Serbët pyesin: Po luajmë kundër Shqipërisë apo kundër Kosovës?

14 Tetor 2014, 16:34Sport TEMA

Mediat serbe kanë ngritur pyetjen nëse po luajnë kundër Shqipërisë, apo kundër kombëtares së Kosovës dhe Metohisë, siç vazhdojnë serbët ta quajnë Republikën e Kosovës.

“Alo.rs” ka hulumtuar në formacionin titullar të kuqezinjve, duke evidentuar se pjesa më e madhe janë të lindur jashtë kufijve shtetëror të Shqipërisë, ndërsa në total, në listën e të grumbulluarve nga De Biazi për dy ndeshjet e tetorit, plot 13 lojtarë janë nga Kosova apo Metohia, raporton Koha Ditore.

“Ndryshimet në formacionin e ekipit kombëtar shqiptar deri në fillimin e ndeshjes mund të jenë të mundura, por pritet të ndodhë që në 11-shen titullare të Shqipërisë, tetë lojtarë të kenë lindur në Kosovë dhe Metohi. Nën emrin e Serbisë nuk kemi luajtur asnjëherë me Shqipërinë. Si Jugosllavi po, kemi luajtur katër herë.

“Blue” kanë katër fitore dhe një barazim. Golaverazhi është i qartë: 13-4. Përfaqësuesit e Federatës Serbe të Futbollit ishin në aeroportin “Nikola Tesla”, ku i pyetën miqtë nga Shqipëria nëse mund t’i kthenin 1 125 biletat e marra për tifozët e tyre, por drejtuesit e FSHF-së nuk pranuan. Më konkretisht, ata thanë: “Ne nuk kemi kohë të flasim për bileta këtu … Do të shihemi më vonë”, transmeton “Panorama Sport”.

Më vonë, Federata Serbe e Futbollit ka vendosur që biletat në fjalë të bëhen të pavlefshme!

Policia ka njoftuar se për shkak të ndonjë gjesti të pahijshëm ndaj mysafirëve, sikurse mund të jetë djegia e flamurit shqiptar, (e cila ka ndodhur më parë), çdo shkelës i tillë do të përfundojë menjëherë në burg, në përputhje me Ligjin për Parandalimin e dhunës në ngjarjet sportive”, shkruan mes të tjerash portali serb, “Alo.rs”.

10 komente në “Serbët pyesin: Po luajmë kundër Shqipërisë apo kundër Kosovës?”

  1. babec says:

    Po luani kunder:

    Betimi mi flamur (Himni i Flamurit)

    Rreth flamurit të përbashkuar,
    me një dëshir’ e një qëllim,
    të gjith’ atij duk’ ju betuar,
    të lidhim besën për shpëtim.

    Prej lufte veç ay largohet,
    që është lindur tradhëtor,
    kush është burrë nuk frikohet,
    po vdes, po vdes si një dëshmor!

    Në dorë armët do t’i mbajmë,
    të mprojmë atdhenë më çdo kënt,
    të drejtat tona ne s’i ndajmë;
    Këtu armiqtë s’kanë vënt.

    Se zoti vetë e tha me gojë
    që kombe shuhen përmi dhé,
    po Shqipëria do të rrojë;
    Për të, për të luftojmë ne!

    O flamur, flamur, shenj’ e shenjtë,
    te ty betonemi këtu,
    për Shqipërin’ atdhen’ e shtrenjtë,
    për nder’ edhe lavdimn’ e tu.

    Trim, burrë quhet dhe nderohet,
    atdheut kush iu bë theror;
    Për jet’ ay do të kujtohet
    mi dhét, mi dhét si një shenjtor!

  2. fieraku4u says:

    CFARE P…DH SEME QE JAN KETA SERBET. DUAN TI NDAJNE SHQIPTARE NE SHQIPTARE DHE KOSOVARE.

    DUAN TE KRIJOJN NDASI NE SKAUDER EDHE NE POPULL.

  3. Labi Vlore says:

    Kunder Shqiperise jeni duke luajtur.Eshte kaq e thjeshte per ta kuptuar!!Pse beheni budallenj kur keni mundesi te tregoheni njerez normal??Kosovaret jane Shqiptare.Kete ju Serbet e dini me mire edhe se Fatos Lubonja dhe disa Shqiptare te tjere te sojit te tij.

  4. NERISHA DHE BASHA LARGOHU SHQIPERIA BEHET VETEM ME RAMEN. says:

    2 in 1,pra ka dy shtete ne nje komtebare.Nuk mbeshtes asnji qe djek flamurin e kundershtarit

  5. era says:

    Mjeranet serbe u duket sikur po luajne me serbine. Eshte gje shume e bukur qe lojtaret jane nga Kosova!

  6. shtangisti says:

    Akoma nuk e kane kuptuar keta koqet serbe qe ka vetem nje shqiperi.Ajo eshte SHQIPERIA ETNIKE.

  7. Rei says:

    Kunder shqiperis tone te madhe…

  8. lali says:

    Mohim i Shqiptarise, teori e vjeter.

  9. Xhaja says:

    Shqiptaret mos i lejoni , mjafton qe lejoni dhe organizoni parada
    homosh dhe jeni ne rregull me evropen !!!!!!

  10. Perse jo says:

    Futbolli tregon forc mendore dhe jo pozicion gjeografik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje