Arrestohet "vejusha e zezë", vrau 7 burra për t'iu marrë lekët

20 Nëntor 2014, 12:00Lifestyle TEMA

 Policia japoneze ka arrestuar një grua e cila ka mbetur e ve shtatë herë, pasi dyshohet se ajo mund të ketë vrarë burrin e saj të  fundit, duke e helmuar atë me cianid.

Chisako Kakehi, 67 vjeçe mësohet se ka trashëguar 5.5 milion euro,- thotë agjencia e lajmeve Jiji Press.

Mediat e kanë quajtur Kakehi-n “vejusha e zezë “, pasi sipas tyre sjellja e saj është si ajo e llojit të merimangave femra që hanë partnerin e tyre pas çiftëzimit.

Kakehi, e cila u arrestua të mërkurën , i ka mohuar me forcë akuzat.

Isao Kakehi, bashkëshorti i saj i katërt, u sëmurë papritur në dhjetor të vitit 2013. Ai vdiq në spital, dy muaj pas martesës së tyre. Një autopsi zbuloi gjurmët e cianidit në gjakun e tij.

Tre muaj më parë, një i dashuri i saj 75-vjeçar vdiq pasi u sëmurë papritmas, teksa çifti po darkonte në një restorant.

Burri i saj i parë vdiq në vitin 1994, në moshën 54 vjeçe. Në vitin 2006, burri i dytë i saj, me të cilin ajo u takua përmes një agjencie takimesh, vdiq nga një goditje e papritur në moshën 69 vjeçare.

Burri i saj i tretë, gjithashtu  pati një fund të trishtuar, pasi vdiq në vitin 2008, në moshën 75 vjeçe, -raporton Jiji .

“Ne mendojmë se ajo e bëri atë për para”,- tha një hetues, duke iu referuar burrit të saj të katërt.

Media të shumta raportojnë  se në Japoni vrasja e burrave nga gratë po kthehet në diçka të zakonshme dhe se duhet pasur kudjes nga gratë  si kjo “vejushë e zezë”

/ Përgatiti. J.H

2 komente në “Arrestohet “vejusha e zezë”, vrau 7 burra për t’iu marrë lekët”

  1. shvejk says:

    Japonezet e paskan lene menjane Jenin, paskan filluar te punojne me Leke?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje