“Shqipëria e Madhe është një mit dhe nuk ka të bëjë asgjë me ne”, ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për B92, kryeministri shqiptar.
Kryeministri tha se projekti i shqiptarëve është një “Europë e Madhe” me të gjitha shtetet, përfshirë Shqipërinë dhe Serbinë në të.
“Më tregoni një provë të vetme se cili politikan shqiptar ka bashkëpunuar me dikë për këtë idenë e Shqipërisë së Bashkuar”, ka thënë Rama.
Kryeministri Rama ka thënë se e habit fakti se dikush në Serbi provokohet nga qëndrimi se Kosova është shtet i pavarur dhe të ndarë nga Shqipëria.
“Për mua është magjespse se si ju mund të provokoheni nga kjo.
Kjo nuk është diçka që unë e kam ëndërruar. Kjo është realitet. Shumë shtete me të cilat Serbia bashkëpunon e kanë njohur Kosovën si shtet”, ka thënë veç të tjerash Rama.
Zoti Rama,nese vazhdon keshtu Vuçish e shpura e tij sot dhe ne te ardhmen dhe nese vjen ne Tirane Ju lutemi ti permendi se per varasjet brutale te mijerave civilve,grave dhe femijeve shqipetar te kerkojne ndjese me perulesi e jo me te quajne provokim nje realitet te pranuar boterisht, e mos tju thone me se cpune keni ju me Kosoven, pasi kosova eshte e do jete Shqiperi!