Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka akuzoi Kryeministrin Edi Rama se kishte marrë në mbrojtje Konstandin Xhuvanin, pasi ai ishte i shpallur në kërkim nga policia më 26 prill të këtij viti por nuk ishte ndaluar.
Ndërsa i shprehu familjeve të viktimave ngushëllime, Paloka inkurajoi drejtësinë të veprojë me forcën më të madhe të ligjit.
“Dorëheqja si deputete e mamasë së autorit të krimit këtë mbrëmje, është një gjest për t’u vlerësuar, ndonëse mbarë opinioni publik e kërkonte këtë me ngulm gjatë gjithë ditës.
Por është e refuzueshme deri në neveri melodrama e shpifur e luajtur nga Edi Rama, i cili rreket që edhe në këtë orë dramatike, kur katër familje janë në zi të thellë, të bëjë demagogji, të përfitojë nga rasti për të sulmuar opozitën, dhe të lajë duart nga përgjegjësia e rëndë morale dhe politike që është sot dhe gjithë ditën e tija dhe vetëm e tija për këtë vrasje të paralajmëruar.
Me paramendim, me një fjalim të shkruar e të lajmëruar që paradite, Edi Rama i diferencon qytetarët e këtij vendi, duke treguar dashuri, përvuajtje, e konsideratë për prindërit e autorit, që janë miqtë e tij, dhe duke lënë në një qoshe e në përcmim 4 viktima, familjet e të afërmit e tyre, të cilët në retorikën e tij të gjatë morën vetëm një rresht”, theksoi Paloka.
Në vijim ai shtoi se Edi Rama duhet të përgjigjet për një fakt që ai e di shumë mirë, për një fakt që nxjerr zbuluar përgjegjësinë e tij për këtë krim, një fakt që po ia risjellim në vëmendje publikut.
“Kostandin Xhuvani ka qenë person i shpallur në kërkim nga policia që me 26 prill të këtij viti, për shkak se ka kanosur qytetarët dhe ka qëlluar me armë në lagjen 18 shtatori në Gjirokastër.
Eshtë shpallur në kërkim, por nuk është ndaluar kurrë nga policia. Sepse Konstandin Xhuvani është shpallur në mbrojtje nga qeveria, përpara se të shpallej në kërkim. Sic u shpall në mbrojtje edhe kur iu kundërvu me armë forcave të policisë gjatë operacionit në Lazarat, një fakt i dëshmuar nga vetë Drejtori i Policisë së Gjirokastrës në mediat televizive.
Nëse ligji do të zbatohej njësoj për të gjithë, autori i krimit të sotëm që mori katër jetë do të ishte ndaluar në oborrin e parlamentit, ku u soll me vrik nga Gjirokastra me mjete të ushtrisë, për t’i shpëtuar aksionit të policisë dhe për ta përdorur para kamerave edhe këtë rast si sulm ndaj opozitës.
Nëse Edi Rama nuk do ti bëhej mburojë recidivistit të dënuar për vrasje,
-nëse nuk do të ekzistonte Shqipëria ku kriminelët e lidhur me Edi Ramën kanë imunitet e bredhin lirshëm me pistoletë në brez edhe pse janë në kërkim,
-nëse nuk do të ekzistonte Shqipëria e të tjerëve që bien viktima të fëmijëve të pushtetit,
-Shqipëria ku policia i merr shpirtin qytetarëve të zakonshëm për një tullë, apo për një faturë energjie që nuk e paguajnë dot se s’kanë bukë të hanë
-po ku nderohen banditët e lidhur me qeverinë apo të dënuarit e sjellë deri në Kuvend si deputetë nga Edi Rama,
-atëherë krimi i sotëm mund të ishte evituar”, tha kreu i deputetëve demokratë. /gj.k/
Ilir, ajo cfare thoni ju qendron deri diku, por nuk jam dakort me pjesen qe Rames i duhej te bente kompromis me balten per te pastruar balten ne 2013, ndoshta keta kane qene aty te fshehur edhe ne 2009.
Gjithsesi ka akoma te fshehur dhe besoj akoma me shume fatkeqsi e presin Ramen, por une shikoj se Rama pas cdo ngjarje te tille akoma me i forte behet me reagimin e tij shume te vecante ne krahasim me paraardhesit e tij dhe sigurisht te distancuar plotesisht…
http://tinyurl.com/ka-marre-fund-cdo-gje
Hahahaha Vazhdoni me genjeshtrat. Nese ju e dionit qe Edi Rama ie mori ne mbrotje cfare beri policia juaj? Perse nuk e arrestuat Edi Ramen dhe Xhuvanin. Shikoni, intrigat dhe genjeshtrat tuaja drejtohen nga UDB-isti i felliqur. Nuk vlen asnje genjeshter. Ju e liruat nga burgu qe te kishit nen kontroll Luiza Xhuvanin atehere kur ju duhej juve. Nje djale plangprishes eshte nje dhurate e keqe nga krijuesi. Lini familjen te vuaje ne heshtje per kete gjeme qe i ka rene ne koke si edhe familjet e atyre te tjereve qe u vrane. Lerni prokurorinne dhe policine te punojne dhe mjaft me perdorimin e nje krimi per perfitimet tuaja politike. E dime qe pas ketyre deklaratave ju do te shkoni ne KE dhe do te akuzoni Ramen per lidhje direkte me krimin. Jeni bere qesharak dhe askush nuk ju beson me. Merruni me gjera me serioze dhe jo me nje krim ordiner. Sipas logjikes tuaj nje vrasje e kryer ne nje shtet perendimor, nga disa trafikante droge, duhet shoqeruar me doreheqjen e Presidentit apo te Kryeministrit te vendit. Hahahaha cfare logjike peshku!
He mor ti erion brace dole te mbrosh lekuren e asaj krimineles luiza xhuvanit djali i te ciles ka vrare pese te rinj Tiranas. Ste vjen turp ty dhe atyre qe te nxjerrin ne televizor.
Turp tju vije dhe harrojeni mbeshtetjen e populli me ato mostra deputete qe zgjidhni si luiza xhuvani.
NJE FJALE E URTE POPULLORE THOTE “CFARE LIND NGA MACJA GJUAN PER MINJ”. Absolutisht qe dhe ajo luiza xuvani eshte kriminele si i biri absolutisht dhe i shoqi patjeter qe kane nxjerre ate pjelle te poshter.
Edi rama duhet et jape doreheqjen ose te coje ne burg ate gjyqtar dhe ate prokuror qe e ka liruar djalin e luiza xhuvanit ate kriminel qe po masakron te rinjte shqipetare.
Ka dhene doreheqjne ajo luiza xhuvani pasi kerkon te kete kohe e te jete e lire do te shkoje te rrije tek prokuroria e gjykata te jape para me thase per ta nxjerre perseri nga burgu ate kriminel.
Zoti Pal(o)ke,
Deputetja dha doreheqje. Ajo nuk ishte vrasese as pjestare ne vrasje. Ne kohen e qeverise tende vrasesit ishin ministra, deputete e pse jo edhe kryeminister dhe nuk bene asgje.
ky palla paloka qenka fshti digjet dhe kkkkkk krihet
Keta nxorren Ciljeten lakuriq dje.
PD kujton se do kthehet koha e thashethemeve te UDB.
Edi Rama eshte njeriu dhe lideri qe kerkon Shqiperia.
Kete e kane kuptuar cdo familje, edhe Butrinti, edhe Vermoshi.
Sa per dijeni, Edi Rama do ndaloje Gjakmarrjen, qe e zhvilloi me djallezi Sali Berisha.
@@@ Paloka..or “Pal-kari”..kisha nja dy “Muhabete” per ty dhe ata qe te nxjerrin te Derdellisesh.
1-Kush i Vrau ata 4-Demostrues ne mes te tiranes??Dhe kush u Denua per krimin??
2-Kush Mbane Pergjigjesine per Gerdecin???Per “Cernobilin” Shqipetare??Sa Vete u Denuan nga Politika??Apo fajin e kishte vetem Delijorgji???
3-Po per Opozitarin e Lule Bashes qe u “Aksidentua” ne Mes te dites c´fare munde te na thoni…
@@O Pal-Kari, ju dhe banda e Berishes, shitet gjithecka Shqipetare, vrate gjithcka shqipetare, dhe jeni ju qe po na Vrisni me PÖolitiken tuaj te Korrupsjonit dhe mashtrimit qe na late si trashegim..nuk eshte me mire te Mbyllesh Gojen..o marjonet e sali Serbit..dhe Lul Pushtit…
Pthe o Edi edhe thala,i mbrojti femijet ,ethte normale, pthe nuk jemi njethoj mo?
Vetem juve nuk duhet te flisni se kini bere krime ne qeverisjen tuaj Populli ju njeh mire prandaj ju shpori me 23 Qershor Por mire beni qe flisni se keshtu diskreditoheni edhe me shume.
U trondita rende, nuk ka prind qe nuk u trondit!
Makaber, dhimbje pa fund, sot qajne shume Nena, motra e vellezer, shkrihen akujt e zemrave te burrave baballarë te viktimave,
ngushellime te sinqerta.
Ngushellime bashkeqytetarit tim Skenderit.
ju lutem mos beni politike ne kete dhimbje kaq te madhe . Sepse fajin e kane e kemi te gjithe, kush ka kaluar ne ne ate vend ku ndodhi hataja duhet te thote :ku jemi ne cilen tirane jemi? Njerzit jane te detyruar te ecin ne rresht per nje .
Kur kane dhene lejen e shfrytezimit bashkija, mjedisi nga kane hyre?
Ku jane mediat?
Pse sillen keshtu? Tani bejne demagogji, politike, bejne sikur ju dhemb?
Nuk eshte dita.
Zoti ju dhashte Force familjareve.
qente lehin si duan dhe kur duan vetem per zhurme pasi kane frige nga vetvetja. sipas mendimit tend dhe te kolegeve tuaj, pa dale asgje per rrethanat se si ,pse dhe nga kush dore u krye ky krim i pafalshem,zoti rama duhej qe tu jepte nje dekorate dhe ti bente heronj dhe sigurisht nga nje bust afer a.zogut per viktimat. sigurisht ngushellime familjareve te viktimave dhe te autoreve kushdo qofshin,por sic thashe eshte mire qe te mos spekulojme mbi rrethanat qofshin ata te droges, borxheve, femrave etj.FAKTE : qendrimi i qeverise ne fuqi u tha shume qarte,dhe krahasimi ishte i domosdoshem se ju pa u thene asgje u hodhet duke shpifur se do te mbrohet nga rama e ku di une, deputetja ne fjale dha doreheqjen,qytetaret pane nje qendrim dinjitoz dhe te drejte nga pushteti ne fuqi, qente lehin cdo dite dhe te tjerat le te ja leme drejtesise.
lexoj komentet me siper e shume arsyetohen se se dhe sala te njejten gje ka bere…po ne salen prandaj e hoqem .e edi duhet te jete ndryshe..dakort ,pranohet doreheqja..por me teper eshte nje makiazh per te mbuluar disa te verteta.fakti qe ka gjuajtur ne gjirokaster ,qe ka qene ne lazarat,e qe askush nuk e preku me dore eshte nje pike qe tregon qe sjemi te barabarte para ligjit.dhe nderi qe i ka bere luizes thjeshte sa e mori me qafe,se rrugen e mutit djali e kish mar me kohe,po po te bente nja dy tre vjet brenda,mbase do i shpetonte 20 vjeteshit qe do haj tani..nese i ha gjithmon…kam iden qe rama formen e ka shume me mire se sala,ende nuk ka bere gabime te sales,por pushteti e transformon dhe ate,e nuk eshte ai revolucionisti dhe idealisti qe shpresonim..uroj me gjithe shpirt te gabohem,po syt ne vend i kemi e jo te gjithe nuk shikojme..i vetmi problem eshte qe qe skemi alternative,pd ka te njejtet,likja eshte ende duke ber trike..dhe edi e di qe dhe kater vjet do jete aty ku eshte..pas tete vjetesh kryeminister do iki vete.sdo kete nevoje per levizje masive