Vdes "Dukesha e Albas", aristokratia më e pasur e Europës

20 Nëntor 2014, 13:04Lifestyle TEMA

Dukesha e 18-të e Albas ka vdekur në moshëm 88 vjeçare. Ajo ishte njëra prej aristokrateve më të pasura të Europës, pronare e pallateve madhështore dhe e veprave të paçmueshme të artit. Ajo gjithashtu njihet edhe për titujt më të shumtë aristokrat për të cilët është futur në librin e rekordeve Guinness.

Dukesha vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër, e rrethuar nga familja  e saj në “Palacio de Duenas” i shekullit të 14-të në Sevilje, një pallat i famshëm për pemët e limonit, një nga pemët e preferuara të dukeshës që mbushte oborret e pronave të saj të shumta.

Maria del Rosario Cayetana Alfonsa Victoria Eugenia Francisca Fitz-James Stuart y Silva, e njohur nga miqtë si “Cayetana”  ishte personi me më shumë tituj aristokracie. Pesë herë ishte nderuar si dukeshë, një herë si konteshë-dukeshë, 18 herë si markeze, 18 herë si konteshë dhe një herë si viskonteshë.

Dukesha e Alba-s ishte “kreu” i njërës prej familjeve më të vjetra aristokrate të Spanjës që daton qysh më 1400-ën, dhe ishte gruaja e tretë që mbante titullin e Dukeshës së Alba-s. Pasuria e saj është vlerësuar ndërmjet 600 milionë dhe 3.5 miliardë eurosh.

Nuk më pëlqen të flas në lidhje me paratë. Shumë njerëz ngatërrojnë të paturit para me të paturit e pronave. Ne kurrë nuk kemi pasur shumë para të thata”- shkroi Dukesha në autobiografinë e saj.

Shumë nga pallatet, kështjellat dhe veprat e artit që i përkasin Shtëpisë së Alba-s kanë kufizime të vendosura për shitjen e tyre për shkak të rëndësisë së tyre historike që kanë për Spanjën.

E lindur në vitin 1926 në një pallat neoklasik në Madrid, ajo e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj në Londër, kur babai i saj ishte ambasador në Britani dhe ku ka darkuar me Winston Churchill dhe ka luajtur me Princess Margaret./Përgatiti J.H

6 komente në “Vdes “Dukesha e Albas”, aristokratia më e pasur e Europës”

  1. mirel says:

    Duket si mamaja e Antonella Versaces

  2. tourkofagos says:

    Afti ine tis mana mou, kjo eshte mamaja ime.

  3. plaku dhe deti says:

    s’paska mbajtur me operim…Di qe me e pasura ne Evrope eshte pronarja e L’Oreal

  4. GAMORI says:

    vdes NONA E SHejtoneve TE GLOBIT !

  5. Engjell Shehu says:

    Ngushellime,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje