E majta “reflekton”/ Në Lezhë zhduket portreti i Enver Hoxhës, ndërsa Meta e ministrat heqin shallët e kuq

20 Nëntor 2014, 18:15Politika TEMA

E majta ka përkujtuar sot 70-vjetorin e çlirimit të Lezhës.

Në këtë ceremoni merrte pjesë edhe kryeparlamentari Ilir Meta, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe përfaqësues të tjerë të mazhorancës.

Edhe pse në këtë ceremoni kishte disa dhjetra veteranë, këtë radhë portreti i Enver Hoxhës nuk është shfaqur.

Madje, nuk është shfaqur as shalli i kuq partizan, që në ceremonitë e zhvilluara në qytetet e tjera, është mbajtur jo vetëm nga veteranët, por edhe nga deputetët e mazhorancës.

Duket se e majta ka “reflektuar” pas kritikave të ashpra të ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, për shfaqjen e portreteve të Enver Hoxhës.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, kryeperlamentari Ilir Meta ka thënë se distancohen nga portretet e Enver Hoxhës.

Sipas tij, lufta nuk mund të identifikohet vetëm me një person.

Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare nuk mund të identifikohet me asnjë individ të caktuar cilido qoftë ai, sepse ajo ishte një luftë mbarëpopullore, ishte një luftë mbarëkombëtare, ishte një luftë që përfshiu të gjitha krahinat e Shqipërisë, që i bashkoi të gjithë në thirrjen e Konferencës së Pezës, pa dallim feje, krahine dhe ideje. Dhe ky mesazh bashkimi dhe patriotizmi është i gjallë edhe sot si asnjëherë tjetër aq më tepër në Lezhën e Besëlidhjes, që këto mesazhe i dha disa qindra vjet më parë në drejtimin e Gjergj Kastriot Skënderbeut”, tha ndër të tjerash Ilir Meta.

Meta u shpreh se vlerat më të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare qëndrojnë në rikthimin e pavarësisë dhe sovranitetit të popullit tonë.

“Jemi krenar për 29 Nëntorin e viti 1944, sepse pa atë nëntor të 1944-s nuk do të festonim as 28 Nëntorin e Ismail Qemalit. Këtu qëndrojnë edhe vlerat më të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, pikërisht pra në rikthimin e pavarësisë dhe sovranitetit të popullit tonë, të vendit tonë, në mbrojtjen e shtetit që u krijua me sakrificat e gjithë atyre patriotëve, që me në krye Ismail Qemalin shpallën pavarësinë më 28 Nëntor”, tha Meta.

Ai theksoi e ne duhet të jemi krenarë, sepse u çliruam nga partizanët tanë dhe sepse ditëm të orientohemi si popull dhe si komb në një moment mjaft të vështirë kur popuj dhe vende të tjera nuk arritën dot të orientoheshin në rrugën e drejtë, por ranë viktimë e një rruge të gabuar./b.l

29 komente në “E majta “reflekton”/ Në Lezhë zhduket portreti i Enver Hoxhës, ndërsa Meta e ministrat heqin shallët e kuq”

  1. 2 prill 1991= 7 prill 1939 says:

    Nga 2 prilli 1991 e ne vazhdim eshte nje periudhe poshtrimi me i keq se cdo lloj pushtimi

    e kuqja eshte ngjyra e flamurit shqiptar..po breket cfare ngjyre i kane

    1. JONI says:

      Po ka menduar saliu per te gjitha zonat qe e kane votuar, i ka shkaterruar sa ka mundur

    2. rezart says:

      E po kur akuzojne ENVER HOXHEN se ishte nen TUTELEN e Titos!
      Ja tani,kemi 24 vjet,qe ligjin ne Shqiperi e bejne GUVERNATORET AMERIKANE!!!
      Sa tha Arvizu-ja hiqni Enverin dhe shallet e kuq,me vrap qeveritaret i hoqen!!!
      Me mire pranoni edhe ju se BALLISTET E ZOGISTET E PASKAN BERE LUFTEN E JO PARTIZANET DHE ENVER HOXHA!!!
      E duan luften,por pa KOMANDANTIN E SAJ LEGJENDAR,ENVER HOXHEN!!!
      TURPI JU MBULOFTE!!!

    3. ortes says:

      E shikoni se duken sikur kane marre pjese ne ndonje VARRIM???
      Ja keshtu festohet 70 vjetori i CLIRIMIT TE SHQIPERISE:JO ME GEZIM E RESPEKT,POR SI PER VDEKJE!!!
      LAVDI ENVER HOXHES!

  2. kujtesa says:

    – Epo ne Lezhe nuk ka patur komuniste. Them qe antifashistet e Lezhes,Mirdites,Lacit,e me radhe jane me shume antifashiste Anglo-Amerikan se Antifashiste Sovjetik.Kete e tregon dhe historia,merrini emer per emer…..

    1. Mazllumi says:

      Kur u ndertuen varrezat e Deshmopreve ne Lezhe, Shaqir Dibra, ishte kryeatar i komitetit ekzekutiv te Lezhes. Mire tha Sh.Shaqir Dibra, por ke kemi per te futur brenda,

  3. emigranti says:

    E po ne zgjedhjet e tjera do ta hani te santo janit”.

  4. luigj says:

    Nuk zihet dielli me shoshe!Nuk mund te kapercehet nje gjysem shekulli histori,ekonomi,kulture etj.etj.Keto cudira ndodhin vetem ne Shqiperi me ndihmen e keshilltareve antishqiptare.Skenderbeun e helmuan aleatet veneciane……

  5. luter says:

    Enveri du ju kish varur prej shalli per permbytjet e Lezhes!

    1. Lufter says:

      Enveri te mbajti me tela me gjemba si majmunet e kopshtit zoologjik e nuk dije se cfare kishte pertej gardhit, po tani qe hape syte? apo nuk shohin syte sheh mendja…keput qafen sigurims i UDBse

  6. Tirana says:

    Ja keshtu e duan birbot e Enverit , nuk donit te dinit per popullin per historine gjysem shekullore, qe ka vuajtur nga diktatori me i eger i lindjes ,tani ngriji portretet e te dashurit te Rilindjes Socialiste po ja u mbajti .Turp te kete Rilindja e leshit .

    1. mao se tung says:

      bravo tirons je bere komik se bashku me arvizune qe vrau monstren enver dhe cliroi shqiperine (i rrujtet trapin sa ishte gjalle dhe nuk po e mundni edhe pse ka 30 vjet qe ka vdekur.ndiqe pak kengen e Cim Pekes se dhe tirons asht

      Plot pese shekuj nana priti
      Skenderbeut nji vella ia rriti
      legjendar n’lufte e n’liri
      ARVIZU emni i tij
      gjysem shekulli kombi t’pat
      lum si shqipja qe t’pat djale
      tan’ Shqipnia per ket emer
      me dy sy e me nji zemer
      ushton vaji, vaditi token
      shpi per shpi e ne çdo voter
      per ket’ vdekje t’burrit dheut
      qau dhe shpata e Skenderbeut

      Per ARVIZUN qau dhe moti
      tan’Sshqipnin e ka shtang topi
      monumenti Nan’ Shqipni
      i ban roje birit te tij
      asht perkul i perkedhel ballin
      thue e ka t’pavdekshem djalin

  7. Claus says:

    Ja doli Arvizu dhe ja u hoqi dhe Enverin dhe shallin dhe tani u sikteris mjerimi dhe mizerabiliteti.
    Syri i Madh tek rruga Elbasanit eshte gjithmone ne vezhgim.
    T`u kishte thene hiqini dhe poturet se nga ato ka perdorur babe Myslimi nga Peza edhe ato do ti kishin hequr.

    Ishte lufte mbarekombetare, mbarepopullore, perfshiu tere krahinat e Shqiperise, thote kryekuvendari!!!!

    Hajde pastaj dhe fol me keta te meperkembur. Lufta eshte bere pa udheheqes, pa komandante, sipas tyre, ka qene nje lufte si ne koherat e epokes se zjarrit qe luftohej per te rrembyer zjarrin nga fisi tjeter qe e zoteronte ate, ndoshta edhe ketu gaboj, por nejse, se edhe per te vrare nje mamut per ushqim ka qene nje prijes, pa le me pastaj te flasesh per koherat e mevonshme.

    E c`te thuash me per keta soj njerezish?

    1. MARA says:

      Komandat i luftes partizane ka qene Mehmet Shehu!!! Enver Hoxhen nuk e ka njohur njeri gjate luftes. Pas lufte doli monstra dhe i griu gjithe komandantet e gjeneralet e Luftes me ndihmen e Sigurimit te shtetit. edhe sot ata qe ngrene portretin e Enverit jane sigurimsa qe vijne nga Bostoni, Kanadaja etj

    2. Drejtesia says:

      Normale qe do jete ne vezhgim, nuk thua shyqyr, se te ishte per ne e kishim mare tatepjeten me kohe, sidomos me kta qe prrallisin per pamposhtjen e legjendarit shokut Enverovic.

  8. Emigranti says:

    Ne gjithe boten vendosin shallin e kuq, flamujt e kuq, apo Lulet e kuqe, ne NDERE te te reneve, p.sh. Ne Kanada vendosin red poppy ( lule kuqe) ne gjoksin e majte, te gjithe ata qe deshirojne, ne vecanti zyrtaret, studentet e te gjitha moshave, dhe kushedo qe deshirone. Dhe Jo diten e perkujtimore se qe e kane ne 11 Nentore, por nje muaj para, pra qe ne Tetore. E kuq ja eshte ngjyre e revolutionit, ngjyra e gjakun te te reneve per liri qe respektojme dhe kuptohet me nderim te thelle ne te gjithe boten e civilizuar.

    Mesazhi qe Qeveria RAMA-META percjellim me ket eve prime eshte shume I paster.
    Nuk ka me Shqiperi! Mjaftoi vetem nje fjale e Arvizuse per te mohuar veten dhe popullin qe I ka votuar keta sharlatane.

    Jemi per te ardhur keq se kush na drejtene! Fronin ne Shqiperi e ka akoma ky hajdute me bllokuar ne dore, ky sekser I. Shqiperise, ky celsi I kasafortes kriminale.

  9. koli says:

    Padyshim qe eshte fjala e Administratorit ajo qe beri te mundur heqjen e simboleve shqipetare, qe pasi u ka hequr breket ketyre palo politikaneve ç’farea eshte shalli i kuq e flamujte me protretin e E.H!Tani i ka hedhur ne aksion deputetet qe te legalizone hashashin ,pasi armet mbaruan nen udheheqjen e Saliut, e tashti nen udheheqjen e Rames me Koqot deputete duan te na legalizojne “kanabisin” se helbete ushtaret qe luftjne per “paqe” duan lende te pare e motiv per te luftuar e perballur me talibanet e shtetin Islamik.Kesaj i thone demkraci e jo shaka.Enver diktatori mbase kete ka patur prasysh qe nuk i beri e si beri kurr miq!Koqua kerkon qe Lazarati te rifilloj pune serisht e qendra e Tiranes te behet si qendra e Omonias ne shtetin fqinje me prostitut e kanabis!Rrofte miqesia shqiptaro-kineze!

  10. Heu! says:

    Heu, sa shpejt e mson BabaLikeFlorini, heu si e kthen Daullen nga me shall te kuq e baba: hoxhe diktator
    te gezojne qe nxene hijenat gelboqeLepiresit, i paska hije kravata-Mavijosme, hihihi,
    Ça thu o shokuenver, e di vete zotrote,
    i thone GJELKodosh … me fal Kokosh atij,
    qe na pjell koqeve florini!!!!

    Eh,
    Urime Krupsa Rilindoqare!
    (Gatiiiiiitu! Prapa ktheeu!
    Nashi: para marsh (zgjebsa me brina)!!)

  11. vjershetori says:

    More ymer.
    Hiqe ate poezine per olldashin se e ke menderosur. Vetem poezi nuk eshte.

  12. ton says:

    Na cat trapin me enveri, te pare e mram ku ti ken enveristat
    Dhe saliu pjedh e enverit eshte more idjota.

  13. zqk says:

    O Arvizu, thuaj o burre i dheut qe shallet e kuq edhe lejohen, se po vene qylafet me shkabe te gjithe. Po dhjesin gjak nga nje pordhe si atehere qylafxhinjte.

    Lavdi Deshmoreve te Atdheut pa shall te kuq e yll te kuq ne kapele! Se mos i nderoni me grusht ore trima te varret e tyre se po ju pa Arvziuja …

    Kurse ata qe luftuan dhe nuk arriten dot te vriteshin jane ca pleq matufe qe duhet te bejne c’tu thote Arvziu.

    Dhe kemi share Enverin se ka modifikuar historine, ka hequr figurat e atyre qe nuk perputheshin me kohen e tij. Tamam si tani. Pra Luften e kane bere ca UFO pa emer e mbiemer.

    Bij, e bija, niper e mbesa, sterniper e stermbesa partizanesh:
    Nderoni ne kete 70 vjetor TE GJITHE, te gjalle e te vdekur, qe moren pushken e luftuan fashizmin! Nderojini ashtu sic do DONIN ATA te nderoheshin ne kohen me te lavdishme te jetes tyre. E mos degjoni kolaboracionista, Arvziura, kisha e xhamia: Feja e shqiptarit eshte SHQIPTARIA!

  14. joel shkodra says:

    Te na sqaroje pak gazetari fjalet e Metes, apo vete Meta, se ç’do te thote se “ne gjetem rrugen te orientoheshim drejt, kurse te tjere rane ne rruge te gabuar”. Cilet paskan qene keta te tjeret qe hyne ne rruge me te gabuar se ne?

  15. lili says:

    Cka eshte ma poshtersi:me mbajte enverin per inat te shqiptareve apo me heq enverin sipas urdherit te ambassades amerikane?
    Ketu shihet perndryshe sa vlere Kane Vete,

  16. nuri says:

    E shihni sa legana jan Meta & co, u kritikuan nga shqiptaret per veprimet pro enveriste dhe jo vetem qe nuk reaguan por i shtuan veprimet per rehabilitimin e figures se diktatorit. U kritikua nga ambasadori Arvizu reaguan si qen te rrahur. Vetem neveri per ta.

  17. malo says:

    Sot populli perfaqesohet nga gjithfare plehrash ne Parlament, prandaj edhe me qe foli diplomati amerikan per te cilin jane me te pranueshem fshistat se komunistet, edhe plehrat tane e kane hequr shallin. Mirte bejne, por ne zgjedhjet e tjera do duhet ti shohim me shallin blu. Ky ambasador amerikan e ka zgjatur si shume gjuhen. Duhet ti themi boll po leh, se po te ishte ne ndonje vend tejter te europes nuk do kishte akses tja shikonim fytyren e tij ne TV.

  18. tajar says:

    HE, pse nuk jua mbajti tani te vinit fotot e diktatorit apo tani I kishit syte ne vend,me pare jo,ja beri rrup-sup arvizuja.

  19. Lol says:

    Mbas nje deluzhe e vershim 13 kritikash te ashpra kunder Arvizuse doli Toni. Leri o tono te shofim sa do behen. Qenka antishqiptar Arvizuja. Te vetmin antishqiptarizem por qe me teper edhte realiteti i pjerdhur politik e kapitalit njerezor shqiptar qe un do e kritikoja kurrsesi jo akuzoja Ameriken eshte qe la dhe me pas toleroi klyshet e perbindshit sllavoturk Enver qe ta bejne efhe me corap Shqiperine. Me ne fund po i kerkon llogari sepse jemi te paafte si popull tju rrasim brenda e te kalbeni neper burgje ju sigurimsat qe shkruni ktu por qe tere pasurine e keni ngurtesu me asete ne kanada amerike e lart e poshte europes. Rishikoni eksodet e viteve 90 te kuptoni se cfare i bete vendit ore horra qe sot me krekoseni te blloku dhe i shisni pordhe Amerikes. Ne u dhente komanda nga USA se me nje task force prej jobme shume se 300 vete vullnetare permbyset nje here e mire koka e gjarprit ne Shqiperi dhe paria kriminale qe e katandisi vendin sketerre. Na kujtoni nje lufte vellavrasese e tharrje kenetash por anashkaloni mocalet intelektuale qe u krijuan. U dashka me ardh prap Papa Francesk me kujtu kafsherite sllavoenveriane.

  20. Fadil says:

    HAJNAT E LIRISË!

    Lirinë, e futin nëpër xhepa,
    Ata, po majmen,-po e shkarravisin si derrat,

    I shkelin lulet, i ujisin ferrat,
    Mjerisht, të gjorët, horët,

    Janë verbuar, janë mashtruar,
    E, s´janë , duke e dijtë,

    Atyre, për këtë politikë, lavire,
    Ferrat kur të rriten, do t´ua nxjerrin sytë!

    Tash, po kënaqen, për veten e tyre!
    Jo, mor titistë faqezi,

    Gaboni, kur kështu veproni,
    Pamëshirë, do t´ ju djegë i shenjëti

    R E V O L U C I O N I!

    Liria, është si një mollë.
    Që duhet ta shijojnë…,

    Të gjithë njerëzit,
    Në rruzullin tokësor!
    Kosovë e Shqipërisë, 1982

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje