Robinjo akuzohet për përdhunim sërish

22 Tetor 2014, 18:44Sport TEMA

Sulmuesi brazilian i Santosi, Robinjo, është akuzuar sërish për përdhunim.

Sipas mediave italiane ngjarja supozohet të ketë ndodhur në janar 2013 në një restorant të Milanos.

Një 18 vjeçare braziliane ka kryer denoncimin dhe në kohën kur pretendohet përdhunimi 30 vjeçari Robinjo luante ende me Milanin.

Robinjo ka qenë në një restorant me familjen e tij dhe disa prej futbollistëve të Milanit.

Pasi ka përcjellë gruan dhe fëmijët në shtëpi, ai është rikthyer sërish në restorant ku ka takuar 18 vjeçaren braziliane dhe më pas ka dalë i shoqëruar më vonë, duke kryer sipas saj, edhe përdhunimin.

Robinjo është akuzuar edhe në 2009 kur luante në Angli me Mançester Siti-n, por atëherë arriti t’i shmanget dënimit./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje