Deputeti socialist: Nuk do ta hetojmë Nishanin, edhe pse ka qenë shumë aktiv në KLD

23 Tetor 2014, 09:26Politika TEMA

Pak ditë më parë, nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa, duke justifikuar shkeljet e tij me postin, ka thënë se për ato që akuzohet nga mazhoranca, duhet të hetohet edhe presidenti Bujar Nishani.

Kjo, pasi sipas tij, edhe ai ka qenë i përfshirë në vendimet e marra nga KLD, për të cilat akuzohet Çefa.

Por, deputeti socialist, Ulsi Manja, ka thënë se mazhoranca nuk do ta hetojë Nishanin.

Jo, ne nuk do të merremi me presidentin e Republikës, pavarësisht se presidenti ka një rol të caktuar në KLD, është kryetar dhe me ligj përcakton rendin e ditës së punës në mbledhjet e KLD-së, tha Manja për “Ora News”.

Konstatohet lehtësisht se presidenti ka qënë shumë aktiv në vendimarrjet e drejtësisë.

Por gjithsesi,kjo ngelet për t’u çmuar nga vetë presidenti i Republikës sesa ai është serioz në ushtrimin e funksioneve që i ka ngarkuar Kushtetuta dhe ligji në raport me pushtetin gjyqësor.

Aktiviteti i Kuvendit ndalon këtu”, ka thënë deputeti socialist./b.l

 

4 komente në “Deputeti socialist: Nuk do ta hetojmë Nishanin, edhe pse ka qenë shumë aktiv në KLD”

  1. ivani i madh says:

    e ju hengret nje mortje. Lereni te livadhise akoma sakatin e presidences dhe te emeroje njerzit e SHQUPIT dhe te Berishes e ju me vone ti hani mutin.

  2. transporti says:

    Po pse o ,Manjani kushtu do te beni shtet ju , gjithmone te kam vleresuar per intervistat e tua kurajoze dhe te drejteperdrejta po kete here e ke qelbur fare. Ne ka anetar KLD qe duhet shkarkuar urgjentisht eshte presidenti i Republikes se te gjithe pas jane ushtaret e tij , Ti kete gje duhet ta dish dhe nuk pret ta thote populli i tjeshte.

    1. tao says:

      beji nje transport trurit.eshte manja ish prokuror tani deputet i dibres kurse manjani eshte zv minister i lsi

  3. plaku says:

    transporti,
    Te me falesh, une jam nje qytetar i thjeshte dhe nuk marr vesh nga ligjet dhe Kushtetuta por di te lexoj nje çike . Ne Kushtetute Neni 90 pika 1 thuhet se Presidenti i Rupublikes NUK ka pergjegjesi per aktet e kryera ne ushtrim t detyres se tij.

    ” Neni 90

    1. Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij.
    2. Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.
    3. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra. ”

    A duam te behemi nje here shtet APO jo ?!! Shteti ka kushtetute.Ajo qe eshte ne kushtetute duhet zbatuar pa tjeter. Ne se populli nuk eshte dakord duhet qe ai nepermjet te zgjedhurve te tij te luftoje ne Parlament per ta ndryshuar. Ajo qe eshte ne kushtetute eshte e shenjte dhe duhet zbatuar, ne te kundert kthehemi me DIKTATURE.

    Pershendetje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje