit të madhështisë që kishte miku im, m’u duk dhe jo inteligjent…

    Diversiteti i çakujve mediatike, si spekullante sajimesh dhe intrigash

    E lamë mbasdite për kafe te Dajti, ku kishte qejf ta pinte zakonisht. Nuk fliste kurrë kundër presidentit. E mbante përbrenda. Vetëm një herë shpërtheu. Ç’nuk më tha për Sali Berishën, po nuk është vendi këtu t’i përmend. Ndonjëherë tjetër.

    ***

    “Zakonisht”, ky si pijanec mejhanesh qe ishte shqepej duke pire rraki nga mengjesi deri ne darke deri sa i behej koka dru. Dhe vetem rallehere, dhe vetem kur e ftonte ndonje “cakall pergjimesh” mund te shkonte si cjapi ke kasapi, per te rrufitur si i babezitur shpejt e shpejt ndonje kafe.

  31. Trendelin dhe keng says:

    Mir mir po cfar shkruante ZP per Azemin nuk e lexuam.Se po duket sikur keta te PD nuk e donin gjall azemin dhe ata te Ps e donin gjall.Qe azemi fuste nafte pa dogane e dim te gjith. Sot E rendsishme esht qe lori kafe te hyj pa dogan

  32. shpatar says:

    Nuk do mende qe Saliu qan Azemin.Jemi ne hapat e para te demokracise dhe na mungojne heronjte e saje.Ashtu ,sic u rane ne fushbeteje partizanet ,sic u ekzekutuan tradhtaret,ballistat ,kundershtaret e komunizmit dhe dizidentet,do te kete dhe tani
    Ne gjithe kete histori shqiptare edhe sot e kesaje dite nuk ka dokumente per autoret e vrasjeve.Nuk ka nje fakte qe te nxjerri shkoqur pse jane ekzekutuar,vrare,shfarrosur e eliminuar.A mund te me thoni nje raste te vetem gjate ketyre 23 vjetve qe te jete zbardhur nje raste i tille?
    Nuk vihet ne dyshim qe autoret jane ne kupole.Qan Saliu flet Luli per herojne qe e vrane ata qe nuk donin lirine demokratike dhe heroje nuk ka nje motiv.Flasim me hamendje dhe hedhim ne Medja gjithcka qe na vjen nder mend.Dikush e bene burr te mire e shume te tjere ….. Keshtu mbetet nje hero i heshtu duke zene nje vend te rendesishem ne historine e popullit.

  33. rita says:

    Azem Hajdari, ishte cub dhe kriminel, siç është cub dhe kriminel Sali Berisha dhe i gjithë klani i PD-së ( i mëparshëm dhe i tanishëm)…! Kontradiktat midis tyre, deri dhe vrasjet, janë përleshje midis klaneve mafioze, për pushtet e pasuri…! Dhe këtu duhet njohur “merita” (e vetme) e Berishës, që deri tani ka dalë fitimtar në këtë luftë hienash…(???!!!) Pas gjithë këtyre ngjarjeve e zhvillimeve, habitem që një pjesë e shqiptarëve, janë akoma pasues të këtyre fundërrinave…! Nuk dua t’i karakterizoj, por çdo gjë kuptohet…(???!!!)

    1. ------- says:

      ti rita je pjese e kesaj hajnije, per momentin je i pakenaqur, por ne fakt qelbesh ere

  34. Vasili says:

    Nje hale emri i te cilit te vjen ndot ta shkruash ofendon kete gazete si dhe pjesmaresit qe komentojne ketu.Duhet te dije zotnia qe e mban vehten per profesor se te shprehesh mendimin tend eshte nje e drejte universale e kujtdo e kunderta tregon miopi dhe nivel te uletintelektual.Nuk mjaftojne tituj per tu qojtur njeri pasi kafsha dhe injoranca,urejtja dhe percmimi cfaqen menjehere tek keta gjirize te pa ndreqshem.

  35. hajdari says:

    Pyesni ne DPB te Tropojes,sa denoncime ka patur per Azem Hajdarin per vjedhje shtepishe?
    Pyesni Nurien,motren e Azemit,sa plage thikash ka ne trup prej Azemit dhe sa qindra here per dhune ne familje e ka denoncuar Azemin?
    Pyesni shitsen e djathit Fatmira Hajdari sa plage thikash ka ne trup prej Azemit?
    Pyesni Rasim Hasanin,vellan e Azemit sa here ka kerkuar ne DPB interrnimin e Azemit,burgosjen e tij dhe shtrimin ne spital psikiatrik?
    Azemi eshte turpi kombit.

  36. hajdari says:

    Po edhe Filip Cakulli eshte nje grekofil e antishqiptar i ndyre sa edhe Azem Hajdari.

  37. tani says:

    Shikoni me vemendje foton e ketij shkrimi.andreoti takim me tre idiota te politikes shqipetare .e imagjinoni se ku kemi qen.shikoni carapet e filipit te bardha me kostum .medioevo .rrac bastardesh .

  38. vasili says:

    Te gjithe flasin per kete vrasje por askush nuk vepron.Per mua fajin e ka drejtesia sepse ajo duhet te mbledhe cdo gje qe thuhet dhe it ule ne frone te gjithe pamvaresisht se kush eshte.Duhet te dale e verteta.Te gjithe thone e organizoi Berisha.Atehere pyes si rin kaq e qete nje drejtesi e tere dhe nuk ben cmos qe te vertettoje eshte apo ai organizatori?

  39. vemendje* says:

    O Filip…A je ne te?
    Ti ishe shok,e pije kafe perdit me Nje
    Kriminel,Drogaxhi,Bandit,Trafikant…etj.
    Ti cfare do?,perse ti mendon se je ne anen e drejt?A je ne te?.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje