Ndriçim Gjokona: Policia më nxorri me shqelma përjashta, kur shkova të denoncojë krimet e Sinanajt

21 Nëntor 2014, 09:21Politika TEMA

Ndriçim Gjokona bëri të mundur arrestimin e vrasësit serial, Julian Sinanaj.

Ishte denoncimi i tij që çoi policinë në gjurmët e njeriut që akuzohet për dhjetra krime.

Ai ka thënë para prokurorëve se e ka denoncuar Sinanajn, me të cilin kishte bashkëpunuar në disa krime, pasi dyshonte se tashmë ai do ta ekzekutonte edhe atë.

Por, në dëshminë e tij dhënë para prokurorëve, Gjokona ka thënë se është fyer dhe nxjerrë me shqelma nga policët e Durrësit, kur ka shkuar të denoncojë Sinanajn.

Iu tregova se Julian Sinanaj, ishte person shumë i rrezikshëm dhe shumë i aftë për armatimin, ku i tregova se ai kishte kthyer pushkën në snajper dhe përgatiste mina me telekomandë.

Në këtë moment, njëri prej tyre mendoi se unë po tallesha dhe nuk isha mirë mendërisht, gjë për të cilën më përzuri nga zyra, duke më fyer dhe nxjerrë përjashta”,  shprehet Gjokona para prokurorëve, raporton “GSH”.

Për këtë arsye Gjokona vendosi t’iu drejtohej mediave.

Unë, pasi e pata të pamundur të mësoja për emrin apo të dhëna të tjera për personin që do të vritej, vendosa që ato pak të dhëna që kisha t’ia bëja të njohura policisë, për shkak të dy rreziqeve kryesore që më kanoseshin.

Së pari jeta ime, ku unë kisha kuptuar që Juliani (Julian Sinanaj) do të më ekzekutonte, sepse unë isha dyshues tek ai, dhe së dyti, sepse kërkoja të shkëputesha prej tij dhe të vazhdoja jetën time familjare. Këtë veprim unë kërkoja ta bëja qysh një vit më parë, pikërisht pas vrasjes së Sokol Veizit, por nuk arrita ta bëja këtë, sepse konstatoja se ata ishin lidhur me persona në pushtet në policinë e Vlorës”, thotë ai./b.l

4 komente në “Ndriçim Gjokona: Policia më nxorri me shqelma përjashta, kur shkova të denoncojë krimet e Sinanajt”

  1. pelo says:

    E te keshim besim tek kjo lloj policie dhe e habitshme qe as ministri dhe kryeministri nuk kane mbajtur nje qendrim serioz.

  2. ermir says:

    o pallosh ka qene sala k;minister dhe luludhja minister i rendit atehere por ti o figur toc hesapi

  3. mondi says:

    Kur thoshte Sala se ka denoncu ne polici dhe jan tallur me te,shume vete thonin nga i di ku plaku gjith keto gjera,ka Visho Ajaziz se ka vendosur kot ne ate post.Sala din me teper se te gjithe ne shqiperi ,jo se eshte shume i zjuar, po te tjeret i rraportojne per cdo gje qe ben vaki. Ka shume lidhje 24 vjet ne politike, i ka bere ndere njerezeve dhe tani ja shpeblejn me informscione.

  4. Albani says:

    Poplicia e Edit ndryshon nga ajo e Sales,aq sa ndryshon muti nga kaka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje