MB: Mirënjohje qytetarëve për mbarëvajtjen e vizitës së Papës

21 Shtator 2014, 20:15Politika TEMA

Në mbyllje të vizitës 11 orëshe të Papa Françeskut në Tiranë pa incidente, Ministria e Brendshme falënderoi qytetarët dhe pelegrinët për mbarëvajtjen e saj.

“Shprehim mirënjohjen dhe falënderimet për të gjithë qytetarët, për bashkëpunimin me forcat e policisë dhe strukturat e tjera të sigurisë, duke u bërë pjesë e rëndësishme e angazhimit madhor për të garantuar mbarëvajtjen e plotë të vizitës historike të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Për mbarëvajtjen e vizitës së Atit të Shenjtë u angazhuan 2500 punonjës policie dhe forcave të tjera të sigurisë.

Me urdhër të Kryeministrit Rama, në krye të organizimit për masat e sigurisë u komandua ministri Tahiri, ndërsa operacioni policor u drejtua nga Drejtori Artan Didi.

“Konfirmuam dhe një herë vlerat e larta të mikpritjes, tolerancës, bashkëjetesës, qytetarisë dhe harmonisë”, nënvizohet në reagimin e Ministrisë së Brendshme.

9 komente në “MB: Mirënjohje qytetarëve për mbarëvajtjen e vizitës së Papës”

  1. al says:

    Bravo popullit ,por nje bravo te madhe per ju si ministri ,shishit dhe te gjitha organeve qe ndihmuan ne kete pritje spektakolare ,qe hodhi poshte cdo imagjinate qe ekzistonte para vizites.Neshqiperi po ndihet era e vendosjes se rendit dhe ligjit dhe populli do ju perkrah patjeter per te miren e tij.Kjo vizite qe beri PAPA ne shqiperi ishte dhe nje prove e gatishmerise super te larte te forcave tona te sigurise sepse kishte te bente me atin e shenjte qe eshte dhe nje nga udheheqesit me te medhenj shpirteror te botes.Shqiptaria nen perfaqesimin e te gjithafeve tregoi per shkallen e larte te to.erances dhe bashkepunimit.

    1. GATJA CUN LAZARATI DJE CUN EUROPIAN SOT says:

      BRAVOOOOOOOOOO VEREM BRAVOOOOOOOO cdo fjale tjeter eshte e tepert.

  2. alby says:

    bam-t’i bjere kembes Sali-qeni.Desaren e kopilet e tjere te Saliut le ti bekoje serbi.

  3. Gjergji says:

    Nje brravo dhe falenderim policise, dhe drejtuesve ,per mbarvajtjen e vizites.

  4. zace labi says:

    Bravo policia bravo popollit brilant shqiptar .Si gjithmon ka treguar vlerat e tij.Zoti i bekofte te gjithe

  5. Mallakastrioti says:

    Per Here te pare nje BRAVO nga mua Policise Shqipettare…lol

  6. liri says:

    BESOJ se mbas vizites te papes edhe politikanet ti therrasin mendjes dhe te mos vazhdojne me sherret por te punojne me ndershmeri…,jo duke vjedhur popullin,pa korrupsion, ne te mire te shtetasve te vet sepse meritojne nje te ardhme si nje vend europian…,kurse ministria e brendshme duke pare se sot cilesia e ajrit ishte me e mire se ne ditet kur qarkullojne makinat e vjetra te tiranes,te caktoje disa rruge,[rruga muslym shyri,apo disa rruge ne bllok si rruge ku s’mund te hysh me makine] keto rruge te jene te perdorshme vetem nga kembesoret..,ose te vendoset nje takes hyrese ne tirane per te gjitha veturat,sic e kane ne angli.

  7. Shqiperia e mjere says:

    Ju lumte te gjithe atyre qe bene qe kjo vizite te jete e sukseshme, por meritojne nje falenderim te vecante zoterinjte Tahiri dhe Didi. Eshte puna juaj qe na nderoi ne cdo hap te kesaj vizite teper te rendesishme.E gjithe bota sot pa se ne jemi nje popull qe dime ta presim mikun si i ka hije. Dashuria e njerezve per Atin e Shenjte u shpreh me se miri dhe mesazhi qe i qarte per dashurine per krishterimin .Faleminderit Z. Rama eshte merita juaj qe e ftuat dhe e bindet Atin e Shenjte te vizitioi popullin tone te shumevuajtur ne vitet.Ju po ja ndryshoni faqen Shqiperise dhe per kete nuk te falenderojme dot nate dhe dite.Qofsh i bekuar per ne.

  8. z.f. says:

    Bravo i takon gjithe popullit pa dallim feje per respektin qe i bene mikut,i takon kryeministrit shqiptar dhe qeverise,per pritjen dinjitoze, i takon policise shqiptare qe i doli shpirti neper rruge,gjithashtu dua te them nje bravo te madhe edhe per fjalimin e presidentit te republikes qe nuk kishte harruar asgje nga historia e kombit tone te lashte dhe te vuajtur.Bravo e madhe i takon perfaqesuesve te gjithe feve qe e respektuan mikun sikur te ishte pjese e tyre.Kjo tregon shpirtin e madh te shqiptarit qe mikun e ve para cdo gjeje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje