Kryeministri Edi Rama shpreh vendosmërinë e Qeverisë për të mos lejuar vjedhjen e energjisë elektrike, të cilën e konsideroi një pasuri të jashtëzakonshme kombëtare.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Rama sqaron të gjithë ‘spektikët’ se çmimi i energjisë elektrike nuk do të pësojë rritje, dhe sipas tij secili do të paguajë aq sa i takon.
“Çmimi nuk do të rritet por secili do të paguaje atë që i takon e kush paguan nuk do të jetë më i detyruar të paguaje edhe për ata që vjedhin – siç ka ndodhur zi e me zi për 20 vjet me radhë”, shprehet Rama.
Kreu i Qeverisë shqiptare bëri të ditur se do të ketë rritje pensioni për pensionistët kryefamiljare dhe rritje page për ndihmën ekonomike e për aftësinë e kufizuar që 200 mijë familje në nevojë të mos preken nga heqja e fashës 300kw ‘por edhe që asnjë hajdut i energjisë të mos fshihet më pas kësaj fashe si deri më sot’.
Kryeministri Rama deklaroi se brenda 5 vitesh sektori i energjetikës do të kthehet nga ‘një gropë të zezë humbjesh kolosale në një burim fitimi për popullin shqiptar’.
“Politika jonë e re energjetike do të ndalojë grabitjen e kësaj pasurie të jashtëzakonshme kombëtare dhe do ta rilindë këtë sektor strategjik për zhvillimin e ekonomisë sonë duke e kthyer brenda 5 vjetësh nga një gropë të zezë humbjesh kolosale në një burim të madh fitimi për popullin shqiptar.
Nga një vend i varfëruar dhe i turpëruar prej vjedhjes së vetvetes do të bëhemi një vend normal dhe i rritur fort ekonomikisht falë vënies në shërbim të interesave të atdheut e të popullit të kësaj pasurie të paçmuar”, shkruan Rama në rrjetin social.
Politika juaj zoti rama , dhe e gjithe politikaneve ka 24 vjete qe po beni reforma, DHE rezultatet duken .
A nuk me thua NE fjalorin tuaj mbas 23 qershorit fjala pune ka humbur .
A nuk me thua qe interesohesh vetem per numra , per te rregulluar bilancin e shtetit .
Kur familjet nuk i kane keto numra , dhe bilance ne rregull atehere edhe shteti nuk munde ti kete .
Populli nuk eshte Lope ,
Per çfare eshte shteti vetem per te mbledhur TAKSAT ?
kE PYETUR per ata qe jane pa pune se me çfare e blejne buken ,
Puna po kthehet ne nje ENDER per rinine ,
“brenda 5 vitesh… do kthehet ne nje burim fitimi per popullin shqiptar”
Thuaj te drejten o Edvin!
Do kthehet ne burim fitimi per Ben Seferin dhe klanin e tij te OSHEEja te cilet vetem kete vit krize kane ndare rreth 30 million euro mes tyre!
Po ne 5 vitet qe vijne sa do ndajne?! Nga leket tona?!
I paska ul veshet Z.Rama.
Shoku dhe Bashkpuntori i Ilir Metes do t mbuloje zollumet me leket e hallexhive.
Apo do te krijoj pa kenaqesi dh te dorzoj pushtetin lokal PD se siq beri m Lul Bashen me bashkine Tiranes.gjithe ple….ra jane keto politikanet
Rrofte Populli Shqiptar
Cfare u be me kthimin e 20 % qe premtove per PAK-un? apo premtime elektorale?!
leri skeptiket, po vazhdo perpara
Cmimi i dritave nuk do te rritet!Ha ha sa per te qeshur.Nga 7.7 leke do ta paguajme 12.5 leke, por kjo nuk quhet rritje , quhet vetem heqje fashe.Jo po heqje vize. Z. rama nga e folura tregon per nje rang elite intelekti,te pakten mos na quaj budallenj ne te tjereve , masat lumpen.