Prokuroria kërkon 4 vjet burg për kryetarin e bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, si dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 3 vjet.
Pretenca u lexua sot në Gjykatën e Tiranës.
Kryebashkiaku i Vlorës nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore.
Organi i akuzës kërkoi gjithashtu që të urdhërohet prishja e dy objekteve për të cilat akuzohet kryebashkiaku.
Për shtetasen Eleni Dardhaj, prokuroria ka kërkuar dënimin me 3 vjet burgim dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 3 vitesh.
Për këtë çështje, akuza ka kërkuar dënimin me 2 vjet e gjashtë muaj burg për shtetasin Blerdi Liçaj dhe me nga dy vjet burgim për shtetasit Gëzim Feta dhe Gentian Sherifaj, të tre të akuzuar për veprën penale të “fallsifikimit të dokumentave”.
Kreu i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika akuzohet se përmes falsifikimit të dokumenteve, ka favorizuar dy subjekte të ndërtojnë pa leje në qytetin bregdetar. Nga hetimet rezulton se Gjika në bashkëpunim me Eleni Dardhaj, punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar dy procesverbale të mbledhjes së Këshillit të Rregullimit të Territorit. Në këtë mënyrë, thekson prokuroria u ka hapur rrugë dy ndërtimeve pa leje, një godinë gjashtëkatëshe në lagjen “Pavarësia” dhe një në vendin e quajtur “Tre Racat”.
Dosja e Prokurorise
Hetimet ndaj kryebashkiakut Gjika kanë nisur që në shkurt të 2013-ës, për t’u finalizuar me marrjen e tij dhe disa personave të tjerë si të pandehur. Sipas prokurorisë, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera lidhur me këtë çështje penale, është arritur në përfundimin se i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim me të pandehurën Eleni Dardhaj, punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy procesverbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, të datës 24.03.2010 dhe të datës 15.07.2010.
I pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, ka lëshuar vendimet me nr.1/11, datë 24.03.2010, dhe nr.4/3, datë 15.07.2010, që janë dokumente të cilat kanë në përmbajtjen e tyre rrethana të rreme, pasi dy sheshet e ndërtimit dhe dy lejet e ndërtimit që përmenden në këto dokumente sikur janë marrë në shqyrtim dhe janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë, në të vërtetë nuk janë marrë në shqyrtim dhe nuk janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë.
Procesverbali i mbledhjes së KRRT-së së datës 15.07.2010, si dhe vendimi i lëshuar nga i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, me nr.4/3, datë 15.07.2010, bën fjalë për miratimin në lagjen “29 Nëntori”, të sheshit të ndërtimit dhe të lejes së ndërtimit për kompleks banimi dhe shërbimi 13 kate, me parkim nëntokë, me pronarë të truallit të pandehurit Aleks Ahmetaj, Artan Ferrati, Mustafa Tartari, me subjekt ndërtues “Deco System” sh.p.k, me përfaqësues ligjor të pandehurin Blerdi Liçaj. Vendi për të cilin është lejuar kryerja e ndërtimit të mësipërm ndodhet në bulevardin qendror Vlorë-Skelë, në afërsi të teatrit “Petro Marko”, në vendin e quajtur “Tre Racat”, Vlorë.
Procesverbali i mbledhjes së KRRT-së së datës 24.03.2010, si dhe vendimi i lëshuar nga i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, me nr.1/11, datë 24.03.2010, bën fjalë për miratimin e sheshit të ndërtimit dhe të lejes së ndërtimit për një godinë banimi dhe shërbimi 2-6 kate+papafingo, me një kat nëntokë, në lagjen “Pavarësia”, me pronar trualli të pandehurin Gëzim Feta e subjekt ndërtues “EN-BJO” sh.p.k, me përfaqësues ligjor të pandehurin Gentian Sherifaj.
Vendi për të cilin është lejuar kryerja e ndërtimit të mësipërm ndodhet në lagjen “Pavarësia”, brenda territorit të Portit Detar Vlorë.
Këto dokumente me rrethana të rreme janë përdorur nga të pandehurit Gëzim Feta, Gentian Sherifaj dhe Blerdi Licaj, ndërsa të pandehurit Mustafa Tartari, Aleks Ahmataj, Artan Ferati, si dhe i pandehuri Gëzim Feta, kanë bashkëpunuar me të pandehurit Gentian Sherifaj dhe Blerdi Licaj, sipas episodeve përkatëse, për kryerjen e ndërtimit të objekteve në mënyrë të paligjshme, duke ditur që nuk kanë marrë në formën e parashikuar nga ligji ndonjë vendim nga organet kompetente për miratimin e destinacionit të sheshit të ndërtimit si dhe vendim për miratimin e lejes së ndërtimit.
Lidhur me rrethanat e mësipërme, të pandehurit Shpëtim Gjika dhe Eleni Dardhaj janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga personi që e ka për detyrë, të kryer në bashkëpunim, të kryer dy herë. Të pandehurit Gëzim Feta, Gentian Sherifaj dhe Blerdi Licaj, janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, të kryera në bashkëpunim. Ndërsa, të pandehurit Mustafa Tartari, Artan Ferati dhe Aleks Ahmataj janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, të kryer në bashkëpunim.
Të pandehur:
Shpëtim Gjika, kryetar i Bashkisë Vlorë
Eleni Dardhaj, punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të
Territorit pranë Bashkisë Vlorë
Akuzuar për “Falsifikim dokumentesh”, kryer në
bashkëpunim
Gentian Sherifaj, përfaqësues ligjor i subjektit ndërtues
“EN-BJO” sh.p.k
Blerdi Liçaj, përfaqësues ligjor i subjektit ndërtues
“Deco System” sh.p.k
Gëzim Feta, pronar i truallit në lagjen “Pavarësia” ku
është ndërtuar godina 6-katëshe
Akuzuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i
dokumenteve” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, kryer në
bashkëpunim
Mustafa Tartari
Artan Ferati
Aleks Ahmataj
(të tre, pronarë të truallit në vendin e quajtur “Tre Racat”,
Vlorë, ku është ngritur ndërtimi)
Akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ndërtimi i
paligjshëm”, të kryer në bashkëpunim
Ore ky trimi e hengri.
Po Fadil Nasufi i Beratit qe ka bere 1001 palacolleqe, kur do futet ne Burg?
Besoj qe Berisha dhe Basha tani e kuptojne qe ju ka ardhur rradha, bashke me Argiten dhe Shkelzenin.
Ky shtet po tregon grushtin, qe kushdo qe e shkel, e derrmon.
Fillim i mbare. Bravo Prokuroria.
Ngelet per tu pare sa do te denohet!
Shpetim gjika e ka hak burgun, ai eshte personi me i korruptuar ne shqiperi, por kjo do thelluar me tej ne financat e bashkise ka vjedhur sa ka dashur e ka manipuluar sa ka dashur, vetem nje kontroll i imtsishem do nxjerr probleme te tjera per gjiken, ka vjele taksat e qytetareve e te bisnesit dhe asgje nuk ka financuar por si adoleshent ngeli mbas futbollit eshte qytetari me i papergjegjshem i qytetit.Burgosja e tyre do sjelle pergjegjeshmeri ne rang kombetar ne bashki e kudo, politika e mosndshkueshmerise ka marr fund por eshte edhe per te pergezuar organet e drejtesise qe me ne fund po levizin nga vendi si sektor mjafte te rendesishem per funksionimin normal te shtetit te se drejtes.
Po prokuroria te shohi nje here fullanin se e harruan fare ate si muhabet, fullani ben kerkesa per tju hequr dhe ai pak denim qe i dhane.
Fullanit po i vijne dosjet nje nga nje , deri sa ta zene brenda.
Fullani ka rruge te gjate, prandaj mos u merzisni.
Vetem te mendoni si kalohet tani dita dhe nata e familjes Fullanit, dhe si kalohej 6 muaj me pare?
Luani Fullan, eshte kthyer ne miu Fullan.
Vetem ky fakt i qeteson Shqiptaret qe po vihet drejtesia ne vend.
ja kurbani i pare i rames
Gjika nuk falsifikoi per Edi Ramen, por per te bere ndere, pse jo edhe per ndonje bakshish.
Cdo zyrtar e ka koken mbi supet e veta, ta ruaje vete koken, se nuk ka kohe njeri te nerret me koken e Gjikes.
Po ta pyesesh sot, a do e beje po ta dije qe do veje ne burg, me siguri do thote JO. Por ate jo, duhet ta kishte thene kur falsifikoi dokumentat, sot nuk ka vlere.
Por tashme eshte teper vone. Gjika do i dale zot gabimit qe beri, dhe nuk ka lidhje me PS.
Gjykata ti kerkoj falje ketij burrit per bezdine e krijuar. Burgosja e Gjikes hap kutine e Pandores ne PS dhe Edveri nuk ka kellqet e Enverit ta perballoj kete. Ne rast se Gjika do te gjykohej dhe pushkatohej si Kadri Hazbiu do te ishte tjeter gje por kohrat kane ndryshuar prandaj kerkoni falje.
Eshte Gjika kurbani i edvines???? TURP PROKURORIA!!
GJIZA, KUR E KE NDESHJEN TJETER SE VETEM PER GRUSHTE JINI.
Falje te kerkojne te korruptuarit dhe mafja e ndertimeve te paligjshme,denimin e kane hak por duhet tu sekuestrohet edhe pasuria,sic e ben bota perendimore e cila ja ka vene si kusht qeverise,qe mafja mos kete pasuri qe te korruptoje te tjere.Bravo qeverise.
Po kjo esht te vesh duart ne kok,LUL BASHA kapardiset ne mes te TIRANES me nje vjedhje apokaliptike prej 220 miljon eurosh dhe nuk i thot kerkush plaç me goj,ka dhen urdher ka vrar dhe 4 njerez te pafajshem, ka mbi shpin dhe tradhtin kombetare te shities detit GREQIS,kjo esht ti thuash ksaj kurv demokracie te qisha robt qe ty te majn ne kom dhe i hokshit mutin sistemit komunist,nuk e dashkeni dhe e urreni se ai sistem ja qika robt ktyre mashtrusve dhe hajdutve turp turp turp.
Perkundrazi eshte per te vene duart ne mes dhe per te pritur,,,me rradhe per zullumqaret kusaret dhe kriminelet me pushtet.
Me rradhe,deni.
TUNG.
Deni, lufta kunder mafies dhe korrupsionit eshte si te pushtosh nje keshtjelle shume te fortifikuar. Ne fillim do rrezosh muret me te dobta, pastaj do hysh ne oborrin e pare dhe duhet ca kohe derisa te arrish tek kulla e princit.
Rendesi ka qe Gjika, Mziu, Fullani dhe Gjin Gjoni qe jane muri i jashtem te rrezohen me vendim Gjykate (pra jo vetem me pretence Prokurori). Pastaj i vjen rradha oborrit te Berishes. Tek Luli duhet kohe me arrit, por do arrihet.
Po pse ky Gjika, kaq kelleqe ka?
Nqs ka piselliqe, mat’jani koken me pe.
Te behet shembull,per te gjithe qe dun,
me talle topet me kete popull.
Zgjyraaaaaa. Vec per para mendojne.
Pas Gjikes e ka radhen Dako.Durresit i jane bere shume me teper deme se Vlores.Nje pangopesi e tille s ka si shpjegohet, vetem me nivelin e ulet intelektual dhe babezine e nje njeriu qe e nisi rendjen e parase si emigrant.Sulm ne ajer, sulm ne det, sulm ne toke.Keo lloj denimesh duhet te shoqerohen dhe me konfiskim pasurishe.Atehere do te kene efektin e duhur ne popull.Te kthehet pak optimizmi se nuk shtyhet me keshtu.
Te lumte goja! Nese do fillojne te denohen keta njerez do me shtohet besimi te Rama
Dako ka imunitet per disa arsye:
-Eshte orthodhoks
-Duke pare Shpetimin se cfare po heq e ka paguar gjoben ne kohen e duhur dhe vazhdon te paguaj sa here I ben thirrje komandanti
-E ka lyer rroten ne te dy krahet dhe nuk eshte treguar militant sa Gjika
vetem 4 vjete?? ky ka shitur gjithe qytetin, mos te flsim per bregdetin qe ka nje vite inuk me prishje e spo mbarone. ky plere do te perjetshem, femijeve u hoqi fushat e u mesoi kafet e llotot, pleqve u hoqi lulishtet, qytetarve u hoqi detin. keti do q… libri shpise. ptuuuuuuuuu fytyre e urryer.
Ky burgun e ka pak.Ti sekuetrohen pasurite deri ne fund se ka vjedh
loraqe,dhe ju vemjet e tjera. Ekstaza do tju zhgenjeje. E kini nga injoranca….
Gyso ku je mo lal….:)
Gyso mavria se gyso qeneria se mban dot evisin
me varje!
Mos e merrni zeriozisht kete inskenim te specialistve .NE burg kryetari I VLORES, a jeni ne vehte!KUR nuk e shkuli SALIU; ku I gjati ,le ti shkundin pluhurin qe mban tash nje decade.LABERI . KU I KENI NENAT SHAMI ZEZA,Mos tu zer gjumi duke rrotulluar unazat dhe varset prej floriri.I keni bere vehtes nje alla autogol ,ne fund te detit e zhytet vehten, KENI PER TI FRYRE KOSIT GJATE O TE VRAR.TE FALA NGA CHECHO VLONJATI.
Saliu o gomar nuk ngiste asnje nese nuk i prishte pune. Nese Saliu do donte Gjika kishte ik per lesh bashke me shume te tjere. Ky eshte mekati me i madh i Saliut qe u soll si kryebandit me slloganin bej c’te duash per sa kohe nuk kruesh me qeverine
Denim qesharak.
ketu denimi eshte duke filluar nga 7 vjet dhe sekuestro te pasurise. Dhe ketu ne Amerike ka nje pasuri te paluejtshme ky tipi dhe me siguri e ka blere me leke korrupsioni se me rroge nuk do guxonin as amerikanet.
O BUDALLENJ …PO NUK I MOREN PASURINE E VJEDHUR !! ASGJE NUK I KANE BERE !!!!
Ky e shkaterroi vloren duke vjedh edhe lulishtet ky plehre i pacipe fare.Te vjen turp te thuash jam nga vlora.Kaq vite qe grabit tokat ne mes te dites ne sy te qytetareve qe e kane votuar.I ka shkaktuar shtetit me qindra milione leke lejet abuzive me vend e pa vend.Po pse o mustaqe mi baba ta ka lene trashegim bashkine e qytetit.Partia jote ta fut me mire se e keni te trasheguar nga te paret.
Maksimumin meritonte, nuk ka shperdorues detyre me te madh se ky…Me fal, eshte Fullani me I madhi, po dhe ky nuk bie me poshte…
Do kenaqen gjyqtaret…nje milion euro per cdo vit qe do I ulin kane per ti marre…
SHTTTTTTTT TE GJITH JU NEGATIVET KETU,BURGU DUHET TE FILLOJ QE NGA VET PROKURORET,GJYQTARET DHE BERISHEN,RAMEN,BASHEN,METEN DHE PASTAJ TE VINTE TE KY BASHKIAK
Vlora ka kohe qe e ka marre te tatpjeten me keto plehra qe ka nxjerr duke filluar qe nga universiteti qe duhet te ishte djepi i qyteterimit.Mjafton te shikosh dhjarin qe drejton universitetin,dhjarin e bashkise deputetet e Vlores si puna e Dashi te havase do e kuptoni ne çfare bataku kemi rene…
Per mua denoni edhe Gjiken,edhe Dakon edhe,edhe … te gjithe ato qe kane shkelur ligjin.Ky duhet te jete dhe te behet shteti.Por keto i bene dem nje pjese te Vlores apo Durresit apo,apo… PoFullqeni qe i beri dem gjithe shqiptareve dhe qe vodhi gjithe shqiptaret e pabuke qe ai dhe familja e tij te rrojne ne parajse.Nuk po flas me Salinjte qe cdo dite populli kerkon burgosjen e tyre.Hapni burgje te reja ,t’i zere kato te tanishmit dhe te jene gjithmone te hapura per ato qe do te vijne.
PO KY KRYTARI I KOMUNES FAN,MIRDITE GJERGJ PRENGA KUR E KA RRADHEN BASHKE ME STAFIN E TIJ SE JANE BA MILIONERA ME 8 VJET KLASE SHKOLLE NE KRYE TE KOMUNES
PO KY VANGJUSHI I DURRESIT KUR E KA RRADHEN SE ESHTE QELB E KADANDIS MA ZI SE KABULI QYTETI I 2-TE NE SHQIPERI…PER TURP TA KET DAKO VANBYTH ZOTI E DENOFTE ME GJITHE FARE-FIS KET HAJDUD ORDINER.
Shpetimi e meriton burgun…
Me vane re, pjesa ma e madhe e komentuesve jane llumi i shoqenise. Pikerishte jane keta injorante qe bejne gjithmon gjykatesine. O vemja te peshtina u rene nje gje e till (kuptohet padrejtesishte) atje ku ju dhemb ma shume.
Hienat te kane zili zoti GJIKA. Sa ma shume te shajne aq ma shume te rritet respekti dhe te shtohen vlerat. JE PERSONI MA I RESPEKTUM NE SHQIPERI.
Me respekt.
Zef Uci