Platini "kryqëzohet" për korrupsion me Botërorin e Katarit

23 Tetor 2014, 12:52Sport TEMA

The Telegraph

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini ndodhet nën presion për të shpjeguar takimin e fshehtë me njeriun që është në qendër të skandalit për organizimin e Kupës së Botës në Katar. Dokumentat që ka shtënë në dorë The Telegraph tregojnë se Platini u takua me Bin Hammamin për mëngjes, pak kohë përpara se ish futbollisti të takohej me Nicolas Sarkozynë, në atë kohë president i Francës, me djalin e Emirit të Katarit dhe kryeministër i vendit, për drekë në Pallatin presidencial. Një vit më vonë, kompania shtetërore e Katarit “Qatar Sports Investments” bleu Paris Saint-Germain, skuadra e preferuar e Sarkozysë. Djali i Platinisë, Laurent, u bë drejtor i përgjithshëm tek Burrda, një kompani sportive në pronësi të Katarit.

Mishel Platini, një prej njerëzve më të pushtetshëm në futbollin botëror, të hënën në mbrëmje ishte nën presion që të shpjegonte një takim të fshehtë me personin që është në qendër të skandalit të Kupës së Botës në Katar. The Telegraph ka zbuluar të dhëna që Platini, një ish futbollist i kombëtares së Francës dhe president i UEFA-s, organi qeverisës i futbollit europian, ka patur një bisedë private me Mohamed Bin Hammamin, katarioti që ka paguar miliarda stërlina për zyrtarë të futbollit në të gjithë botën.

Dalja e informacionit për këtë takim nënkupton që Franca është bërë i pari shtet europian që përfshihet në skandalin e rryshfetmarrjes, që deri më sot ishte kufizuar në vendet e Afrikës dhe Karaibeve.
Mësohet se takimi ka ndodhur pak përpara se FIFA t’ia jepte të drejtën e organizimit të Kupës së Botës 2022 Katarit, dhe se Bin Hammami loboi personalisht tek Platini për të mbështetur kandidaturën e Emiratit.
Anëtarët e komitetit ekzekutiv të FIFA-s votojnë në fshehtësi, por Platinia ka bërë të ditur se ka votuar për Katarin, në votimin që u zhvillua në 2010-ën. Ai ka mbështetur edhe propozimin për të zhvendosur zhvillimin e turneut në dimër, për të shmangur nxehtësinë ekstreme në Katar gjatë verës.
Një prej anëtarëve të komitetit ekzekutiv tha se ata ishin “të tronditur” nga zbulimi i bërë për takimin.
Australia dhe SHBA, të cilat humbën garën përballë Katarit lanë të kuptohet se do të riparaqesin kandidaturat e tyre. Pati madje një të dhënë që edhe shpresat e Anglisë për organizimin e Botërorit 2018 mund të ringjalen, për arsye se edhe votimi për Rusinë është duke u rishikuar. Vendimet për të dy Kupat e Botës u morën në të njëjtën ditë.
Dokumentat që kanë dalë tregojnë gjithashtu se Bin Hammam:

-Ka diskutuar marrëveshje tregtare me zyrtarë të vendeve me të drejtë vote në vendimin e marrë në vitin 2010, duke përfshirë edhe një marrëveshje gazi me Tailandën

-U ofroi makina pjesëtarëve të FIFA-s

-Diskutoi për vende pune për familjet e disa anëtarëve të FIFA

Këto zbulime rritën edhe dyshimet për paanshmërinë e disa zyrtarëve të FIFA-s, pas pretendimeve gjatë fundjavës se Bin Hammami ka shpërndarë 3 milionë stërlina si rryshfete për delegatë të FIFA-s.
Dokumentat që ka shtënë në dorë The Telegraph tregojnë se Platini u takua me Bin Hammamin për mëngjes, pak kohë përpara se ish futbollisti të takohej me Nicolas Sarkozynë, në atë kohë president i Francës, me djalin e Emirit të Katarit dhe kryeministër i vendit, për drekë në Pallatin presidencial në nëntor 2010, një muaj para votimit.
Një vit më vonë, kompania shtetërore e Katarit “Qatar Sports Investments” bleu Paris Saint-Germain, skuadra e preferuar e Sarkozysë. Platini e ka mohuar gjithmonë që Sarkozy i ka kërkuar që të votojë për Katarin, por në një intervistë ai ka thënë: “U ftova në darkë me Sarkozynë, aty ku ishte edhe kryeministri i Katarit. Asnjëherë gjatë darkës nuk më kërkuan të votoj. Ishte më shumë për “mbështetje”. E dinin që do të isha i pavarur”.
Djali i Platinisë, Laurent, u bë drejtor i përgjithshëm tek Burrda, një kompani sportive në pronësi të Katarit. Platini ka thënë gjithmonë se roli i djalit të tij nuk kishte lidhje me votimin….

Marrë nga Bota.al

28 komente në “Platini “kryqëzohet” për korrupsion me Botërorin e Katarit”

  1. Vk says:

    Ia futi Blatterit ky gjeli i vogel por ne te njejten dite qe tha se nuk do e mbeshteste me kandidaturen e tij i dalin ca andralla takimesh qe do t’i hane koken…. Te pakten te na japin 3 piket ne (pavaresisht dukes qe nuk i do)

    1. Arber says:

      Kjo tregon me se miri qe Platini eshte i korruptuar. Pra deklarata e Presidentit te Federates Serbe toi Futbollit Karaxhic se Platini me siguroj qe do te jepej ndeshkim Shqiperise tregon qe serbet e kane paguar mire dhe ai do te denoje Shqiperine. Te presim e te shohim vendimin.

  2. maximus says:

    hiqeni sa me pare kete barkderr te koruptuar.

    1. Henri says:

      Ndoshta ia kane dhene noj dore me

  3. stela says:

    Eshte shoku I Dukes, matrapaz, qe do gjykoje ndeshjen Shqiperi-Serbi. Ta qerrojne edhe te vene Kaiserin Beckenbauer, pastaj I fusin gishtin edhe Dukes.

  4. mirel says:

    Katarioti, si Himarioti..Sarandioti, Kucioti..

  5. Ironik says:

    O shkerdhate burre, mbroje veten tani mqs “politika sduhet te perzihet me futbollin”, korrupsioni lejohet? B.thq.r francez.

  6. illyrians says:

    Ja dhe kryelegeni francez Platini, qe nuk eshte i besueshem ne asgje, biles edhe ne rrobat qe vesh. Ky gjeli francez qe hamendesonte drona me bomba, qe nuk tha gjys fjale per racizmin dhe dhunen primitive te serbeve, qe tha qe nuk duhet te perzihet futbolli me politiken.. Po tani o kendez francez, cfare ke per te thene?? Njeri i ulet. Me iku i gjithe respekti qe kam patur per ty si futbollist i kombetares franceze dhe ish lojtar i Juventusit..

  7. Çiljeta says:

    Hahahahahahahaaaaaaa….!Qeshu moj rini, qeshu, se bota është e jote…(pa lidhje…siç pa kuptim dhe pa lidhje, është dhe artikulli…sipas motos berishiane: Gërmo, gërmo nëpër gjirize, sepse të paktën do të bjerrë erë…!)

  8. kuq e zi says:

    Sma merr mendja
    Platini per nje nder rron prandaj shqiperia neser do kete drejtesi!!!
    Robt ku ti kesh kolere e dreqit

  9. ky says:

    Ku po qe eshte lajm

  10. Zef Kallami says:

    Simbas percaktimit te shkjaut Serb Nikolic qe na tregon te civilizohemi mbas 100 vitesh.Vrej qe shtetet e civilizuara u mbakan nga individ te korruptuar.Atehere ku qendron civilizimi.

  11. LORA says:

    “The Telegraph” ,vetem nga anglezet mund te vinte ky informacion i shumepritur.
    E paskan vene ne rreth te kuq anglezet,,,,tash do t’kenaqem me degradimin e merituar qe do t’i bejne platini-kurves.
    Dite e mbare kjo e sotmja,,,,po me e mbare qofte e nesermja per Kombetaren e futbollit shqiptar dhe per tere Kombin tone.

  12. haaaaaaaahha says:

    -ky eshte bastard,qe shkaterroj futbollin evropian…burg plera…

  13. salah says:

    Organizata të huaja, sportive, politike, biznesi, organizata lobimi, Frank Wisner, diplomatë, ambasadat, OSBE, NATO, Banka Botërore, BESH korrupsioni janë motori në botë, shkollat ​​për mitëmarrje dhe mashtrim

  14. Sh says:

    Te doli haku i Shqiperise vaffanculo !!!!!

  15. bobi says:

    “Asnjehere nuk me kerkuan te votoj. Ishte me shume per mbeshtetje” thote ky ordineri…. njesoj si Rama qe thote: nuk do rritet çmimi i energjise elektrike por ju do paguani me shume… :p

  16. Platini Mishel Hammami. says:

    Une kete Hamamin nga Katari nuk e kam takuar asnjehere. Keto jane shpifje te armiqve tane tradicinale, Anglezeve. Ata thjesht po thone qe edhe une jame nje hamam, por une nuk e pranoj. Edhe shefit tim Sarkozine e kane etiketuar si hamam, por nejse turpi per burrat eshte. Te rrojne sterlinat a Katarit. Dora vete Platinium i ndryshkur.

  17. Cili says:

    Ciljeta thote me larte qe eshte i sajuar ky artikulli. Merre Cili, hiqi sytjenat nga syte vuri atje ku duhet dhe lexoje:

    http://www.telegraph.co.uk/sport/football/world-cup/10871065/Qatar-World-Cup-2022-France-embroiled-in-corruption-scandal.html

  18. Mali says:

    Fils de pûtes.

  19. beni says:

    Nese gjykimi do te ishte jo ne favor te shqiperise,atehere mu si qytetar e shqiperise do te merzitem shume, jo per tri piket por edhe europa qenka si shqiperia dhe mos me keq.

  20. Zef Kallami says:

    I korruptuari do na beje drejtesi per ndodhine Serbi Shqiperi.Te quajsh nji njeri te korruptuar don te thote qe asht i pakarater.Per interres te parave shet babe e nane dhe femijte ne kurvllek.

  21. ARUSHA says:

    feja e ketyre eshte vetem paraja dhe vrasja

  22. dajti says:

    Ky platini duket qe eshte nje legen dhe historite e tij te korrupsionit me boterorin ne furren e nxehte te katarit kane vite qe kane dale. Ai eshte nje megaloman i neveritshem qe i del ne mbrojtje hapur serbise pa pasur as turp per idiotesirat qe thote.

  23. karabuxhuman hajdarcari i perpjete says:

    ky esht korrupsjon dhe jo ai qe thos se ka n shqipni
    korrupsjon polici me nji berrexoll dhe dy dopjo raki!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

4 Komente

  1. ラブドール販売

    axb ラブドール XS DOLLSからのニュースと勧誘:プロセスに機能的な参加をしてください!

    Përgjigjjuni
    1. ラブドール販売

      dh168 リアルなダッチワイフはあなたに幸せをもたらします女性のためのダッチワイフを購入する理由セックス人形はあなたの性的健康を変えることができます160cmアジアシリコーンセックス人形輸出用

      Përgjigjjuni
      1. ラブドール トルソー

        ラブドール 挑発的な下着であなたのダッチワイフをドレスアップすることはあなたの最も顕著な喜びの1つになることができます

        Përgjigjjuni
        1. ラブドール 激安

          YourDoll株式会社 妊娠中の半分は大人の人形を購入しました

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje