Shkëlqim Hajdari ka reaguar pas lajmit se po këmbëngulet për shkarkimin e tij si kryetar i Shoqatës së Prokurorëve.
Ai thotë se me mbështetjen e kryeprokurorit Adriatik Llalla, Ida Ametlli dhe prokurorja Anila Qilimi, duan të bëjnë një mbledhje të paligjshme, për të shkarkuar atë.
Hajdari thotë se që prej mbledhjes së 3 tetorit, kur edhe ndodhi incidenti me kryeprokurorin Adriatik Llalla, ky i fundit është duke e përndjekur atë.
Ai shprehet se Llalla e shkarkoi atë vetëm dy orë pas rekursit që bëri për rikthimin në burg të ish-guvernatorit Ardian Fullani.
Hajdari shprehet se ai dhe disa prokurorë të tjerë janë vënë në presion nga Llalla dhe sipas tij, në Prokurorinë e Apelit tashmë është krijuar një skenë “Big Brotheri”, ku ata janë nën vëzhgim.
Hajdari vazhdon më tej duke thënë se mbledhja e Shoqatës së Prokurorëve është caktuar të bëhet më 9 nëntor, por zonjat në fjalë, të mbështetura nga Llalla, kërkojnë ta bëjnë këtë mbledhje para kohe, vetëm me qëllim shkarkimin e tij.
Ai shprehet për TemA se po bëhet një paligjshmëri.
Hajdari thotë se ai nuk e ka problem që të mos vazhdojë të përfaqësojë prokurorët, por fillimisht shprehet se duhet bërë transparencë për atë që ka ndodhur.
mos fol shume se je i kalibrit te gjin gjonit dhe ti o hajdar
E gjithe kjo eshte nje LOJE E NDYRE E SALI BERISHES!
Sali fshatari nuk la injorant e dallkauk duke I vendosur ne krye te institucioneve. Pasi e beri kete vend corb ne te gjithe sektoret dhe pervetesoj para e prona me kelyshet e tij. Tani ne rrime e degjojme njerez te handakosur si Llalla, Dollapi.Hajdari.kuliqi.Murrizi e ca mbiemra te llahtarshem qe sherbejne vetem per te pastruar halete. Reforma ne drejtesi te filloj me plepat e te vazhdoj me kusaret pasi dihen kush jane se kane vila e makina me vlere te pa justifikuar.