Bode: Qeveria ka zhytur vendin në krizë ekonomike

7 Tetor 2014, 12:26Politika TEMA

Partia Demokatike ia faturoi Qeverisë përgjegjësinë për rënien e ekonomisë gjatë tremujorit të dytë të këtij viti.

Një ditë pas publikimit të shifrave të Insitutit të Statistikave, i cili raportoi për rënie me 0.61 % të rritjes ekonomike për tremujorin e dytë të vitit 2014, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ish ministri i Financave , deputet i PD-së Ridvan Bode, deklaroi se të dhënat për treguesit ekonomik të tremujorit të dytë të këtij viti nuk kanë qënë të papritura dhe as të panjohura për qytetarët shqiptarë.

“Sado që Rama kërkon t’i fshehë sirtareve të zyrave, apo xhepave të qeveritarëve statisitkat, qytetarët e kanë lexuar dhe i dine, sepse ata shohin se si çdo ditë humbin vendet e punës, u rriten çmimet, u pakësohen të ardhurat, u shtohen taksat apo pasiguria për të nesermen”, u shpreh Bode

Ndër shkaqet e renditura nga Bode, që sipas tij, çuan në rënie të ekonomisë, ishin bllokimi dhe ulja e kreditimit nga bankat, ulja e investimeve me gati dy herë, apo vendosja e taksës progresive. Atmosferen e krijuar nga politikat e qeverisë, Bode e konsideroi asfiksuese për ekonomine, biznesin, por edhe qytetarin.

“Sipas rezultateve të raportuara, rënia e Prodhimit të Brendshëm Bruto me -0.61 pikë përqindje, nga 2 pikë përqindje që ka programuar qeveria, përbën paralajmërimin fatkeq për ecurinë e mëtejshme të ekonomisë së vendit. Kjo para së gjithash për faktin se degët kryesore të ekonomisë, ato që krijojnë punësimin dhe garantojnë qëndrueshmëri, kanë pësuar rënien më të madhe.

Industria gjatë tremujorit të dytë të këtij viti shënoi një rënie prej 1,29 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2013. Dhe për më tepër, brenda këtij grupi, rritja në industritë e nxjerrjes së mineraleve me 7.56%, nuk mundi të mbulojë rënien e thellë në industritë përpunuese me -6.62% apo të energjitikës me -29.20%.

Dega e ndërtimit në tremujorin e dytë të vitit 2014 shënon një rënie prej 22,39 % krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2013, çka përbën gjobën e rëndë që duhet të paguajë ekonomia e vendit për shkak të politikave bllokuese në investimet publike, veprimeve antiligjore dhe terrorit policor në ndërtimet e qytetarëve.

Dega e Transportit, shënon një rënie me 23,05% krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më pare, duke dëshmuar kështu se rënia në  qarkullimin e mallrave dhe të njerëzve në nivele të tilla, përbën faktin e autentik të zvogëlimit të këmbimeve tregtare dhe të konsumit.

Me rënie prej -1.02% janë edhe Posta dhe Komunikacioni. Të vetmet degë me rritje sipas INSTAT-it të qeverisë janë Bujqësia me 3.18, Tregëtia dhe hoteleritë me 7.09 dhe shërbimet e tjera me 4.55%.

Të dhënat tronditëse për ecurinë e ekonomisë së vendit përgjatë këtij viti, në të vërtetë nuk kanë qenë as të papritura dhe as të panjohura për qytetarët shqiptarë.

Sadoqë Rama kërkon ti fshehë sirtarëve të zyrave apo xhepave të qeveritarëve, qytetarët ia kanë lexuar dhe i dinë, sepse ata shohin sesi çdo ditë humbin vendet e punës, sesi çdo ditë u rriten çmimet, u pakësohen të ardhurat, u rriten taksat, u shtohet pasiguria për të nesërmen. Prej rreth një viti bankat kanë bllokuar, bile ulur kreditimin e ekonomisë, investimet në ekonomi janë mëse përgjysmuar, investitorët e huaj po largohen nga vendi”, tha Bode.

 

4 komente në “Bode: Qeveria ka zhytur vendin në krizë ekonomike”

  1. dajti says:

    Ore hajdut fshati qe vodhe qytetin. Ne 97 vodhe parate e popullit direkt, ne 2013 vodhe gjithe pasurine qe brezat kishin krijuar.
    E ke vendin ne burg, prit se do ta shikosh opoziten me dylbi. Ptu…ndyresire faqe djegur.

  2. petro says:

    Vetem ti mos fol, DEBIL

  3. era says:

    O Mero, pak stres kane shqiptaret, po nxjerr ne gazete dhe kete bajge Devolli. Ai mire ben qe kakaris, qekurse eshte jashte qelise.

  4. zyber says:

    ik mor pirdhu ke surrat ti????fytyre mut….fuck pd…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje