Heqja e fashës 300 kw nuk do të prekë ekonominë e pensionistëve kryefamiljarë, personave me aftësi të kufizuar apo atyre që marrin ndihmë ekonomike. Kryeministri Edi Rama premtoi se për këto kategori do të ketë rritje të masës së pensionit apo të ndihmës ekonomike në mënyrë që t’u kompensohet pagesa e energjisë pas heqjes së fashës. Kjo u shpreh nga Kryeministri gjatë një bashkëbisedimi me pensionistë e përfaqësues të PAK, që po mbahet në “Sallën e Hartave” në selinë e Këshillit të Ministrave.
Rama theksoi se masat e ndërmarra nuk janë në kurriz të më të dobëtëve, apo atyre që e paguajnë energjinë, por veprojnë ndaj atyre që e vjedhin atë.
“Këto masa nuk janë në kurriz të fukarenjve, nuk janë në kurriz në më të dobëtëve. Ka një spekulim mbi këtë që kemi nisur, shumë njerëz kërkojnë të justifikojnë vjedhjen me varfërinë. Askush nuk shkon në dyqan të marr bukën e të iki pa paguar, e të thotë skam me se të paguaj. Asnjë pensionit nuk manipulon sahatin apo të bëjë lidhje të jashtëligjshme. Pensionistët janë pagatorët më të rregullt.
Na vijnë nga bizneset dhe shumë të kamur që fshihen pas fashës mbrojtëse. Përgjigja është e qartë dhe shumë shpejt do të jetë fakt konkret në xhepat tuaj. Pensioni i çdo pensionisti kryefamiljar, dhe pagesa për ata ata që marrin ndihmë ekomomike dhe personat me aftësi të kufizuar do të rritet. Asnjëri nuk do të kursejë për të paguar energjinë elektrike.
Kjo reformë nuk prek mbijetesën. Dhe do të garantojmë që ky vend të lajë njollën e madhe të turpit që jeton duke vjedhur energjinë elektrike e duke i hapur vetes gropën”, tha Rama.
Në vijim ai shtoi se vite me radhë kjo situatë është lënë kështu pa marrë masa, duke theksuar se politikanët për vite të tëra kanë preferuar ta mbajnë popullin në gjumë.
“Na duhen tre vjet për t’u marrë me këtë periudhë për t’ia dalë e për të mos ia lënë të tjerëve në dorë”, theksoi Kreu i Qeverisë.
Duke iu referuar heqjes së fashës 300 kilovatëshe, Rama tha se vendi ka qenë para dy alternativave rritjes së çmimit dhe heqjes së fashës prej 300 kilovatësh. Sipas Ramës, kjo fashë ka qenë një farsë e vendosur me idenë që pas meje të bëhet ç’të dojë.
“Ne kemi një problem të trashëguar që lidhet me ju, njerëzit në nevojë që është fasha e 300 kilovatëve. Por kjo është kthyer në mburojë për ata që vjedhin energjinë.
Ne do të heqim fashën. Kemi qenë para dy alternativave, të heqim fashën ose të rrisim çmimin. Rritja e çmimit ishte shumë e dhimbshme. Heqja e fashës i jep fund një farse, që është luajtur me idenë që pas meje të bëhet ç’të dojë. 300 kliovatëshi u vu si pjesë e kësaj farse. Ne jemi të detyruar të përballemi me problemin.
Dhe të mos përsërisim fajin ndaj jush, duke iu thënë shiko ne do ju mbrojmë e duke iu lënë në rrugë. Po të shikosh edhe shpenzimet e buxheteve këto para nuk janë shpenzuar. Ne po përgatitemi të rrisim pensionet e gjithë pensionisteve që janë kryefamiljarë dhe të rrisim pagën e gjithë personave që jetojnë me ndihmë ekonomike si dhe pagën e personave me aftësi të kufizuar”, tha Rama.
Kryeministri Rama ndërsa i është përgjigjur pyetjes së një personi me aftësi të kufizuar se nëse do të arrestohen debitorët e kësaj kategorie ka theksuar se nuk është vajtur në dyert e pensionistëve, paraplegjikëve apo konsumatorëve, por në derën e bizneseve.
Ai shtoi se nuk janë arrestuar fukarenj, por janë arrestuar njerëz që kanë njësi tregtare apo punonjës të kompanisë, pasi kanë përgjegjësinë më të madhe.
“Besoj e keni vënë re në këto dy ditë që nuk kanë vajtur në derën e pensionistëve, paraplegjikëve apo konsumatorëve, por në derën e bizneseve. Nuk janë arrestuar fukarenj, por janë arrestuar njerëz që kanë njësi tregtare. Janë arrestuar punonjës të kompanisë, pasi kanë përgjegjësinë më të madhe.
Në vend të garantojnë që kompania të marrë atë që duhet bëjnë lidhje të tjera manipulojnë sahatet në këmbim të lekëve. Pjesën më të madhe të gjëmës e bëjnë atë që kanë jo atë që s’kanë. Nuk jemi në këtë kolaps se një familje e varfër ndez llambën. Ne nuk mund të amnistojmë energjinë elektrike.
Askush nuk mund ta përfytyrojë të vjedhë energjinë elektrike. Jemi vendi që e vjedhim dhe nuk e kursejmë. Jemi vendi që shumë kush që nuk paguan, ndriçon gjithë oborrin e ndërmarrjes ditë natë. Në vendin më të pasur të Europës, në Gjermani nuk e përfytyrojë të ikin e të lënë dritën ndezur.
Nuk do përdorim atë skemë subvencionimi, por do të rrisim pensionet, ndihmat ekonomike dhe pagat për PAK që askush mos ketë problem të paguajë energjinë”, tha Rama. /gj.k/
Me qarte nuk ja ku te shkoje. Bravo. Ligji mbi kedo
Zoti kryeminister!
Doni,qe te zhduket VJEDHJA E ENERGJISE ELEKTRIKE sa me pare e nje here e pergjithmone?
Pervec kontrollit qe ben vete CEZ-i per kete qellim,mendoj se duhet te caktoni nje NJESI TE VECANTE KONTROLLI ne vartesi te kryeministrit,qe te KONTROLLOJE PUNEN E PUNONJESVE TE CEZ-it ne lidghje me administrimin dhe pagesen e perdorimit te saj!
Kjo njesi te kete te drejte jo vetem te kontrolloje CEZ-in,por edhe te propozoje DENIME deri me BURG per punonjesit e saj kur kapet VJEDHJE TE ENERGJISE NE ZONEN E TYRE!!!
Ne se vjedhesin e energjise e kap vete punonjesi i CEZ-it ai te shperblehet me nje PERQINDJE TE CAKTUAR sipas shumes se KAPUR TE VJEDHUR!!!
Kjo do motivoje faturistet dhe elektricistet,por edhe do te kete nje KONTROLL special mbi ata!
Ne rast se VJEDHESIN E KAP NJESIA E KONTROLLIT TE KRYEMINISTRISE,atehere bashke me vjedhesin te denohet edhe personi pergjegjes per ate zone!!
Keshtu,te gjithe ata,qe do pranojne te punojne ne CEZ,do t’i therresin memdjes:O se te BEJNE PUNEN TAMAM,OSE TE IKIN PA U FUTUR NE BURG!!!
RROGAT E TYRE DUHET TE RISHIKOHEN SERIOZISHT!!!
ju lumte per reformat dhe vendosmerine . Kjo tregon se shtet mund te behet
Kjo do te thotw se spreket shqiptari i thjeshte, kjo ka rendesi. Ata qe konsumojne shume serisht perfitojne.
une qe paguaja 87 mije leke me fashen e vjeter tani me bie 70 mije, pra me mirw pwr te gjithe
Mire shume per te gjithe, ishte shume i qarte Rama . Bravo per nismem ligjore
Ky kompesimi behet pas apo para vdekjes per pensionistat???
Super kryeministri si gjithmon krijon lehtesira per popullin ?
Zoti kryeminister!
Jemi dakort,qe ju te merrni masa drastike kunder abuzuesve te energjise elektrike,por nuk keni thene se si do t’i kompesoni pensionistet apo invalidet!
Deri me sot,qeverite ANTI HUMANE si te PS-se edhe PD-se,jane TALLUR RENDSHEM gjoja me kete PALO KOMPESIOM!!!
Deri me sot kompesimi per energjine elektrike prej mbi 10 vjetesh eshte rritur vetem 350 leke,aq sa 5-6 kasfe,ndersa kompesimi per buken 150 leke!!!
Per SHUMA TE TILLA TALLESE DHE POSHTERUESE NUK KA NEVOJE NJERI,zoti kryeminister!
Ne fund te fundit NUK KA NEVOJE TE BENI KOMPESIME MBALLOMA,por rriteni PENSIONIN E PLEQERISE NE ATE MASE SA TE USHQEHET SI NJERI NORMAL E JO SI LYPES NJE PENSIONIST!!!
Ajo energji elektrike,qe ju prodhoni sot e 24 vjet eshte mbi te gjitha SAKRIFICA DHE DJERSA E PENSIONISTEVE ashtu si edhe qindra UZINA,FABRIKA ,KOMBINATE,ARMATIMI GJIGAND I USHTRISE etj,qe u GRABIT NGA MAFIA NE PUSHTET dhe ne kemi marre vetem ca LETRA PA VLERE SI KOMPESIM I NJE JETE TE TERE!!!
Si mund te jetoje sot nje pensionist me 15 apo 20 mije leke ne muaj,kur nuk ka 5 leke per t’i blere nje akullore niperve e mbesave???
HAPU,ZOTI KRYEMINISTER!!!
PENSIONISTET NUK KANE NEVOJE PER LEMOSHA,POR PER NJE PENSION DINJITOZ,AHTU SIC UA JEP PENSIONIN CDO SHTET EUROPIAN SHQIPTAREVE KU ATA PUNOJNE JASHTE!!!
Dhe pastaj shqetesohemi se pse himariotet apo dropullitet i gezojne pensionit grek prej 300 eurove!!!
PO PER …..PENSIONET E ISH USHTARAKEVE,a ke menduar gje zoti Rama???
Se boll na trajtoi banditi Sali Berisha si …..KULAKE!!!
e ke dhi fare ktu.nuk hajn bar njerezit mor..thuaj realitatin se me rfrena boll jena msu
U bene berishistet per tre-fazor
Kjo mase ishte me se e nevojshme, ju pergezojme.
Ka plot njerez, te mbeshtjelle me pushtetin qe i jep karta e anetaresise se partise qe ishte ne pushtet, qe nuk e paguajne energjine elektrike, qe ndezin kondicioneret dite-nate, qe nuk e dine se cfare eshte nje fature energjie elektrike, qe kane nga 4-5 linja. Duhet t’i vije fundi kesaj pabarazie.
Jane mesuar bizneset, qe pervecse harxhojne shume me teper se nje familje e zakonshme e ketij vendi, paguajne shume here me pak.
Bizneset e medha sidomos, sherbetoret e pushtetit te kaluar, qe faturoheshin afrofe, sa nje familje. Turp i zotit, duhet ndeshkim pa meshire per hajdutet.
Erdh kjo dite edhe per ne Shqiperi. Ne asnje vend te botes nuk ndodh vjedhja ne kete menyre. Tani besojme se nuk do te kete me nderprerje te energjise elektrike, se njerezit te vene para pergjegjesise per te paguar aq sa shpenzojne, nuk do ta shperdorojne dot me energjine elektrike, do ta kursejne.
Shikoni se cfare KRIMI behet neper fshatrat e gjithe Shqiperise!
Fshataret e kane per MBURRJE qe te lene ndezur nga 10-15 llampa tere naten,qe te duken si SHTEPI E FORTE!
Eshte i njejti tagerllik,si e atyre,qe mbushin qafen me litare te florinjte dhe gishtat e duarve me unaza floriri per t’u dukur si CUBA!!!
Kuptohet se neper fshatra e VJEDHIN ME BOLLEK ENERGJINE se punonjesit e CEZ-it jane te KORRUPTUAR!!!
Nga pervoja ime kam nxjerre,qe ne sistemin energjitik punojne NJEREZ TE PA AFTE PROFESIONALISHT qe nga faturistet e deri tek drejtuesit e saj ne rang INXHINJERI etj!!!
SHKURT:NUK DINE NGA LIDHET GOMARI!!!
Per kete NUK DINE TE KAPIN HAJDUTIN ose bashkepunojne me ate qe vjedh!
Para vitit 90 nje person i cili kishte goxha reputacion ne profesionin e tij (per arsye etike nuk po ja permend emrin), kish bere nje lidhje te fshehte te linjes elektrike ne apartamentin ku banonte.
Pasi u konstatua abuzimi, personi ne fjale u denua me disa vite burg, dhe humbi prestigjin ne shoqeri. Edhe pasi vuajti denimin dhe doli nga burgu, levizte rrugeve i trembur dhe i turperuar, qe te mos takonte njeri.
Keto 20 vite vjedhja e energjise ishte bere mode jo vetem per shume nga konsumatoret familjare, por edhe per bizneset.Askush nuk kishte turp, madje e ndjenin vehten si trima dhe te zgjuar.Tani ka ardhur koha e ndeshkimit per abuzuesit.
Po presim recitimin e radhea te Lulushit dhe shpifjet e Saliut qe i dhimbset shume populli e sidomos pensionistat e ish ushtaraket…
Çojeni kete reforme deri ne fund si ato turpet qe kish bere saliu me Lazeratin, Dukagjinin, lojrat e fatit, pra me nje Shqiperi informale. Bejeni se lam nam. Keneta e Durresit, Bathore, Paskuqan, Kamez dhe jo vetem… grabiten token e te tjereve, por nuk paguajne as energjine per te fituar vota te liqt…
Mos genje zoti Rama, se heqja e fashos prek te gjithe duke filluar qe nga pensionistat te paret. Eshte shume e thjeshte, te gjithe do te paguajne me teper. Eshte me e sakte ti thuash te verteten njerezve, se sa te perdridhesh me duar e kembe para mediave dhe televizioneve. Por ti nuk faj, sepse si piktor qe je ose nuk di ose nuk do te besh matematike. Vota ime kunder ne zgjedhjet lokale, bile e ndjej veten budalla qe kam kontribuar dhe votuar per qeverine tende. Mbrapa djellit shkofshi!
Te shohim ku do te dale Rama…Ka vene shume mish ne zgare. Ketu o helmohen te gjithe ose behemi Norvegji. ( Ideja e ngjashmerise me Gjermanine u perdor nga te tjere me pare )
FaSHA nuk duhej te hiqej, mund ta rrisje pak cmimin pas 300kv,dhe te kufizosh vjedhjet,po ashtu e ke gabim Z.RAMA dhe me gjoben per semafor 400 mije leke,e mbrojte keto te dyja sot para pensionisteve,por ta dish se e ke vene kazanin ne zjarr te vloje,populli te ngrihet ne protesta per te ndaluar rrjepjen policore e qeveritare.
Shum mire le te paguajn energjin elektrike ajo eshte prone e ketij popuulli. E ku eshte pare nderton pallate e shiten 80 miljon leke e firma qe i ka ndertuar nuk paguan asnje leke por lidhin tela si merimaga.hapin byrektore ,lokalete ndryshme dhe shperdorojne cdo dite leket e popullit dhe paguajn fatura qesharake,I Mesoi qeveria e Berishes te mbjellin hashash, te vjedhin energji ,jo ky shtet duhet te behet , dhe bravo i qofte Z, Edi Rama.
Po te shikohet pak puna e punojsve te keshi sepse cez shperndarje i mesoj me rroga te larta , makina e shume perfitime te pa merituara.
Duhet te bindemi te gjithe se ka ardhur koha per rregull dhe jo anarshi.
Lere Edo lere se me kete qe ke bere e ke dhi fare, turp ste vjen?? do i lesh njerezit pa buke fare
http://bit.do/brockullat-e-Rames
Na ke bere per te qare kryeminister…. Heq fashen mbrojtese dhe thua qe e ben per bisneset qe nuk paguajne APO e vjedhin ate!!!!Mos na merr per kaq budallenj, pasi bisneset nuk paguajne tarifat e fashes mbrojtese 300kw, por paguajne 13,5 lek/kwh.
Meqe edhe profesionin e ke fotografist, bej ndonje resme dhe shikoji se si jetojne njereziot embrojtur nga fasha 300 kw dhe cmimi qe ata paguajne per te.
Po na merr per me shume budallenj se sa je edhe vete Edwin! na moret ne qafe me fjale dhe prtemtime……………………………..
E rilexova edhe nje here duke pare se shume nga ju e perkrahnit kete nisem per te pare se ku qendronte pikerisht celsi i suksesit te kesaj reforme te Rames per te kapur hajdutin. Por ketu vecse ritjen e cmimit te fashos nuk gjej ndonje zgjidhje tjeter. Te gjithe familjet do te paguajne me shume pike. Ku eshte e mira e kesaj pune per qytetaret. Turp per “Rilindjen” qe eshte parti per ne shtresat ne nevoje. Per te pasurit kjo diference nuk eshte e ndjeshme.
Rama te lumte! 10 me yll.
Vetem mos merr keshilla nga min ekon se do marresh dhe koston e idiotsive te min dhe te korrupsionit dhe shthurjes se tij.per energjine ke burra te mencur qe mund te pysesh jo plehra me interesa si min i ekon.
Komentuesit Human! Ai qe nuk ja permend emrin por qe u kap duke vjedhur energjine ka qene profesor universiteti ne ish katedren e Termoteknikes. Ky individ ka qene goxha profesori por ja qe u be hajdut ordiner i korentit. Nuk ja permend as une emrin por ai (i ditur) ka qene hajduti i pare i korentit ne historine e shqiperise. Bej be qe ne ate kohe askush tjeter nuk i ka shkuar mendja te vjedhe energji sepse ishte thuajse falas energjia dhe nuk kishte paisje elektrike te cilat i posedonete vetem profesori qe atehere dilte goxha shpesh jashte. Por ai vjedhes ka vlere historike si i pari(gjenerali) i ushtrise se soteme vjedhese te energjise.