Sinanaj: Për atentatin ndaj Ardian Kollozit u pagova 7500 euro, por vetëm për ta trembur

3 Nëntor 2014, 20:58Politika TEMA

Vrasësi me pagesë, Julian Sinanaj është paguar 7500 euro për atentatin ndaj Ardian Kollozit.

Burime nga prokuroria për A1 Report kanë thënë se Sinanaj u pagua nga kushërinjtë Mëhillaj.

Sinanaj ka thënë se porositësit i kishin kërkuar që ta trembte, dhe jo ta vriste Ardian Kollozit.

Sipas burimeve të A1 Report, Sinanaj ka thënë se apartamentin e kreut të Partisë Demokratike të Vlorës ia kishin  treguar kushërinjtë Mëhillaj.

Vrasësi me pagesë është pyetur nëse e njeh Kollozin dhe ka deklaruar se e ka parë vetëm në televizor.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur vitin e kaluar gjatë fushatës elektorale.

Prokuroria mbylli hetimet dy ditë më parë për Julian Sinanaj dhe ndaj tij rëndojnë plot 15 ngjarje kriminale./b.l

6 komente në “Sinanaj: Për atentatin ndaj Ardian Kollozit u pagova 7500 euro, por vetëm për ta trembur”

  1. Pilo Lala says:

    Ka rrezik qe edhe ketu te dali emri i Argites, apo Sali Berishes.
    Nuk ka krim, qe te mos jete perfshire familja Berisha.

  2. HAJDUTI says:

    shiko ca fytyrash/….duan dhe evrope keta..

  3. SUZID says:

    LANGOJT E SALES E KAN PAGUAR PER TA TREMBUR??

  4. abc says:

    Mero, perse e ke bllokuar adresen time?

  5. Ali pashai says:

    “TEMA” e nderuar, ti që je një gazetë demokratike dhe e pavarur, pse bllokon adresën time dhe pret komentet e mia…???!!! Apo “lejohen” vetëm komentet me gjuhë të bastarduar shqipe dhe me sharrje, urrejtje e fjalë nga më të ndyrat… Të paktën, më kini “borxh”, një përgjigje…

  6. Ali pashai says:

    “TEMA” e nderuar, ti që je një gazetë demokratike dhe e pavarur, pse bllokon adresën time dhe pret komentet e mia…???!!! Apo “lejohen” vetëm komentet me gjuhë të bastarduar shqipe dhe me sharrje, urrejtje e fjalë nga më të ndyrat… Të paktën, më kini “borxh”, një përgjigje… E thashë dhe herë tjetër: “muti, kurrë nuk do të bëhet byrek”…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje