Gazetarët shqiptarë i bashkohen ekskortës së Ramës në Preshevë, pas 40 minutave bllokim në autostradë nga policia serbe

11 Nëntor 2014, 09:25Rajoni TEMA
Gazetarët shqiptarë i bashkohen ekskortës së Ramës

Gazetarët shqiptarë, të cilët shoqërojnë  kryeministrin Edi Rama në Preshevë, i janë bashkuar ekskortës së tij pasi u bllokuan për 40 minuta nga policia serbe. Sipas policisë serbe, bllokimi i makinës së gazetarëve u bë për arsye sigurie. Ekskorta e kryeministrit Rama duhej të kalonte e para nën kushte të rrepta sigurie. Pas 40 minutash gazetarët shqiptarë janë lejuar të kalojnë autostradën dhe t’i bashkohen ekskortës së Ramës.

Përgatitjet për vizitën e Ramës në Preshevë  janë shoqëruar me disa incidente.

Fillimisht janë arrestuar disa persona që vinin flamuj shqiptarë.

Më pas janë hequr shumë flamuj të vendosur për nder të vizitës së Ramës.

Megjithatë situata paraqitet e qetë në hyrje të Preshevës, ku qindra shqiptarë pritet të dalin për të pritur kryeministrin shqiptar/b.l (Tema,  Serbi)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje