Veliaj: “Mbajtëm premtimin, asnjë vonesë në pagesat e shtresave në nevojë”

16 Tetor 2014, 13:23Sociale TEMA

Duke folur sot në Parlament për buxhetin faktik, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka deklaruar se ky është viti i parë pas tetë vitesh, që shtresave në nevojë nuk u janë vonuar pagesat. Duke nënvizuar faktin se rritja e të ardhurave këtë vit u përkthye në më shumë pagesa për njerëzit në nevojë, Veliaj tha se vendimi për të paguar borxhet e qeverisë së kaluar ishte i drejtë.

 “Pyetja që kemi sot është: A ishte vendim i drejtë që qeveria jonë të paguante borxhet e qeverisë së kaluar borxhet e ish të përndjekurve, të personave me aftësi të kufizuar, me ndihmë ekonomike që kishin nga 6 muaj që nuk i merrnin kur ne erdhëm në qeveri? Nuk besoj se ka shqiptarë që thotë jo. Ne jemi krenarë që ky ishte viti i parë kur për të gjitha shtresat në nevojë, përfshirë rreth 700 mijë pensionistë, 12 mijë ish të përndjekur, 165 mijë persona me aftësi të kufizuara dhe 108 mijë familje me ndihmë ekonomike, për herë të parë në tetë vjet nuk patën asnjë ditë vonesë në pagesat e tyre”, deklaroi Veliaj në Kuvend.

 Sipas tij, qeveria shpenzoi 2.7 milion dollarë për të punësuar mbi 3 mijë njerëz nga fondi i nxitjes së punësimit sepse “për ne punësimi është prioritet, kurse për palën tjetër jo. Vitin tjetër do ta dyfishojmë fondin e nxitjes së punësimit”.

4 komente në “Veliaj: “Mbajtëm premtimin, asnjë vonesë në pagesat e shtresave në nevojë””

  1. JEta says:

    e i madh Erjon, dita-dites po i tregon te Shqipetareve qe e meriton postin qe ke.

  2. mer says:

    erion

    te keqen vellai.mos na dil perdite ne tv per aritje te papara se je bere si kopje e sales.

    aman te keqen po ben konferenca nga 5 ore ,se vete ne pune ne mengjes gjysem ore me shpejt!!!!!!!!!!

  3. Kris 1 says:

    Po mor trim i xha Sulos ,
    po borxhet ndaj ish ushtarakeve kur do ti ktheni?

  4. beni says:

    Ne fakt nuk kemi dyshuar ndonjehere se sdo ta mbaje premtimin, cke thene deri me tani e ke bere dhe me cdo gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje