Juventus- Lacio, Cana-Berisha titullarë

21 Nëntor 2014, 15:23Sport TEMA

Lorik Cana duket se do të luajë titullar në qendër të mbrojtjes së Lacios në ndeshjen e kësaj jave ndaj Juventusit.

Të paktën informacionet e djeshme të dhëna nga “lalaziosiamonoi” bënin me dije se trajneri lacial, Stefano Pioli, do të hedhë në fushë nga e djathta Bastan, në qendër De Vrij e Cana dhe në të majtë mund të jetë Siani ose Branfeid, gjithnjë në varësi të formës që do të kenë këta lojtarë, duke qenë se vuajnë nga dëmtime muskulore, raporton Telegraf.

Ndërkohë, në kahun tjetër trajneri do duhet të zgjidhë edhe një problem tjetër, që nuk ka lidhje fatmirësisht me dëmtime.

Si Federiko Marketi, ashtu edhe Etrit Berisha janë në superformë, ndaj Pioli është në mëdyshje se cilin të hedhë në fushë ndaj Juventusit.

Gjithsesi, shqiptari duket më i avantazhuar, kjo nisur edhe nga performanca e jashtëzakonshme që ai paraqiti në miqësoren e së martës ndaj Italisë në Xhenoa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje