FOTOT/ E burgosura më e shquar e Rusisë

14 Nëntor 2014, 17:45Lifestyle TEMA
FOTOT/ E burgosura më e shquar e Rusisë

Flokë të shkurtra ngjyrë kafe të erët, vështrim serioz përmes kangjellave. Në t-shirt-in e saj është stamposur një cfurk me tri dhëmbë, stema shtetërore e Ukrainës.

Kështu shfaqet Nadija Savçenko para gjykatësve rusë në Moskë, së fundi të premten e kaluar. Përshtypja që lihet është sikur në bankën e të akuzuarve nuk është e reja, por Ukraina si shtet.

“Jam e ngopur me Rusinë tuaj të gënjeshtërt, me gjykatat tuaja të gënjeshtërta dhe me mediet tuaja të gënjeshtërta”, thotë ajo në drejtim të kamerave televizive, kur shoqërohet nga një dyzinë policë, sikur të kishte kryer krime të rënda.

Këto fjalë ajo i thotë në ukrainisht, në zërin e saj ndihet përçmim dhe zemërim.

Savçenko është aktualisht më e shquara nga rreth një dyzinë të burgosurish ukrainas, të cilët sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme të Ukrainës mbahen “për shkaqe politike” në Ukrainë.

Edhe organizata e njohur ruse e të drejtave të njeriut “Memorial” e kategorizoi Savçenkon në tetor si “refugjat politik” dhe kërkoi lirimin e saj.

Drejtësia ruse e akuzon ushtaren profesioniste 31 vjeçare se ka ndihmuar për të vrarë në konfliktin e Ukrainës Lindore.

Savçenko, e stërvitur si pilote ushtarake, luftoi në verë në batalionin vullnetar “Aidar” kundër separatistëve prorusë. Hetuesit rusë e akuzojnë atë se në mes të korrikut i njoftoi ushtrisë ukrainase vendqendrimin e dy reporterëve rusë. Të dy i vranë në një bombardim në afërsi të qytetit Luhansk.

Savçenko pastaj pati kaluar në mënyrë ilegale kufirin dhe pati ardhur refugjate në Rusi, pohojnë hetuesit rusë. Ukrainasen e pret një dënim shumëvjeçar me heqje lirie.

Savçenko kundërshton çdo faj. Ajo thotë se e patën marrë të burgosur separatistët prorusë dhe e patën sjellë fshehtas përtej kufirit në qytetin e Rusisë Jugore Voronesh. Atje ajo u rishfaq në një burg hetimor.

Megjithë protestat e avokatëve të saj, Savçenkon e sollën në Moskë dhe ia nënshtruan në tetor një kontrolli psikiatrik në një klinikë. Avokatët e Savçenkos paraqitën ankesë ndaj kontrollit psikiatrik.

Në Ukrainë Savçenkon ka muaj që e brohorasin si heroinë dhe martire. Mediat e paraqesin atë si ushtare trime dhe luftëtare. Me të vërtetë, Savçenko është një ndër gratë e pakta në forcat ajrore të Ukrainës.

Në zgjedhjet e fundit të parakohshme në Ukrainë, Savçenkon e zgjodhën në parlament. Partia e Atdheut e ish-kryeministres Julia Timoshenko e vendosi Savçenkon në krye të listës.

Si deputete parlamenti, Savçenko është e mbrojtur nga përndjekja penale. Rusinë kjo nuk e impresionon. “Ukraina nuk do ta marrë sërish Savçenko-n”, i tha një burim në drejtësinë ruse agjencisë së lajmeve Interfax.

Vëzhguesit besojnë se Moska ka në plan ta dënojë Savçenkon ashpër në një proces farsë./DW

 

 

9 komente në “FOTOT/ E burgosura më e shquar e Rusisë”

  1. Lëmi Llukës says:

    Apriori merret në mbrojtje një kriminele fashiste që , veç të tjerash , akuzohet se ka vrarë dy gazetarë , civilë të paarmatosur . Le të presim gjyqin !

    1. Ana says:

      i lumt dora asaj se nje rus i mire eshte vec nje rus i vdekur. kurse ti qe ben si ekspert, shko futja ndonje tas tadqebap se duket qe nuk e ke iden se cfare eshte lufta.

    2. fl says:

      Normale. Lajme per lapanjoze rusofobe. Por fashistet po gjejne varrin ne Lindje te Ukraines.

      https://www.youtube.com/watch?v=qcoX27KUfso

  2. Andi says:

    Une mendova se ishte super femer kjo qenka si burre

    http://bit.do/Femer-super-seksi-ne-burg

  3. Laveri says:

    Per deputete te nxjerr mallin e Mesila Dodes sone , fytyre me te urryer nuk paska

  4. koli says:

    keto jane femra heroina, me ideale e gati te japin jeten per ate qe besojne, ska virtut me te larte se dashuria per atdheun. Lemi llukes, mos je gje rus shqipfoles…Ca po ben Rusia me Ukrainen eshte 100% e ngjashme se cberi hitleri me gjermanet e sudeteve ne prag te luftes se dyte boterore. Ky Hitleri ri, putini po luan nje loje te rrezikshme, po konfrontohet pa arsye me perendimin. Ai ka mentalitet fashist se cfare shtetesh kane qene nen bashkimin sovjetik i perkasin rusise, dhe po e shtyu deri kur te shpertheje lufta trete boterore, rusia sdo ekzistoje me, dhe ne do bejme lufte me njeri tjetrin me shkopinj nga shpellat. Muzhiku rus eshte i trashe dhe punon me instiktin e xhenxhis khanit qe ja futi aziatiku me zor…kur i ndihet pushteti i rrezikuar, fillon filma te vjeter me gllaberime tokash e patriotizma koti…

  5. kuli says:

    keto jane femra heroina, me ideale e gati te japin jeten per ate qe besojne, ska virtut me te larte se dashuria per atdheun. Lemi llukes, mos je gje rus shqipfoles…Ca po ben Rusia me Ukrainen eshte 100% e ngjashme se cberi hitleri me gjermanet e sudeteve ne prag te luftes se dyte boterore. Ky Hitleri ri, putini po luan nje loje te rrezikshme, po konfrontohet pa arsye me perendimin. Ai ka mentalitet fashist se cfare shtetesh kane qene nen bashkimin sovjetik i perkasin rusise, dhe po e shtyu deri kur te shpertheje lufta trete boterore, rusia sdo ekzistoje me, dhe ne do bejme lufte me njeri tjetrin me shkopinj nga shpellat. Muzhiku rus eshte i trashe dhe punon me instiktin e xhenxhis khanit qe ja futi aziatiku me zor…kur i ndihet pushteti i rrezikuar, fillon filma te vjeter me gllaberime tokash e patriotizma koti…

  6. bobi says:

    Shote Galica e Ukraines… ruset rrace muti…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje