Miratohen masat në regjimin fiskal të Bio-Dieselit/ Qeveria ndryshon akcizën për duhanin

1 Tetor 2014, 12:42Politika TEMA

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ai i Ekonomisë Arben Ahmetaj prezantuan në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së përjavshme të Këshillit të Ministrave ndryshimin në ligjin për akcizën e duhanit dhe korrigjimin i regjimit fiskal për Bio-Dieselin për t’i ardhur në ndihmë Energjisë së Gjelbër. 

Ministri i Shëndetësisë Beqaj, ndërsa ka bërë një parantezë të sëmundjeve që shkaktohen nga duhani si ato kardiovaskulare dhe kanceri i mushkërive, prezantoi një vendim të marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave që ka të bëjë me ndryshimin e ligjit të akcizës.
                                                  
“Duhan pirja shkaku kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare e kanceri i Mushkërive. Jemi të vëmendshëm të mbrojmë shëndetin e qytetarëve për mbrojtjen nga Duhani”, u shpreh Beqaj duke shtuar se akti formalisht është fiskal, pasi ndryshohet ligji i akcizës për duhanin.

Ndryshimi i akcizës sipas ministrit të Shëndetësisë, do të ketë impakt ekonomik dhe social. Gjithashtu ai shtoi se ndryshimi i ligjit, do ketë efekt vit pas viti deri në vitin 2017.

Më tej ai foli për ligjin aktual anti duhan duke theksuar se prej 5 javësh është zbatuar me sukses.

Ai u ka bërë edhe një apel instancave përkatëse që të vijojnë punën pa tolerime gjithashtu falënderoj ata sipërmarrës që i janë bashkuar iniciativës.

Ndërsa ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj deklaroi angazhimin e Qeverisë për energjinë e gjelbër duke prezantuar edhe hapin e parë drejt saj duke ndryshuar masat në regjimin fiskal të  Bio-Dieselit.
 
“Bëhen ndryshime  në regjimin e Bio-Dieselit. Ligji aktual jo vetëm që nuk e ka ndihmuar energjinë e gjelbër, por e ka dëmtuar atë”,  u shpreh Ahmetaj.

Sipas tij korrigjimi i kësaj mase e bën qeverinë të ndërhyjë që sot për të pasur mundësinë që të zbatohen ato norma të kërkuara nga BE.

11 komente në “Miratohen masat në regjimin fiskal të Bio-Dieselit/ Qeveria ndryshon akcizën për duhanin”

  1. vlora says:

    bravo qeverise edhe urime per punen e pa lodhur te miinistrave.

    1. soli says:

      vetem te permendim smogun e larte qe ne kemi sot ne tirane bie poshte cdo hamendesim per kte bio disel qe paskerka qen. edhe mme ne fund nje projekt ligj qe do ta mbroj kte qytetet shqiptare nga tymi

      1. afi says:

        do shpetojme rinin shqiptare me rritjen e akzises duke rritur nje brez me te shendetshem per te ardhmen e shqiperise.

        1. aviu says:

          nje ligj anti duhan qe po realizohet ne menyre perfekte edhe nje rrritje akzise i duhej qe te ulte duhan pirjen te populli. nje nisme per tu lavderuar.

          1. bledi says:

            u tha u be jo si dje qe niseshin nismat edhe deshtonin qe ne hapin e pare. kjo eshte rilidnja e vertet.

            1. nida says:

              me ne fund nje permirism edhe ne energjin e gjelber qe deri dje behej sikur punohej por ne te vertet harrohej.

              1. mili says:

                me kto nisma shqiperia do i thote jo duhanit, nje here e mire.

  2. tiku says:

    yesss, na moren frymen!!!! si gjithe europa,keshtu duhet te behet! boll parazitizmit!

  3. Mamurrsi trim says:

    Nuk e kuptoj akoma perse Rama beson se ky Minister eshte i nevojshem per qeverine e tij.
    Ky eshte hajdut profesionist. Historia e vjedhjeve me ane te Hermesit te impulseve telefonike eshte shume e njohur.
    Vertet çudi !

  4. alban says:

    Nuk e kuptoj kete fjaline “Te mbrojme shendetin e qytetarve per mbrojtjen nga duhani” !!!! Nese vertet do te mbrosh qytetaret ndaloje me ligj tregetimin e duhanit dhe jo te ritesh taksat sa here te te doje qefi ne emer te “qytetarve”.

  5. fshatari says:

    Ore po ne qe pime duhan cfar behet keshtu…po na hollohet portofoli,edhe per ligjin antiduhan nuk jam dakort…te pish kafene pa cinore dahon eshte mjerim intelektual se nuk je ne gjendje te besh nje muhabet persembari
    Edhe per lirimin e lulishteve nuk jam OK…pinim ndonje kriko birre ne lulishte dhe na shkonte ne zemer-Po tani ku do e pime birren -ne Tunele me beton?
    Dakort ta bejme Shqiperine si Europa por jo duke e kopjuar si majmuna sepse cdo popull ka te vecanten e vet.
    Edi Rama jam fansi Nr1 juaji por ti na degjo ndonjehere…dhe na jep te drejte perndryshe do votoj Partine e qoftlargur heren tjeter hahahahhaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje