“Ndarja administrative territoriale është vetëm fillimi i një procesi që ne do synojmë një model modern të qeverisjes vendore. Një mënyrë partneriteti mes qeverisjes vendore dhe qendrore. Duhet të konsolidojmë modelin fiskal, reforma do të fuqizojë qeverisjen vendore”.
Kështu u shpreh ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi, në një tryezë të rrumbullakët me temë “Reforma territoriale e decentralizimi fiskal”.
Çuçi theksoi edhe një herë se reforma do sjellë funksionim efiçent të qeverisjes vendore.
Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës territoriale Bashkim Fino theksoi se kjo reformë ishte hapi i parë drejt decentralizimit. Ai u shpreh se tashmë po hidhen bzat për një sistem të ri fiskal por duhet një ligj i financave lokale.
“Nuk dua të bëj një parashtresë se kjo është tryeza jonë e një pune të vazhdueshme që kemi nisur dhe do bëjmë për decentralizmin. Reforma territoriale ishte një reforme historike. Me ligjin që kemi miratuar sot kemi 61 bashki të mëdha, që do na duhet të merremi brenda kësaj vjeshte me ligjin e organizimit të pushtetit vendor. Ky ligj duhet të shikohet me përparësi. Nuk do ketë vlerë ndarja e re nëse nuk e mbështesim dhe si japim një dimension të ri”, u shpreh Fino.
Më tej ai theksoi se decentralizimi nuk ka lidhje me politikën.
“Ka ardhur koha të kemi një ligj financiar tonin. Decentralizimi nuk ka lidhje me politikën, e duan të gjithë. Ne paraqitëm 5 variante nuk erdhëm me variantin që donte Rama apo Fino. Atë që donte Fino dhe Rama ishte me 30 njësi vendore. Morëm mendimin e të gjithëve dhe shumica përkonte me 61 njësi vendore. Reforma territoriale është hapi i parë për të vazhduar me decentralizmit”, u shpreh Fino.
Ndërsa ministri i Financave Shkëlqim Cani theksoi se reforma territoriale zgjidhi problemin e dy dekadave. Ai theksoi se shkurtimet që do bëhen në administratë do të sjellin 6 miliardë lekë kursime çka sipas tij do të thotë më shumë investime.
“Kjo reformë ka pasur mbështetjen e gjithë shoqërisë shqiptare. Ishte në reformë që për 22 vite jeni ju që e keni dëshiruar edhe kërkuar. Janë krijuar probleme po të futem te ana buxhetore. Pushteti lokal, gjysma e të ardhurave nuk realizohen. Vet fragmentarizimi i administratës lokale prodhonte kosto dhe inefiçiencë dhe qytetarit nuk i shkonte shërbimi në sasi dhe cilësi. Do preken 783 kryetarë njësish lokale, janë mbi 4 mijë këshilltarë vendorë dhe një administratë 20 mijë vetë. Kjo do çojë në efiçiencë që do çojë 6 miliardë lekë kursime. Paratë do jenë në pushtetin lokal do përkthehen në investime. Ne zgjidhim një problem të mbi dy dekadave që quhet historik”, u shpreh Cani.
Më tej ai theksoi se nuk është vetëm ana e buxhetit por edhe ajo fiskale.
“Nuk është vetëm buxheti por edhe ana fiskale. Dy janë elementet që dua të përmend. Po merremi si fillim me taksën e pasurisë që nuk mblidhet as në gjysmën e vet dhe po shohim një reformë në këtë taksë. Shumë shpejt ne do përpiqemi të realizojmë atë dhe besoj që viti 2015 e kap. Paketa fiskale ndoshta e kapim në 2015”, u shpreh Cani.
Shteti kurse ketej,Fullani me Shkelzenin,vidh andej!!!!!
ju lumte per punen
E degjuat sali berishen?
KUNDER ARRESTIMIT TE FULLANIT
Saliu foli si kafshe..
Arrestoni salin si Fullanin
Bravo kurseni qe ti harxhoni neper ditelindje e dasma perrallore, ndersa me mijera te shkrete per nje dokument a certifikate, do tu duhet te udhetojne gjithe diten nga fashti te qendra me km te tera larg. Cdo gje do ta kete larg. Kjo reforme vetem centralizon cdo sherbim duke fuqizuar vetem disa dhe duke lene ne meshire te fatit me mijera te tjere. Cfare mund te presesh nga socialistet milionere
Cdo ligj para se te miratohet duhet te hidhet ne debat publik,pasi te mblidhen edhe sygjerimet e publikut pastaj mind te hartohet ligji perfundimtar.
d.m.th.reforme shkurtimesh,fondesh dhe vende pune.Qe te jete produktive reforma duhet t’ju sherbej njerezve.Do te hiqen nga administrata vendore rreth 25000 veta,a do te hapen 25000 vende pune te reja te pakten.Taksa e pasuris se paluajteshme eshte vjel padrejtesisht pasi prona e paluajteshme eshte ne shumicen e saj e pa hipotekuar.Sipas Kodit Civil,prona e pa hipotekuar nuk rendohet me asnje barre fiskale,pra rregjistrojini pronat si shtet pastaj kerkoni taksat.Reforma duhet tju sherbej njerezve te “gjalle”,nese ju i vdisni(ekonomikisht)njerezit cfar ju duhet reforma.
Po sikur te ishte zoti Shkelqim nje nga ato punonjes te komunes ose te bashkise x , qe do mbetej pa pune ne nje moshe si e ketij zoterie , ndoshta me profesion financier apo ekomomist me eksperence pune , cfare do te bente pas reformes, do dilte te shiste banane ?! … Se cfare rroge : 30 mije leke ne muaj ! …Me keto para do beje investime Ministri ?! …
Votojini vete e mbylleni kete muhabet. Ata te pd nuk e kane ne ADN qe te kursejne nga reformat, por a ka shteg per te vjedhur e zhvatur sa me shume . Akoma vazhdoni e i beni moral batakcinjeve.
Po ata qe ngelen papune, sa eshte kostua sociale?
Cimi-iiiii, shkurto nja 50.000 se kursen me shume! Po fillo te shkurtosh njehere BORDET qe jeni vete, skeni turp skeni qe jeni ne 7-8 borde. Pse nuk i shkurtoni se kurseni edhe me shume.
Po shyqyr qe u kujtut me kete reform se u bene agallare keta kryetaret e komunave.shkoni verifikoni ne cdo komune pas ores 11.00 po gjetet njeri ne zyra, dhe pastaj flasim per koston sociale. iku koha kur merrshe rroge ne shtet tu pi raki te klubi i fshatit;