Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij që po zhvillon në Suedi është takuar me homologun e tij Stefan Löfven.
Takimi është njoftuar përmes rrjeteve sociale nga Kreu i Qeverisë shqiptare.
Në poostimin në Twitter, Rama thekson se gjatë këtij takimi me Löfven është biseduar për politikën e re rajonale të vendit tonë, marrëdhëniet me Shqipëri-BE si dhe për thellim të bashkëpunimit dypalësh.
“Drekë pune me kryeministrin suedez për politikën tonë të re rajonale, marrëdhëniet me BE dhe bashkëpunimin dypalësh”, shkruan Rama
Kryeministri shqiptar është nisur sot drejt Suedisë ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Në një postim të mëparshëm, Rama nënvizonte takimin e mbajtur me ambasadorët suedezë të rajonit, ku temë kryesore ishte dinamika e re e politikës së jashtme të vendit tonë. /gj.k/
Ju ecte mbare vizita ne Suedi ne ate vend me njerez te bekuar dhe e befshi Shqiperine si Suedia.
Zoti Rama, ju si lider i Ballkanit, duhet ta keshilloni kryeministrin suedez se si duhet te reagoje ai per kercenimin rus ne Skandinavi.
Mbas Suedise kalo dhe nga Norvegjia se dhe ata kane nevoje per nje mendim e ne fund fare mos harro te leshosh direktiva ne Bruksel.
Sportisti, piktori, shkrimtari, bohemi paska patur nje dreke pune per politikat rajonale ne Suedi!!!!
Nuk e di se per cfare rajonesh behet fjale? Per rajonet skandinave apo per ato te sketerrave ballkanike?
Kete nuk na e thote, por sidoqofte mund te merret parasysh. Suedezi ka biseduar per ndonje nendetese, perbindesh Lech Noss apo per zhdukjen e drerit pyjeve suedeze, ky ka folur per ndonje dron, per fatura te pashlyera te energjise dhe per ca gjoba te rritura rrugeve te Tiranes.
Pra si per fundjave eshte folur: Han e Shan, Han e Bagdad!
Mire qe nuk kishte shkuar ne Greonlande te fliste per politikat e gjuetise se peshkut dhe te balenave!
Nje gje nuk na thote “Tema” dhe me te rendesishmen, ate te shkuarjes ne nje kongres artistesh!
Kushedi neser do te marre ruget per ndonje kongres basketbollistesh ne Mongoli dhe ja punet, “hall dhe per mall”.
Si duket sportisti, piktori, bohemi akoma nuk e ka ndare mendjen nese eshte artist apo kryeminister.
Apo ka lene kukullen Prej-leshi qe flet vetem me nje gjuhe te leshte?