Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp paraditen e sotme, menjëherë pas kthimit nga Brukseli, ku mori pjesë në mbledhjen e partive të djathta.
Ai ka përshëndetur rezolutën e Partive Popullore Europiane që i bën thirrje qeverisë të respektojë të drejtat e opozitës.
Pavarësisht rëndësisë së kësaj rezolute, për gazetarët duket se më shumë interes kishte lajmi i publikuar në disa të përdtishme se Basha nuk ishte i ftuar në ceremoninë përkujtimore në 1-vjetorin e vdekjes së deputetit demokrat Sokol Olldashi që do mbahet në orën 18 00 të pasditës në hotel Rogner dhe që është organizuar nga një grup deputëtësh të Partisë Demokratike.
Me të mbaruar fjalën, kryetari demokrat iu përgjigj vetëm një pyetje për protestën e 22 Nëntorit dhe u largua me shpejtësi nga podiumi për të shmangur çdo koment rreth kësaj çështje, raporton Respublica.
Basha e ka kujtuar atë vetëm me një status në Facebook.
“E kam kujtuar shpesh këto kohë sfidash të rëndësishme dhe jo të lehta. Më ka munguar fjala dhe vendosmëria e tij prej një luftëtari të paepur të shumë betejave politike.
Sokoli nuk e pranonte kompromisin me antivlerën në kurriz të qytetarëve, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit të tyre. Ai dinte të rezistonte e të rrezatonte kurajo dhe forcë në ditë jo të mira si këto që po kalojnë qytetarët tanë”, shkruan Basha./b.l
Sja mban trapi asnjerit te beje komente ketu ?
moj Cike,jo nuk na i mbane,por po ta
hapi Deren Gazeta,ne kete cast do
prezantohesh me mbi 50 komente,kesisoj
eshte stafi i Temas ajo qe e (privilegjone)
Gollovarin Basha,pasi te gjithe jane teper
te revoltuar ndaj ketij palo Politikani.
madje aq te ashper sa Tema struket per te
ruajtur etiken.Kjo eshte e tera dhe keshtu
duhet ta kuptosh sa here qe do cfaqet ndonje
dalje ne Publik e Bashes.
Ndonjehere heshtja flet me shume