“Berlini duhet të mendojë kur do t’i thotë Beogradit se është koha për ta njohur Kosovën”

11 Nëntor 2014, 10:41Rajoni TEMA

Berlini nuk do të jetë i kënaqur me grindjet e dy kryeministrave në Beograd, por ndodhi si pasojë e humbjes së rastit të krijuar nga dialogu Kosovë-Serbi, që Beogradi të shtyhet drejt ndërmarrjes së hapave që do ta njihnin realitetin në Kosovë.

Kështu thotë në Berlin, analisti gjerman, Bodo Weber, nga Këshilli për Politikë të Demokratizimit.

Duke komentuar për “Kohën Ditore” zhvillimet gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Beograd, Weber tha se deklarimi i Ramës rreth pavarësisë së Kosovës është thjesht një numërim i fakteve tashmë të njohura.

Sipas tij, Berlini duhet të mendojë kur do t’i thotë Beogradit se është koha për të njohur Kosovën./b.l

3 komente në ““Berlini duhet të mendojë kur do t’i thotë Beogradit se është koha për ta njohur Kosovën””

  1. Argita_B says:

    Nese do te shihnim ‘traditen” dipllomatike Rama beri diçka te pazakonte pasi me deklaraten qe beri per Kosoven “shkeli” protokollin e âshkruar dike folur per nje teme qe nuk ishte parashikuar per takimin e Beogradit.
    Me te drejte Vuçiç e quajti provokim pasi nuk priste qe kjo teme te hapej ne konferencen per shtyp te perbashket. Ne te njeten kohe, Vuçiç nuk e kishte gabim kur deklaroi se Kosova nuk do te ndikonte ne mardheniet mes Serbise dhe Shqiperise pasi nuk ben pjese ne shtetin shqiptar, dhe per kete, Rama nuk mund ti pergjigjej ndryshe pasi perpara kishte deklaruar se Shqe madhe eshte makth i serbeve e jo projekt i shqiptareve.

    Nese do te shihnim kete takim si “duel” ndermjet dy Kryeministrave apo politikave te tyre, atehere mund te themi se ishte Rama ai qe doli i fituari.
    Se pari Rama me deklaraten e tij fitoi pike ne mbare opinionin shqiptar, arriti te bej te ndihen krenare te gjithe shqiptaret neper bote, theu ndjenjen e inferioritetit te shqiptareve ndaj serbeve, tha mu ne mes te Beogradit ato te verteta qe Beogradi e ka te pamundur ti degjoje.
    Aktualisht, mediat perendimore po interpretojne deklaraten e Rames si Provokim apo incident dipllomatik, pra te njetat terma si per dronin ne ndeshjen Serbi – Shqiperi dhe kjo nuk mendoj qe eshte pozitive.
    Le te shohim komerntet ne ditet qe rrjedhin se si do te analizohet ky takim.

  2. gent says:

    Nuk është kaq i cekët Rama.
    Llastimi serb duhet të marrë fund, dhe kjo ishte një nga shpullat edukative që do ta bëjnë popullin serb më realist dhe të vlefshëm në Europë.

  3. TANI DURRES says:

    po su bo ma keq s’bohet me mire.
    Ashtu eshte mund ta kete thy protokollin, shumve s’do ti pelqeje.
    Po ato se thyn protokollin duke mos vone flamurin ne aeroport.
    Por i tha ate qe cdo shqiptar e ka ne bark por s’ja ka thone Serbise per 150 vjet.
    Mjaft mo me
    Une se kam dite sa te ulet qekan kto Serbt dhe ca urrejtje paskan per ne Shqiptaret.
    Serbt qekan burraveca.
    Ktyne si duket ne i dilkemi edhe ne onderr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje