Shqipëria barazon 1-1 me Danimarkën, ëndrra për Euro 2016 vazhdon

11 Tetor 2014, 20:34Sport TEMA
Shqipëria barazon 1-1 me Danimarkën, ëndrra për Euro 2016

Shqipëria nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen me Danimarkën.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Xhani De Biazi kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë dhe kanë udhëhequr deri në minutën e ’80, kur Vibe ka prishur ëndrrën për një fitore, e cila do të ishte e merituar.

Shqipëria kaloi në avantazh në minutën e ’37 me anë të Emir Lenjanit, i cili ka zhvilluar një ndeshje fantastike dhe ka qenë padyshim lojtari më i mirë në fushën e lojës.

Në pjesën e parë kombëtarja jonë ka luajtur shumë e kujdesshme, duke u përpjekur të kontrollojë mesfushën dhe të kundërsulmojë.

Ka qenë kjo mënyrë loje, e cila ka sjellë golin, pas një aksioni personal të Lenjanit, i cili pati edhe fat, pasi topi është devijuar nga një mbrojtës danez.

Që pas këtij momenti lojtarët e kombëtares kanë marrë zemër dhe kanë luajtur shumë të qetë.

Pjesa e parë nuk ka dhuruar ndonjë rast tjetër për t’u mbajtur mend.

Me fillim e pjesës së dytë, Lorik Cana na ka shpëtuar nga një gol i sigurtë, teksa topi i larguar prej tij ka gjetur shtyllën dhe më pas ka përfunduar në duart e Etrit Berishës.

Minutat në vijim kanë qenë një spektakël i dhuruar nga Emir Lenjani.

Fillimisht ai ka dhënë një kros shumë të bukur për Balajn, i cili ka gjuajtur ngjitur me portën me kokë.

Më pas, sërish Lenjani me anë të një aksioni personal për pak ka shënuar golin e dytë, që do të siguronte edhe fitoren.

Ai ka gjuajtur diagonal me portën, me Shmajkel që ishte dorëzuar.

Por, topi përfundoi ngjitur me shtyllën.

Pas këtij momenti kombëtarja jonë pëson një rënie fizike dhe Danimarka nis të sulmojë me këmbëngulje drejt portës së Berishës.

Danezët nuk kanë qenë shumë të qartë deri në minutën e ’81, kur një moment hutimi në mbrojtje ka bërë që Danimarka të shënojë.

Shqipëria më pas është përpjekur të ulë ritmin e danezëve dhe për të marrë një barazim.

Sekondat e fundit për pak kanë qenë fatale për kombëtaren tonë, por Etrit Berisha na ka shpëtuar nga një gol pothuajse i sigurtë.

Pavarësisht barazimit, Shqipëria vazhdon të jetë në krye të grupit, së bashku me Danimarkën dhe ka shanse për t’u kualifikuar në Euro 2016.

Shqipëria: Berisha, Lila, Hysaj, Mavraj, Agolli, Cana, Lenjani, Kukeli, Xhaka, Abrashi, Balaj.

Danimarka: Schmeichel, Ankersen, Kjaer, Boilesen, Bjelland, Kvist, Eriksen, Hojbjerg, Krohn-Dehli, Bendtner, Poulsen.

39 komente në “Shqipëria barazon 1-1 me Danimarkën, ëndrra për Euro 2016 vazhdon”

  1. Ramy says:

    Ishte gol I tredhur lol, against the run of play

    1. MERITONI says:

      hahaahahaaahhahahhahah,gegnishte e ka dhone.

      ju munde te mos me besoni,por,ky eshte djali i tezez sime,LENJANI!

    2. Tashkepi says:

      Si ti ramush…!

    3. bledi says:

      Ato femrat qe flisnin ne artopalant na acarun nervat,kujtonin debilet se ishin ne karaoke!!!

  2. Mire djemte KUQ e ZI,tani edhe nje t’jeter GOL per te siguruar FITOREN.
    Flm G.Tema per LIVE.

  3. Dibrani says:

    perpara Shqiperia fitoreeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

  4. papa janulla turkombrapas says:

    Me mira ta kisha ngrene vete nje goli na prapa

  5. tirona says:

    ne minuten e fundit, mos ta gjunte topin por ta pasonte tek shoku i tij qe do te dilte vetem me porten do te ishim 2 me 0 , lojtari u ngjitua para portes nuk duhet te gjuante topin por ta pasonte , ashtu sic bon gjermonet me brazilin, ose sic bojne lojtaret e barcelones, raste te tilla rradhe vijne….. kush deshiron ta shohi ndeshjen live ne internet te shkoje tek Atdheu.com.Shpresojme te fitojme…..

  6. beni says:

    flm shume tema per ndeshjen Live.

  7. tourkofagos says:

    HAKAN SHUKUR-DENMARK
    1:1
    ……………….!!

    1. Toni KS says:

      Po tani nuk jane te gjithe Pirro Dhima.

  8. mirel says:

    T’emen ore turkofakut se nuk ja shenuam mire kesaj rradhe

  9. Pelasgian says:

    Kshtu eshte kur e mba topin kot si psh Lila qe rri dy ore me tope ne kembe ne zone te kundershtarit dhe ne fund humb topin . E njejta histori si gjithmon , ndeshje te mire ne pjese te pare dhe lodhje totale ne pjese te dyte .

    Kishin kohe per me bo golin e dyte po lojtaret tane as topin nuk vraponin te kapnin kur dilte out . Fuck off …zhgenjimi i rradhes . Kur nuk japim shpirtin ne Tirane per nje fitore imagjino se c’do bejme ne Beograd e ne Kopenhagen .

  10. United Kingdom says:

    Pjesa e pare shume mire, por pjesen e dyte u terhoqen shume shpejt ne mbrojtje!!!

    Mgth 1-1prap mire se pjesen e dyte e beri lojen te ter Danimarka.

    TEMA, flm per live

  11. aldo says:

    Fitore e merituar ??! Zoterimi i topit Shqiperia 37% kurse Danimarka 63%. Kta tonet dukeshin si te pa ngrene ne fushe. E pate golin e Danimarkes? Mbrojtje fallco komplet. Sa te jete Cana me ata gabelet e tjere ne kombetareasnje ndeshje nuk fiton Shqiperia.

    1. E verteta says:

      debil! Aldo trapi
      Kombetarja jone ka koncepte loje dhe e pare ndeshje qe mua me ka pelquer, meritonim fitoren.

      1. aldo says:

        Kombetarja jone ka koncepte loje sa.mund te kete peshku dhe ti bashke mend. Nuk do te thote se te pelqeu ty ndeshja e domosdo meritonim fitoren. Loja matet me numra, me fuqi e jo me shije o shoku Ropi.

    2. Pirdhu says:

      Ik or pirdhu.
      Cana po e man kombetaren gjalle.

  12. Kendveshtrim tjeter says:

    Deri ne fund ,nga skuadra jone,nuk u kuptua se mbrojtja e ngjeshur ne qender,krijon hapsira ne krahe.
    Ne krahun e djathte te sulmit,danezet rezikuan ,deri ne shenimin e golit,pikerisht prej gabimit ne ndarjen e detyrave.Duke e pare te pamundur depertimin,ata luajten bukur ne krahun e djathte te sulmit,ku pasimet ne hapsira krijuan rastet dhe barazuan.
    Loja e sk. sone,deri ne minuten e 80-te,te kujtonte mbrojtjen zonale italiane dhe kundersulmin e saj rezultative,por danezet e kishin gjetur “çelsin” dhe e hapen kete mbrojtje.

  13. mire eshte edhe barazimi megjithese e meritonim fitoren http://bit.do/Shqiperia-IME-Fitoi

  14. Zef Kallami says:

    Dy transmetuesit ishte per te ardhur keq me ate nivel qe me sa kuptova me krijue pershtypja sikur jane per here te pare prezent para nji loje futbolli.Nuk dinin fare konceptet e lojes se futbollit.Ma shume se asgja tregonin llafazanllek se cdo fjale dilte pa kuptim,pa lidhje.
    Tashti loja ma shume e ma u pershkue me fat.Goli erdhi pa dyshim nga zotesia e kombinimit me nderhyrje ne krosim te shpejt.Mbas keti rasti pati raste te bukura po te gjitha ne meshiren cfare te sjellin fati.Nese do mendojme per zotesi ne duhet te realizoshim gjithesejt 3 gola.Nuk u realizuane,nuk desh fati.Sikur te realizohesh goli i dyte situata do ishte ne favorin tone deri ne fund te ndeshjes.Ne keto kushte loja ma shume ishte ne doren e fatit se te aftesive.Fati i perbashket per dy ekipet erdhi me buzngrimjen tone qe kaloje ne buzeqeshje.Dhe me buzqeshjen e atyre qe perfundoj me buzngrirje.Shtylla ndau fatin per te dy ekipet prishe e mosprishaqefe.Fati prish mosprishaqef erdhi perseri ne fund te 3 minuta shtes.Na u perserit buzngrimja neve por shume shpejt kaloj ne buzqeshje.Ku buznqeshja e tyre ne kete sebep kaloj ne buzengrimje se nuk u tund rrjeta e Berishes.Keshtu inaugurimi i stadiumit ne kerthize te Shqiperis perfundoi ne barazim 1 me 1.
    Naten e mire.

  15. turi says:

    si perhere viktima, ekip i lodh, futbolliste me ftyra te vrara.ca te presesh nga keta kellira aman.

  16. Dardha says:

    Per fat te keq nuk e pashe ndeshjen, por te barazosh me Danimarken nuk eshte e lehte. Serbine keta do ta kene nje kafshate. Edhe sikur te luajne pa asnje tifoz ne Beograd, kam nje ndjenje se prape do te fitojne. Shume, shume urime.

    1. Wendy-B says:

      Dardha
      Prisnim me shume. Danimarka ishte dobet per vete.Po historia perseritet si gjithmone. Ne pjesen e dyte lojtaret jane te lodhur e te mbarum.
      Shpresoj qe te fitojme me Serbin, e tia thujme hundet ne shtepine e tyre.
      Cunat e kombetares duhet ta dine , me apo pa tifoza ne stadium, ne te gjithe do jemi me ta.
      Keqardhje qe nuk e mbajten dot fitoren, por urime dhe per barazimin.

    2. adi says:

      e bere serbine si te jete andorra. ata kane nja 5 fubolliste qe luajne ne angli o kackavall

    3. Ina says:

      Serbia ‘nje kafshate’??? Mjaft me patriotizmat idiote, Serbia ka lojtare me teper eksperience qe luajne neper kampionate te medha ne Europe dhe kane nje teknike loje te admirueshme. Nese duam te jemi objektive, Serbia fiton; nese duam te jemi ‘patriote’ si puna jote, atehere vazhdo merr prasin e fluturo…

  17. Dervish Shala says:

    “Forza Albania”, ju lumte djemve shqiptar, te gjithe, ane e kend krenohemi me ju!

  18. Conte says:

    E njejta pordh si gjitmon ,era stall ne fushe .
    Ekip me te dobet se Danimarka besoj s’duhet te ket ne kto eliminatore .

  19. e verteta says:

    Tifoze legena,shajne ekipin pse barazoi me danezet,sikur danezet te ishin lengaraqe dhe pa pervoje,po tifozet e brazilit cduhet te benin kur ekipi i tyre humbi me shifra te turpshme?-Bravo KOMBETARES.

  20. Behari Shkup says:

    Nuk meriton rrogen De Biazi, ai ka futur 4 mbrojtesa ne mesfushe si : Abrashi ( mesfushor mbrojtes), Kukeli (mesfushor mbrojtes), Lila (mbrojtes tipik krahu), Xhaka (mbrojtes krahu) , qe dtth mesfusha dhe sulmi perbehej nga 2 lojtare : Lenjani mesfushor krahu dhe Balaj sulmues qe eshte SKANDALOZEE, do e kuptoja po te luante , me 2 mesfushore mbrojtes dhe njerin krahe Lenjani tjetrin Vajushi, ndersa Meha para sulmuesit Balaj, qe formacioni i tille do ishte 4-2-3-1 edhe ky formacion konsiderohet mbrojtes e mos te flasim per formacionin e De Biazit qe ishte i perbere prej nje portieri , 8 lojtare mbrojtes prej tyre 2 me tipare mesfushe – mbrojtje ( Abrashi dhe Kukeli), asnje playmaker vetem Lenjani mesfushor krahu dhe Balaj sulmues SKANDALOZE, kur bashkelojtaret e Vajushit luajne per kombetaren e Bullgarise ( 3 prej tyre ne perberje te pare) Armando qenka not good enough !!!

  21. fatih says:

    Hakan shukur eshte I lindur ne turqi dhe thote jam arrnaut.por pirro yt ne greqi ka harruar buken me racion.300 euro?jo ju vetem tja u fus prifti grek pranoni qe jeno grekogone

  22. hosteni says:

    Keshtu do e pesojme gjithmon ne fund per sa kohe do grumbullojme ne kombetare ” trungje” si lila pa tru ,eshte per ti vene samarin jo te luaj futboll.urime te tjereve ishin mire.

  23. xhuxh musteqekuqi says:

    ondrra n diell..

  24. Hasan Hasani says:

    Gaboj trajneri me ndrimet e lojtarve , pse nuk futi Vajushin dhe Mehen me Salihin , Balaj mbante 3 lojtar ne shpine ,Cikalleshi nuk preku top .

  25. Sulejmani says:

    o Tema, nuk barazon Shqiperia. Barazon Danimarka.

  26. AK-47 says:

    EDhe pak dhe fillon e na del gjumi………….

  27. Roland Luçi says:

    Shqiperia kryeson grupin…

    Atmosfere fantastike ne Elbasan sot, qyteti qe porsa inauguroi stadiumin e ri priste Kombetaret e Shqiperise dhe Danimarkes.
    Atmosfere fantastike dhe ne stadiumin e ri, atmosfere qe per fat te keq nuk krijonte ate kulise te zjarrte mbeshtetese aq te domosdoshme per ekipin tone Kombetar ne kete ndeshje kaq te rendesishme te vlefshme per Europianin 2016, nje stadium per te cilin u harxhuan parate, por doli diçka e shpelare, gjoja olimpik dmth pak shkalle per spektatoret shperndare ne nje hapesire dhe largesi tejet te madhe nga fusha e blerte ku zhvillohej beteja nderkombetare qe bente qe mbeshtetja akustike e vizuale te shperndahej ne hapesire dhe vetem nje porcion i vogel i saj te mbeste brenda rrethimit te stadiumit. Fatkeqesisht!
    Se kujt dreqin i duhej “olimpiku” ne Elbasan, duhet pyetur edhe Kryeministri qe me sa duket ne momente euforie dhe megallomanie mori vendimin e gabuar.
    Po ndeshja: Kunder nje kundershtari superior pothuaj ne çdo aspekt futbollistik, ekipi yne i motivuar ne maksimum dha me te miren e tij, luftoi deri ne limit, me shpirt e lufte sportive te skajshme arriti te dale me nje pike nga kjo sfide europiane duke ruajtur pozitat kryesuese ne grup. Nje gol i me te mirit lojtar tonit sot, Lenjanit, qe me shpejtesine dhe depertimet e tij vertikale i shqetesoi me teper se sa mund ta mendonin danezet, beri qe Kombetarja jone te ishte ne avantazh deri pak minuta para fundit, duke na e bere te afert dhe gati realitet sensacionin. Sidomos po te ishte treguar pak sa me i sakte po ashtu Lenjani ne pjesen e dyte qe per pak sa nuk shenoi golin e dyte, gol qe do te ishte dhe ai i fitores…
    Por pothuaj…sepse pikerisht pikerisht portieri yne qe eshte nje pike e forte e ekipit, ne nje dalje disi te pastudiuar behet shkak per nje zoterim topi prej danezeve qe si shume here kete mbremje te rrezikshem e te qarte taktikisht shenojne 10 minuta para fundit, 10 minuta te lodhshme per ekipin tone pothuaj te dorezuar para danezeve dominues ne pjesen e dyte qe me topat e tyre vertikale rrezikuan disa here porten tone, shenuan golin e barazimit dhe per pak dhe ate te fitores ne sekondat e fundit, por qe Berisha e neutralizoi mjeshterisht.
    Nje pike qe po te kihet parasysh zhvillimi i lojes ku ekipi kundershtar zoteroi topin ne 63% te saj, eshte sigurisht pike e fituar dhe duhet te jemi te kenaqur.

    Po arbitri: Mu duk se ishte kunder nesh ne disa situata qe mund te ishin vendimtare, sidomos te nje penallti e padhene per ne ne pjesen e pare…

    Po transmetimi televiziv i stacionit shteteror TVSH: Me shume gafa, me pak kamera ne stadium, pa vene ne dukje si duhet skenat kryesore te ndeshjes, me nje komentim amator te bezdisshem dhe sidomos duke ju mohuar bashkatdhetareve jashte kufijve per te disaten here me radhe mundesine e shikimit dhe shijimit te ndeshjes se Perfaqesues Shqiptare, duke ua mohuar bashkatdhetareve tane shumemilionesh neper Bote mundesine e krenimit me Kombetaren e tyre, duke komercializuar ne kulm edhe ate simbol Kombetar qe praktikisht eshte i vetmi dhe me i suksesshmi ne venien ne dukje te unitetit tone kombetar etnik shqiptar, Kombetares sone te futbollit!

    Ne ndeshjen paralele ne Armeni, Serbia me shume fat merr nje pike ndaj vendasve dhe te marten ne Beograd pret Shqiperine ne nje ndeshje qe do te jete me teper se nje ndeshje futbolli, ndeshje qe me sa duket do te zhvillohet pa mbeshtetjen e tifozeve shqiptare, mbasi Federata serbe arbitrarisht po na mohon 5%-shin e vendeve ne stadium parashikuar ne rregulloren e UEFA-s.
    Suksese Kombetares!

  28. Tifozat Shqipcare jane joobjektive .
    Kjo vjen nga qe ata nuk ja kan iden realitetit ,por e shikojn boten me syt e tyre te mjergullt .
    Kjo kombetare fare hibritash s’mundet te dali e japi me shum vet surratit te saj prej katnari te “qyteteruem” !
    Tifozet shqipcare jane thjeshte nji turme histerike ,qe fluturojn mbi re pordhesh idiote dhe i gezojn rezultateve qe kondensohen posht ne toke pra mutit,qe i bie mbi koka .
    Loja me Danezet qe jane ekip mjaft i dobet ishte nji loje katnarce lojtare ordiner qe me futbollin e sotem skane asgje te perbashket .
    Dikush lart guxon te nxjerr sumen lart qiellit dhe perfytyroje serbine si nji kafshat , brenda kafkes se tij bestiale . Te qesh , me te till histerik ,s’do ishte korrekte ? . Serbia ka me ja shqy birrn e bythes berishes atij kallami rritur ne mut .
    I vetmi futbolliste i atij ekipi qe merito rrespekt eshte Lorik Cana (rrespekt) .

    Dhe si perfundim ;

    Te enderosh qiellin europianin mbi ret e fryra nga pordhet e histerikeve hibrite – eshte njelloj si te enderosh europen ne thellesi te bythes berishes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje