Polici
a e Parmës ka ndërrmarrë mëngjesin e së hënës një operacion anti-drogë, në përfundim të të cilit është shkatërruar një bandë italo-shqiptare, e cila përpunonte drogë të llojit heroinë. Policia ka zbuluar laboratorin ku përpunohej heroina dhe ka arrestuar 10 shtetas mes të cilëve 7 shqiptarë dhe 3 italianë.
Hetimi ka zbuluar ekzistencën e një shoqate mes shtetasve italian dhe shqiptarë të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, çonin në Itali sasi të mëdha të heroinës të pastër dhe pastaj e përpunonin në një laborator në Parma. Droga shitej në rrugët e Parmas dhe Reggio Emilia, ku tregtohej në qese jo më pak se një kilogramë.
Policia italiane mundi të sekuestrojë 13 kg heroinë, rreth 3 kg kokainë dhe 13 mijë euro para dhe shkatërroi laboratorin për përpunimin dhe transformimin e drogës.
Hetimet mbi grupin kriminal përfunduan në maj 2014, ku u zbulua se grupi posedonte një sasi prej rreth 60 kg heroinë të pastër, te cilen pas përpunimit e nxirrte në treg ne një sasi prej 480 kilesh, e cila shitej si “heroinë rruge”.
Shitja nga përpunimi mendohet se kap vlerën e mbi 20 milionë eurove.
Personat e arretuar nga polica janë Artur Bregu, Velino Koroveshi, Lauert Greca, Gezim Hasa, Denis Tafili, Ded Bajraktari, Bledar Brahimi, Marcello Panariti, Davide Cavalli dhe Tommaso Villirillo./j.h
Ose Marcello Panaritin, ose Velino Koroveshin e paskemi shitur per italian…
Na qelben rracen keto klyshe idiotesh! Allah belaversen ketyre qenve!
Keta te gjorit jane USHTARET qe genjehen per pak leke,truri i mafjes eshte ne territorin shqiptare qe neser ose pas disa ditesh do nisin,transportojne perseri nepermjet ushtareve te pa pune, dhe fukareje.
Mgjate nje KOMPLIMENT per POLICINE….!
Si nuk pati nje lajm droge qe te jene perfshire greke dhe serbe more amaniiiii.
Shqiptari, more, Shqiptariiiiiiiiiiiiiiiii.
Ka te drejte Europa qe na ka vene kufirin, ne jemi qenie barbare
Mafja serbe jane nga me te rrezikshmit ne europe duke qene se jane ish paraushtaraket e genocidit. Por skane pse gazetat shqiptare te japin lajme per cso arrestim qe behet ne bote