Presheva shpall qytetar nderi Kryeministrin Rama

11 Nëntor 2014, 10:56Rajoni TEMA

Kuvendi komunal në Preshevë shpall qytetar nderi të komunës Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Në këtë seancë të jashtëzakonshme ishin prezentë 33 këshilltarë, të cilët votuan unaniminisht.

Ndërkohë një numër i madh qytetarësh janë mbledhur  në sheshin qendror të qytetit të Preshevës për të mirëpritur Kryeministrin Edi Rama dhe delegacionin që e shoqëron.

Edhe pse me masa të larta sigurie dhe tensione në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit, shqiptarët e Preshevës kanë dalë më flamuj dhe pankarta për të pritur kryeministrin Edi Rama.

Entuziazmi i shqiptarëve të Preshevës duket që në hyrje të komunës. Banerat ku shkruhet “Mirë se vjen kryeministër” gjenden pothuajse në çdo pjesë të Preshevës. Fotografia e tij ka pushtuar qytetin duke filluar nga gjimnazi “Skënderbeu” e deri në qendër, komuna e Preshevës ne sheshin e dëshmoreve të UÇPMB-së.

Qeveria serbe 24 ore  para arritjess ne Beograd te Edi Rmës ka konfirmuar lajmin zyrtar për here të parë permes agjencise së lajemve “Presheva Jonë” për vizitën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Luginë.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama pas vizitës së nesërme në Beograd, në orët e hershme të mëngjesit të së martës do të udhëtojë për në Preshevë”,  ka deklaruar Vasileviç për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”.

Është vizitë që nuk do të harrohet për jetë. Prandaj, e gjithë Lugina e Preshevës po e pret këtë vizitë. Për plot 102 vjet pavarësi të Shqipërisë, asnjë president dhe asnjë kryeministër shqiptar nuk i ka vizituar këto treva. Njëkohesusht nuk mbahet mend që Preshevën ta ketë vizituar ndonje personalitet i larte, president apo kryemnister serb apo shqiptar.

“ I dëshirojmë mirëseardhje kryeministrit tonë, Edi  Rama, në Kosovën Lindore”, ka pohuar për agjencinë Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit komunal të Bujanocit, njëherazi kryetar i ardhshëm i KKSH-së”, citon “Presheva Jonë”./gj.k/

2 komente në “Presheva shpall qytetar nderi Kryeministrin Rama”

  1. geri says:

    pune e madhe edhe ilir meten e kane shpalle qytetare nderi ne kukes…

  2. Lahuta says:

    Ky eshte gjaku qe nuk behet uje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje