Rama sot në Preshevë, vë lule dhe përulet para lapidarit të hequr dhunshëm para 1 viti

11 Nëntor 2014, 09:04Rajoni TEMA

Kryeministri Edi Rama viziton gjatë ditës së sotme Luginën e Preshevës, për herë të parë si shef i qeverisë shqiptare, pas dy vizitave si kryetar i opozitës.

Entuziazmi i shqiptarëve të Preshevës duket që në hyrje të komunës. Banerat ku shkruhet “Mirë se vjen kryeministër” gjenden pothuajse në çdo pjesë të Preshevës, ndërsa përgatitjet për mirëpritjen e kryeministrit Rama janë drejt fundit.

Padurimi i banorëve të Luginës së Preshevës për pritjen e Ramës duket edhe nga deklaratat e tyre, sipas të cilave, Ramën do ta presin sikur të ishte kryeministri i dytë i tyre.

Qytetarët e kësaj pjese, vizitën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, e shohin si shenjë pozitive dhe tregon se Shqipëria ka një vendosmëri që “këmba e Shqipërisë të interesohet për qytetarët e Preshevës dhe të bëjë një dialog të mirëfilltë me Serbinë”.

“Siç e dimë, Serbia është gjithmonë diskriminuese ndaj shqiptarëve”, ka thënë një qytetar nga Presheva për “A1 Report”.

Një tjetër thotë se kjo vizitë do të jap mesazhe të mira ndërkombëtare ndërsa thekson se është një hap drejt integrimit të Shqipërisë në BE.

Mësohet se Rama do të rikthehet edhe një herë për t’u përulur para lapidarit të Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, i hequr në mënyrë të dhunshme në vitin 2013.

Më 28 janar të vitit 2012, Rama është përulur para këtyre dëshmorëve, por në cilësinë e kreut të opozitës shqiptare të asaj kohe. Ndërsa vizita tjetër e ish-kreut të opozitës Edi Rama në Preshevë ka qenë më 18 nëntor të po atij viti, kur ai është nderuar me titullin “Mirënjohje e Preshevës”.

Sipas axhendës, pritet që kryeministri Rama të mbajë një fjalim në podiumin e sheshit “Liria” si dhe të kryejë një vizitë në maternitetin e financiar pjesërisht nga qeveria Shqiptare, për të vijuar më tej me vizitë në institucione arsimore dhe biznese.

16 komente në “Rama sot në Preshevë, vë lule dhe përulet para lapidarit të hequr dhunshëm para 1 viti”

  1. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Bekuar qumeshi I nenes qe te rriti more djale!

    1. sync says:

      PROVOKACJE !!!!!!!!

  2. Shefqet Cela says:

    PO VIJOI AKOMA KAQ MIRE VIZITA ANDEJ, PLASI NJERI KETEJ.
    Ate konference shtypi, aq domethenese per shqiptaret, na e quajti si nje “konference midis Dukes dhe Federates se Futbollit Serbe”!?! Kete e prisnim nga “miku per koke” e serboboshnjakut FAZLLI me iç mbrapa.

  3. elinor,,,, says:

    Nuk e mora vesh titullin. Si? Shkon neser por nuk iu durua dhe qysh sot u perul dhe vuri lule?!!
    Militantizmi eshte fatkeqsi ne shtresat injorante te popullesise. Kur edhe ju qe e quani veten gazetare beheni militante, ky eshte nje mallkim per rracen “pellazge, ilire, arbnore, kreshnike, hyjnore, shqyptore”!
    Te jesh gazetar profesionist do te thote te paraqesesh informacionet ne menyre reale, pa ngjyra, dhe pa emocione ose prirje te njeanshme. Ju dikur, bashke me ne ketu, talleshit me Gazeten 55 kurse sot jeni bere me keq se ajo e shume te tjera si ajo.

    1. ed ha limi says:

      elinor bolja,po neser thote,mor trap,nuk thote se shkoi sot.i paharruar qofte kujtimi yt

      1. elinor,,,, says:

        “Perulet” dhe “ve” lule eshte ne kohen e tashme o hu. C’po heqim duke ju edukuar sadopak po neandartale se neandartale ngelet!!!
        Normalisht duhet te thuhet “do te perulet” dhe “do te veje” lule, por gazetarleshit nuk i durohet te deklarohet si militant i pashprese qe eshte.
        A nuk e veren qe cdo gje ne lidhje me Ramen mundohet ta paraqese si dicka madheshtore?! Kjo nuk eshte gazetari, eshte turp per ate profesion te nderuar!

        1. piro says:

          O elinor! A e di mire gjuhen shqipe? E kam fjalen e njeh mire gramatiken?
          “Perulet” dhe “ve”, eshte me te vertete ne kohen e tashme, po eshte ndajfolja e kohes “neser” qe eshte vendosur para qe e con ne kohen e ardhshme. Po nuk te shqeteson koha e foljeve ty, te shqeteson se nuk Berisha po eshte Rama.

    2. dermott says:

      Ky mesazh vjen nga toilette e Janullatosit.
      Presim mesazhe te ngjashme 300-eurosh nga koprofagosi, AC/DC, drejtesi, Claus, enter etj. sahanlepires grekofile.
      Ne ferr do vene te gjithe tradhetaret e Atdheut qe te takojne aty edhe Kozma vulehumburin.

    3. ♣ preshevali ♣ says:

      Oj sorrë,
      lexo mirë e mos kritiko ende pa lexu mirë artikullin.

      Kryeministri i tashëm ka vizitu dhe është përulur para lapidarit të përmrndur në 2012, bashkë me Pandeli Majkon.

    4. Pelasgian says:

      aq shume ti ka errsy syt kjo viziti sa sje tu dit ca me shkrujt si sala …

      FLITET PER NESER O KOQE !1!

      1. elinor,,,, says:

        Nqs flitet per neser o kaqol atehere thuhet “Rama neser ne Presheve, ku (fucking) DO TE veje lule dhe (fucking) DO TE perulet para lapidarit….berr berr berr berr!
        Mire se ju nuk dini shqip se aq edukim keni, po ky trap gazetari qe eshte kokrra e injorantit dhe mundohet te behet edhe militant duke deklaruar me pompozitet se paska te dhena qe sot se “Rama do u perulka” neser, ketij nuk i falet! Po token a do ta puthe, a di gje o gazetaruc?

        1. elinorkë pela says:

          shko mer debil, ndërro emrin njëherë se po të marin per femër pa lene shqipen e gramatikën

        2. nn says:

          po pse me kaq nerva moj cupe ….. qetesohu te lutem…..

  4. Arjeta says:

    Krenar per ty or trim
    bravo te qofte

    http://tinyurl.com/Krenar-me-Ramen

  5. Mallakastrioti says:

    @@Shqipetaret e Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit…te GJITHE:.Burra,Gra, dhe Femije…duhet te marrin pjese ne Mitingun dhe Mikepritjen e EDI RAMES, Kry.Ministrit te Mbareshqipetareve…Shqiperia ETNIKE…po na troket…eshte vetem c´eshtje Kohe te Behet realitet..le ta Bejme se Bashku….lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje