INTERVISTA/ Kodheli: PD na la vetëm halle dhe borxhe. Shqipëria nuk rrezikohet nga ekstremizmi fetar

2 Tetor 2014, 21:55Politika TEMA

U mundova t’i bëj një përshkrim asaj se si është t’i vesh në rresht meshkujt në një botë ku së paku shumë të rralla janë femrat që janë ministre të Mbrojtjes?

Në fakt ka filluar një epokë e re besoj. Unë kam qenë e dyta grua prezente në një tryezë me 28 ministra të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO kur hyra në këtë detyrë, por shpejt u bëmë pesë. Tani janë pesë dhe unë mendoj që ky është një shekull pse jo i grave.

Si është në Bruksel, cila është gjuha që ju përdorni me gjithë ata gjeneralë e njerëz që kanë përvojën në mbrojtje?

Thjesht dhe vetëm drejton politikisht një proces i cili është sa i rëndësishëm aq edhe në dukje i pamundur, por as më të voglin dyshim është një detyrë si të gjithë detyrat e tjera.

Në një botë meshkujsh që merren me ushtri kanë forcën e dhunën për të rregulluar problemet. Si është pjesa humane e juaja në botën ku përdoret dhuna?

Sot gjërat kanë ndryshuar besoj. Mendoj që mbrojtja nuk është vetëm dhunë, është inteligjencë, strategji, politikë është diplomaci më së pari. Për fat të keq hyn edhe dhuna, për fat të keq hyn edhe arma, por këto janë mjetet dhe mënyra e fundit le të themi fundore të zgjidhjes së një problemi, zgjidhjes së një konflikti. Bota sot po përjeton një situatë gjeopolitike aspak të këndshme dhe shpeshherë është e vështirë për një grua të marri vendime politike, padyshim dhe ushtarakë që kanë të bëjnë me përballjen e dhunës që sot po shohim gjithandej. Gjithsesi i mbetem opinionit që zgjedhja fundore është dhuna. Njerëzit duhet të vazhdojnë të ulen dhe të diskutojnë politikisht për zgjidhjen e problemeve.

E di që meshkujt gjeneralë ose ata që janë në politikën e mbrojtjes në fillim kanë një atitudë përkëdhelëse ndaj jush për shembull, më pas shohin një gjuhë e cila mund të jetë e ashpër ose me butësi të ashpër po aq sa e tyre dhe më pas të merrni vendimet?

Unë besoj që njerëzit janë surprizuar sepse ndoshta është një perceptim që nga jashtë që unë jam një grua e fortë që di të marrë vendime. Ndërkohë që shpresoj shumë që pas një viti pune unë e kam kuptuar qofshin këta gjeneralë ose jo, ushtarakë ose jo që jam një bashkëpunëtore e mirë dhe nuk rri tek e imja, tek fakti që unë bëj ministren, di të bëj bashkëpunëtorin dhe këtë e bëj përditë dhe ndoshta kjo i ndihmon njerëzit në thyerjen e këtij të qënit ministre e Mbrojtjes grua.

Po kthehemi në një pikë ku është mentaliteti ai që ndikon refuzimin e diçkaje që të gjithë familjet e shqiptarëve e kanë pasur një habi, ministrja e parë femër e Mbrojtjes dhe të gjithë ata që janë pjesë e stafit tuaj mund ta kenë pas një fjali të tipit tashmë një grua do ju udhëheqë. A ke pasur probleme e paragjykime në mentalitet?

Jo dhe nuk jam çuditur për këtë. Mendoj që përzgjedhja e kryeministrit Rama është një përzgjedhje sa e guximshme aq dhe emancipuese. Për aq kohë sa shoqëria shqiptare e ka pranuar këtë gjë krejt natyrshëm e normalisht, kuptoj vizionin e kryeministrit për të bërë një gjë jo vetëm të guximshme, jo vetëm për të dhënë një mesazh, por edhe diçka pse jo të pranueshme, sepse në fund të ditës, duke qenë pjesë e qeverisë, kryeministri kërkon që punët të bëhen.

Po përveç kryeministrit, amerikanët ishin më të lumturit se ju u zgjodhët ministre e Mbrojtjes. Një femër në krye të ushtrisë, kjo për shkak se ke dozë humaniteti e mund ta përdorësh dhe për gjëra të bukura?

Dhe kjo që thoni ju qëndron. Besoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri ynë kryesor, sidomos kur flitet për pjesën e mbrojtjes dhe ka një dakortësi jo të shkruar, jo vetëm me ta, por me të gjithë ata që sot janë partnerë me të drejta të barabarta të Shqipërisë duke qenë vende anëtarë të NATO për arsye që dihen e nuk është e nevojshme t’i përmendim këtu. Nuk e di, ndoshta duhen pyetur zotërinjtë amerikanë pse kanë qenë entuziastë e pozitivë në zgjedhjen që bëri kryeministri Rama në këtë rast, por besoj se kanë parë te qeveria e tek unë si person ndoshta një ndër partnerët më të besuar.

Për ata që ju njohin nuk besoj që nuk janë befasuar me vendimin që është marrë, për arsye se ju njohin edhe nga parlamenti me gjuhën e debatet publike, por desha të kthehem tek një pikë, përvoja juaj me njerëzit të cilët kanë një respekt për oraret, për gjuhën, gjuhë e cila nuk lakohet shumë, nuk është fleksible. Beteja juaj në publik përveç staturës që e ke shumë të kujdesshme, megjithatë ke një gjuhë të pastër edhe me publikun dhe me atë që thua. Si duket përputhja e gjuhës që përdor dhe e gjuhës statike që e kanë gjeneralët dhe stafi që merret me Ministrinë e Mbrojtjes? 

Nuk besoj se ka një dallim ose ka pak dallim midis Mimit politikane dhe Mimit ministre e Ministrisë së Mbrojtjes. E them këtë se ndoshta ju me të drejtë me perceptimin tuaj thoni që gjuha ka qenë shpeshherë e ashpër gjatë gjithë karrierës time politike. Unë mendoj që ka qenë e drejtë përtej mënyrës se si është thënë apo importimit. E di që e vërteta dhe e drejta shpeshherë dhembin, madje tani që flas me ju më vjen ndërmend një batutë e Martin Luter Kingut, i cili thoshte “Nuk është e nevojshme të bësh armiq duke u sjellë në një mënyrë të caktuar, mjafton të thuash të vërtetën”, dhe kjo besoj që është një postulat universal. Përtej kësaj, kjo vetëm më ka ndihmuar, kjo mënyrë e të bërit të gjërave, kjo mënyrë importimi, kjo rregullsi, kjo disiplinë ka bërë që ndoshta unë të vij deri këtu e të bëj këtë karrierë, besoj pak të kontestueshme ose aspak të kontestueshme sepse mendoj që kërkohet vullnet i mirë, disiplinë, guxim për të bërë patjetër edhe ministren e Mbrojtjes, jo vetëm duke qenë grua por edhe një njeri që rrjedha logjike e të marrit me politikë më ka sjellë deri këtu.

Para se të flasim për armët, për ISIS, më lejoni t’iu pyes, Mimi Kodheli i mban armët, di ti përdorë ato?

Ju falënderoj për këtë pyetje. E dini pse? Unë jam formuar në një regjim ku arma ishte pjesë e trekëndëshit të edukimit dhe simbolikës. Sigurisht që njërëzit e brezit tim dinë të gjithë të pëdorin ato armë të cilat ne kemi përdorur. Madje kam qenë një person që ka pasur një shënjestër të mirë. Gratë përgjithësisht kanë, ma kanë shpjeguar tani më vonë ekspertët për shkak të frymëmarrjes, emocionit janë më të ftohta në raport me armën se sa meshkujt dhe kjo i bën që të kenë “sy pushke” le të themi më të mirë. Përtej shakasë, jo nuk i dua armët dhe nuk besoj se gjërat në këtë botë duhet të zgjidheshin nëpëmjet armëve. Ironia e fatit të sjell që të jesh ministër i një dikasteri që armën e ka simbolikën e vet.

Ose të zgjidhësh problemet?

Ose për fat të keq të zgjidhësh problemet.

Atëherë po hyjmë tek kjo pjesë. Ju ishit në një takim ndoshta në më të rëndësishmin e kohës, në samitin e NATO në Uells. Kryeministri e nisi fjalimin me një imam të Prishtinës dhe burgosjen e tij, por dhe rrezikun që i kanoset rajonit nëse bashkësia europiane dhe NATO nuk janë të kujdesshme në përmbylljen e asaj që quhet europianizim i Ballkanit. Sa rrezik kemi nga ky koncept radikal i islamit politik? 

Jetojmë në kohë të vështira dhe të ndërlikuara dhe Ballkani nuk ka nevojë edhe për këtë ngarkesë, sepse ka mjaftueshmërisht problemet e veta dhe pa e pasur këtë që për fat të keq është prezente. Është prezente në Kosovë, në Maqedoni, Shqipëri ose më shumë se kaq. Edhe në Serbi është shumë prezente është e vërtetë, madje edhe në Bosnje. Unë ndaj me ju pikërisht atë që qeveria shqiptare nëpërmjet kryeministrit Rama ka ndarë në atë që ju me të drejtë e quani një ndër ngjarjet më të rëndësishme, në mos ngjarja më e rëndëisishme politike e vitit që ishte samiti i Uellsit. Bota shqiptare duhet ta shikojë të ardhmen e fëmijëve të vet nëpërmjet një procesi që është ai i integrimit në Bashkimin Europian dhe këtë pa dyshim duhet e mund ta bëjë nëpërmjet refuzimit që i bëhet këtij ekstremizmi, refuzimit dhe luftës ndaj elementëve keqdashës, që nuk kanë të bëjnë fare me religjionin, fare fare. Ndaj ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm nëpërmjet strukturave të cilat merren me këtë punë, Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet strukturave të veta ka pjesën e saj të rëndësishme dhe shpresoj shumë që rastet të jenë sporadike, ky fenomen të mos jetë i përmasave që më pas do të ishin të papëlqyeshme e të pakëndshme për këdo. Përgjigja që ne kemi dhënë, përgjigja që Kosova ka dhënë, përgjigja që Shqipëria jep dhe përgjigja që të gjithë trevat shqiptare dhe jo vetëm duhet të japin brenda shteteve të tyre duhet të jetë një dhe e vetme: Jo këtij lloj ekstremizmi dhe këtij lloj fenomeni që askënd nuk e çon askund përveçse në një botë e cila nuk mund të jetë bota që ëndërrojmë për fëmijët tanë.

A është e mjaftueshme kjo? Megjithatë kjo situatë do veprime konkrete. Nuk po flasim vetëm për arrestimet që janë bërë në Kosovë, por meqë Maqedonia është ndarë në dy pika kryesore të reduktimit që kanë arritur pikën kulminante të dukshmërisë. Maqedonia si shtet vështirë të merret me atë punë dhe i le shqiptarët në botën e tyre të radikalizmit islam e të mos përzihen me punët shtetërore, i le në periferi të kulturimit dhe Shqipërisë i mbetet ta mbikëqyrë këtë situatë?

Unë mendoj që radikalizmi hyn kudo ku shteti nuk është prezent ashtu siç thatë edhe ju. Kudo ku ka varfëri. Kudo ku qytetari nuk e ndjen prezencën e shtetit me shërbimet, me mundësinë për t’u punësuar, me mundësinë për t’u shkolluar e do të jetë gjithnjë kështu nëse do ta lemë këtë pjesë të popullsisë e këtë situatë të jetë në dorën e tjetërkujt. Ju keni të drejtë. Ka disa mënyra për ta luftuar këtë gjë. Ka disa mënyra për të mos e mundësuar këtë fenomen që të kthehet në një problem shumë të madh për vendet tona, për rajonin tonë, por dhe më shumë se kaq. Duke filluar pa dyshim nga arsimimi i njerëzve, nga dhënia e mundësisë për t’u punësuar, por duke pasur në vëmendje dhe proceset integruese në të cilat është rajoni jonë. Shqipëria është vend anëtar i NATO e duhet të luftojmë fort që Maqedonia të zgjidhë problemet e saj për të mundësuar anëtarësimin, që Kosova fort të shtyhet në rrugën ku tashmë pa kthim qëndron, që është rruga drejt anëtarësimit, megjithë që shikohet larg dhe pa dyshim rruga si drejt anëtarësimit në NATO dhe ajo në BE. Këto janë të vetmet mjete e mënyra për të mundësuar një zbehje, një zbutje të këtij fenomeni, i cili ju them nuk është një problem por do të kthehet në të tillë nëse nuk marrim masat e nevojshme për ta eliminuar.

Ju përdorët fjalën nëse dhe kjo fjalë nuk është e mjaftueshme për të rregulluar çdo problem. Po flasim konkretisht për ministrinë tuaj. E di që do më thoni që kjo është çështje e sigurisë së vendit, e policisë, e inteligjencës. Megjithatë ky problem shkon përtej saj. Problem ndoshta që është më akut se gjithçka tjetër, megjithëse e drejta e fjalisë po keqpërdoret. Është shumë e vështirë t’i thuash njerëzve pse përdor fjalinë për të bindur të tjerët. Midis lirisë së fjalës dhe fjalës për urrejtje duhet ta kemi një projekt dhe me ata të ministrisë tuaj?

Ne projektin e kemi, punojmë çdo ditë për ta bërë këtë gjë. Do t’i rrimë fort qëndrimit tonë në luftën kundër radikalizmit. Do t’i rrimë fort luftës se kujtdo që mbjell urrejtjen, që mbjell një farë e cila nuk i takon tokës shqiptare. Si të kthejmë kokën mbrapa në histori, si të shikojmë përpara në të ardhmen. I kemi dhe do t’i luftojmë. Lufta e së mirës me të keqen është një luftë që do të vazhdojë siç edhe ka qenë. Ne duhet absolutisht të dalim të fituar nga kjo gjë. Dhe nga kjo të fituar dalin shqiptarët, del rajoni, del siguria, del e ardhmja dhe këtë do ta bëjmë fort ashtu siç kemi treguar që jemi duke e bërë. Problemi i radikalizmit nuk është vetëm fakti që sa është numri i atyre që sot largohen nga Shqipëria dhe shkojnë të luftojnë diku tjetër. Problemi është që kur ata kthehen pranë familjeve të tyre cili është qëndrimi që duhet të mbajë shoqëria në raport me ta dhe ky është një tjetër fenomen me të cilin ne duhet të përballemi si politikë, si shoqëri.

Si duhet të rekrutohen njerëzit që janë mësuar me dhunë, ashpërsi me vrasje? Çfarë duhet të bëjë shoqëria? Dhuna po të trajtohet me butësi vështirë se mposhtet. Nuk e di a kemi ne si shoqëri aq shumë mirëqënie sa ta fitojmë betejën me dhunë?

Jo nuk e kemi dhe ju keni të drejtë. Lufta me mirëqënie është një pjesë e përballjes së kësaj barbarie, nëse më lejohet ta them këtë fjalë. Duhet të ketë një strategji të plotë që duhet të ketë në përbërje të saj mirëqënien, shkollimin, investigimin, luftën nëse është e nevojshme, përgjigjen ushtarake ndaj fenomenit brenda suazës NATO dhe gjithçka tjetër që do ta ndihmojë këtë fenomen të mos përhapet më shumë.

Ky po bëhet katërkëndësh duke përfshirë edhe vijën gati të gjelbër deri në Bosnje, e cila kap një numër gati prej 3.600-4.000 që luftojnë në Siri. Është një ushtri e tërë megjithatë asnjë polici nuk mund ta fitojë betejën po nuk e fitoi betejën popullata vet. Beteja i takon një strategjie që duhet ta bëjë ministria juaj. Strategjia për të ardhmen është lufta me 4.000 njerëz të cilët kanë luftuar atje e një ditë lufta do përfundojë?

Ministria e Mbrojtjes është pjesë e strukturave që duhet të dialogojnë dhe të merren me këtë gjë. Ka dhe struktura të tjera të shtetit që janë akoma më në front të parë sesa Ministria e Mbrojtjes. Sepse në fund të ditës Ministria e Mbrojtjes është pjesë e luftës kundër terrorit është pjesë e sigurisë dhe integritetit territorial të vendit, por dhe e sigurisë së qytetarëve të vet por e koordinuar kjo edhe me të gjitha strukturat e tjera, Ministrinë e Brendshme, Shërbimet e Inteligjencës dhe të gjitha strukturat e tjera që janë përgjegjëse. Ky është një fenomen jo vetëm i joni dhe i ballkanit, ato mijërat që ju përmendët me të drejtë vijnë edhe nga vendet perëndimore, siç mund të jetë Britania apo Franca etj. Unë mendoj që strategjia duhet të jetë e përbashkët e vendeve të BE, vendeve të NATO dhe të gjithë vendeve pa përjashtuar as vendet me begraund mysliman, që sot janë ngritur dhe bërë partnere të të gjitha operacioneve.

Deri ku Ministria e Mbrojtjes i siguron qytetarët e saj? 

Njerëzit nuk duhet të kenë frikë, duhet të jenë të qetë dhe të vazhdojnë ashtu siç kanë vazhduar ditën dhe javën e tyre, sepse unë ju siguroj që ky nuk duhet të jetë një problem shqetësues për shoqërinë shqiptare, por shoqëria duhet dhe të vetëndihmohet në këtë gjë, të ketë vetëpërqasjen e saj ndaj këtij fenomeni. Duhet të bëjë një përqasje, e cila duhet të shkojë ashtu siç dhe shkon ky fenomen brenda gjithsecilit, nga ato njerëz të zhgënjyer tek e cila futet urrejtja ashtu duhet të shkojë edhe përqasja pozitive ndaj shoqërive. Shqiptarët kanë ditur ta përballin këtë fenomen. Shqipëria, shqiptarët në rajon, në Kosovë, në Maqedoni janë të pjekur për të qenë akoma bashkë për t’a ndihmuar veten e tyre. Është një përballje që do të vazhdojë të jetë por është e sigurtë që do të fitojë shqiptarizma dhe qytetërimi.

Nëse doni t’ju çojmë disa ekspertë të Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë për të kuptuar sesi do të përparojë FSK në rrugën e saj drejt integrimit , unë mund ta bëj me kënaqësi, por kjo ishte sa për batutë. E shikoj shpëtimin duke u munduar maksimalisht që procesi integrues të vlerësohet si shumë i rëndësishëm. Të qenit nesër partner i NATO do ta ndihmojë shumë procesin, sepse t’i nuk je më vetëm, ti je bashkë me të tjerët dhe kjo do të japë padyshim më shumë siguri, ashtu siç i jep siguri sot Shqipërisë të qenit anëtarë i NATO.

Jemi anëtar i NATO dhe natyrisht ndajmë informacione, ju shoh që jeni e shqetësuar, me siguri kolegët tuaj të gjithë botës ju japin mjaftueshëm informacione sa mos të ndiheni të vetmuar në këtë proces?

Absolutisht që po, është shumë e rëndësishme që ta ndaj edhe me publikun, sepse këtu ka pasur probleme të cilat i kanë rrudhur shërbimet e inteligjencës brenda Ministrive të Mbrojtjes të vendeve të NATO në vitet më parë, e kanë rrudhur komunikimin, besimin dhe kjo ka qenë e vështirë në punën time për ta rifituar këtë gjë nga e para. Sot ndahet në mënyrë absolute çdo gjë, jo vetëm me vendet e NATO, por ndahet edhe me shërbimet në Kosovë, Maqedoni dhe gjetkë. Punohet në drejtimin e duhur madje punohet shumë mirë.

Ka 1 vit e më shumë që jeni në zyrën e Ministres së Mbrojtjes. Çfarë i numëroni opozitës si pozitive dhe negative. A i njihni ndonjë meritë opozitës për ndonjë punë dhe për procesin e hyrjes në NATO?

Është e vështirë të mund të kristalizohet ajo që opozita sot përfaqëson, në mënyrë kush sot qeverisë, maxhoranca të mund të konfrontojë atë çka opozita ka pozitive dhe atë çka maxhoranca bën sot. Këto të dyja të përballen dhe të shikohet se ku jemi të dyja palët, për shkak se opozitës i është dashur pak të dalë nga shoku i humbjes së zgjedhjeve, për fajin e tyre e quaj shok, sepse shikoj që kanë menduar në disa raste që do të rrinin disa dekada të qeverisnin dhe kjo nuk është shenjë e mirë e demokracisë, por dhe për faktin se në mundim e sipër për tu riorganizuar nuk kanë bërë më të mirën brenda tyre. Unë në përgjithësi jam një politikan që nuk para bëj komente për jetën e brendshme të partisë sot në opozitë, më intereson më shumë produkti që ata nxjerrin.

Dhe hallet e tyre?

Halle dhe borxhe kanë lënë shumë dhe në vitin e parë qeverisës më shumë jemi munduar të shlyejmë borxhet dhe të rregullojmë hallet që na kanë lënë, sesa të bëjmë punët që duheshin bërë.

Kjo do të thotë që mund të bëhen gabime duke qenë e kondicionuar prej kushteve që ju kanë lënë ato?

Unë kam gjetur 16 milion euro borxhe, fatura të papaguara kur erdha dhe kur je përballë një fature të tillë është e vështirë të mendosh strategjikisht se çfarë janë gjërat që NATO kërkon, e që ti nuk i ke bërë por megjithatë kam bërë brenda një viti një gjë që ishte premtuar dhe nuk ishte bërë kurrë, e kam zhveshur ushtrinë shqiptare nga kallashnikovi sovjetik, dhe do ta “vesh” me armatimin e standardit NATO më modern në treg

Si ka mbetur kallashnikovi? 

Ka mbetur sepse mesa duket zotërinjtë kishin gjëra më të rëndësishme për të bërë dhe jo atë që ishte obligimi primar i FA të Shqipërisë në raport me NATO, përgatitja e një batalioni këmbësorie me të gjithë armatimin për të qenë i gatshëm në çdo operacion ku NATO e kërkon. Është e thjeshtë por problemi është që kur nuk ke fokusin të bësh gjërat që të kërkohen për të bërë, por bën gjëra tjera, problemi komplikohet. Ne brenda këtij viti do ta realizojmë këtë gjë, sigurisht edhe me ndihmën e rialokimit që është bërë nga ana e qeverisë që kaloi një javë më parë në Parlament, pra me paratë që qeveria na besoi dhe që e mendoi si të rëndësishme këtë, sidomos duke parë situatën në të cilën ndodhemi. Ne lundrojmë në ujëra të turbullta sot dhe na duhet të jemi të përgatitur për këtë.

Cili është qëndrimi juaj edhe profesional dhe të informative që keni për atë që Kosova tashmë e quan forca të Mbrojtjes së saj, ushtrinë e saj. Çfarë ka brenda një ushtri e porsa formuar ose një ushtri e dalë nga ushtria çlirimtare e Kosovës e transformuar. A ka arritur pika ku duhet respektuar?

Ka shumë rrugë për të bërë, por ajo çka është shumë e rëndësishme, ka fillim e drejtë dhe të duhur. Kjo është shumë e rëndësishme. Gjithë popujt në botë kanë një proverb të përbashkët, fillimi i mirë është gjysma e punës dhe kjo është shumë e rëndësishme për FSK. Lidershipi gjithashtu ka qenë i rëndësishëm dhe më duhet ta falenderoj nga zemra ministrin Çeku për të gjithë punën që ka bërë dhe këtë nuk e them se ne jemi këta vllezërit dhe kolegët që jemi, por e them sepse e meriton. Sigurisht ka qenë i mbështetur nga qeveria e tij për ta bërë por ka disa qëndra të përgatitjes që janë shpeshherë edhe më të mira sesa ata që ne kemi këtu. A ka hapa dhe rrugë për të bërë? Padyshim që ka, por në qoftë se fillimi është i mirë dhe kjo strukturë ndihet e sigurtë në gjërat që është duke bërë.

Klan Kosova e ka një slogan: Jemi një. Ku jeni një ju dhe ministri Çeku, ministria dhe ushtria dhe ku jeni dy? 

Ne jemi një në luftën për të realizuar atë që është në fund të fundit misioni i vetëm dhe një i kësaj strukture, mbrojtja e qytetarëve shqiptarë, integritetin dhe të ardhmen. Jemi dhe do të jemi gjithmonë një. Jemi dy si struktura, sepse duhet të jemi dhe do punojmë dyshe për ta marrë këtë strukturën e re dhe për ta vendosur në tryezën që i takon në një të ardhme besoj jo fort të largët.

Intervista e ministres së Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli dhënë për emisionin “Zona B” në Klan Kosova, të gazetarit Baton Haxhiu.

23 komente në “INTERVISTA/ Kodheli: PD na la vetëm halle dhe borxhe. Shqipëria nuk rrezikohet nga ekstremizmi fetar”

    1. Edkari says:

      Femer ordinere qe Shqiperia ka fatin e keq ta kete ministre mbrojtje,njeri i ulet

      1. Skenderi says:

        O Zot i madh! Si i mban keta plehra si ky ED…(siç vetemerohet ashtu eshte)ne kete bote qe krijove. Turp, turp, turp!

      2. erion says:

        habitem se ku e gjeni kohen per te vjelle vrer ore e minute?! se te shprehesh nje mendim ndryshe hajde mo, po duket qe nuk keni asnje argument dhe vetem shani. absolutisht ministrja me dinjitoze.

      3. lala says:

        me ty eshte e kote te merresh, se ti ia ke vene vete emrin vetes

    2. Ymer says:

      KUr lexoj kete interviste bindem akoma me shume per faktin qe este shume pozitive te kemi sa me shume femra ne politik. Bravo Mimi.

    3. shkelzeni says:

      Ushtria e rilindur fale Mimit. Imagjino nje vit me pare kishim Ben aktorin ne krye te mbrojtjes qe vidhte cdo dite ushtrine

    4. Skenderi says:

      Ka ikur koha kur paguheshin para per te shkuar ne nje mision paqeruajtes, per te marre nje grade me te larte apo per te fituar nje kualifikim jashte vendit. Me sigur ti o duhet te jesh nje nga ata qe ke mbushur xhepat me para te pista ose do jeshe nje nga viktimat e kesaj babezie qe po i pritet koka…

    5. endri says:

      jo mor zotni jo, se denohesh kur te kthehesh. shkoni rekrutohuni se 250 kuota te lira kishte tani ne shtator. dhe me ckam degjuar perzgjedhja ishte e ndershme. madje e kishte inspektuar vete Kodheli perzgjedhjen e tyre. skishte ndodhur kurre

  1. daku says:

    pse mi me zor ta dhane ty postin qe po na qahesh tani. Nese je lodh, lene, ik. Me heret nuk flisnit keshtu. Hallexhie modhe ti tani. pttuuuuuu

  2. kevinjon says:

    Interviste per propaganee nga gazeta e mikut te Rames qe e mori deri ne Kine. Mjafton te lexosh pyetjen “pervecse USA ishte shume e kenaqur me zgjedhjen Rames Kryeminster…” dhe kupton qarte se qellimi i intervistes nuk eshte profesioni i gazetarit por puna e rendomte e nje propagandisti personal partiak. Turp sepse po na merrni per budallenj me kete rilindjen e stilit Hoxhian.

    1. mm says:

      o ti mjeshter, keshtu eshte kur lexon vetem titujt. e para intervista eshte dhene per klan kosova dhe jo per ndonje gazete. e dyta baton haxhiu mund te jete miku i rames, po tv ku punon eshte prone e frangajt mikut te qoftelargut

  3. Juglindori nga Korça says:

    Na behet qefi shume qe plot plehra demokare , demokrate desha te thesha , lexojne e komentojne gazetat e majta , paçka se derdhin vrer kunder Qeverise e Rames . Mjafton qe kane braktisur gazetat 55 dhe RD .

  4. -- says:

    Mbreti i armes se lehte automatike i te gjitha kohrave deri me sot dhe i armeve duke perfeshire edhe ato qe disponon ushtria e botes asht Kallashnikovi.Kallashnikovi ia dhjet cfaredo automatiku qe disponon NATO.Arme qe nuk bllokohet ansjihere ne cfaredo pozitash qe te gjindet arma ne duart e luftetarit,mos e nenvlefteso.Arma tjeter qe tundi ushtrin hitleriane ishte katjusha qe e kane te gjitha ushtrit e botes.Kjo te len pa mend,ndaj e kane pershire te gjitha ushtrite.Tjeter asht teknika me telekomandime Z.ministre.Kjo me telekomandim po e perdorin edhe kriminelet shqiptare ne autovetura,ashensor dhe ndertesa.Jame ne pritje qe te bejne surprize,te ja vejne ndonji gomarit pale se si do perfundoj rezultati.

  5. altin says:

    Nje pionere e e enverit semure

    … te hyfte vedi ne qejf thone shkodranet

    … nuk fi cfar thote …

  6. Qemali says:

    Ne kete interviste znj. Kodheli flet me gjuhen e nje qytetari te pergjegjshem, te moderuar dhe qe ndjen peshen e pergjegjesise qe ka si ministre e Mbrojtjes. Kot flasin ata qe jane mesuar te nxijne cdo pune te mire qe po ben qeveria Rama dhe ministrja Kodheli. Po le te llomotisin, askush nuk jua var!

  7. Skenderi says:

    Zonja Kodheli! Vazhdo siç e ke nisur, me ndershmwri dhe perkushtim ne detyren fisnike te ministres se Mbrojtjes! Qente le te lehin, punet e mira te shkojne perpara!

  8. Bujari says:

    Po ti more i vetquajtur Altin pionier i kujt je? Me siguri i Saliut, i cili ka qene mje nder pionieret me te devotshem te Enverit, por qe edhe sot i tille ka mbetur ne mentalitet dhe ne veprim…

  9. Lori says:

    Te gjith ato qe nuk kane argumenta kundershtimi dhe fakte kundershtuese, dije qe jane servila te paguar qe rrin ngujuar tere diten ne bodrumet e errta te SHQUPIT dhe paguhen per te share dhe hedhur balte ndaj nje zonje qe po deshmon nje profesionalizem te larte ne drejtimin e ri te Ministrise se mbrojtjes dhe ushtrise Shqiptare.

  10. xhelal says:

    me vjen keq qe ka kaq budallej gazetar harxhojn kohen a ha haaaaaaaaaa ministri e mbrojtjes me 500 ushtar shqipria rron nga rastesija….

  11. rilindem says:

    bravo znj.mimi keni fituar totalisht mirbesimin jo vetem te ushtrise por edhe te popullit ne pergjithesi…kan te drejt kta sahanlepirsit qe flasin sepse nuk i ke hequr nga puna por gjithsesi jeni shume e mire.respekte edge me krah te lehta

  12. Artani says:

    Te gjithe jane deshmitare te dores tuaj te hekurt ne drejtimin e ri te ushtrise shqiptare. Te gjithe ato qe nuk duan qe ky vend te ndryshoje e te behet si vendet e tjera te europes shajne e fyejne. Nuk habitem sepse ato jane mesuar me njerez qe keqqeverisin dhe qe e cuan vendin dhe ushtrine ne nje qorrsokak qe kodheli po mundohet ta nxjerre

  13. Adelina says:

    urime zonja Kodheli. Intervista eshte e shkelqyer. Jam i sigurte qe ato qe dine vetem te shajne as qe kane mare mundimin ta lexojne kete interviste. Ato thjesht kryejn detyrat qe u jane ngarkuar nga eproret e tyre per te hedhur vrer ndaj nje institucioni dhe nje drejtuesje model te qeverise shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje