Basha: Sokol Olldashi, impuls force për të gjithë demokratët

20 Nëntor 2014, 12:07Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka postuar në Facebook një promemorje kujtese në njevjetorin e vdekjes së Sokol Olldashit, ish-deputet i PD-së, duke e cilësuar atë një impuls force për të gjithë demokratët pavarësisht se mungon fizikisht.

“Ditët dhe muajt ikën rrufeshëm dhe ja ku jemi një vit pa Sokolin, shkruan Basha, duke vijuar në postimin e tij se “Ditë të vështira, të dhimbshme pa të, për familjen, miqtë dhe kolegët.

E kam kujtuar shpesh këto kohë sfidash të rëndësishme dhe jo të lehta.

Më ka munguar fjala dhe vendosmëria e tij prej një luftëtari të paepur të shumë betejave politike.

Sokoli nuk e pranonte kompromisin me antivlerën në kurriz të qytetarëve, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit të tyre.

Ai dinte të rezistonte e të rrezatonte kurajo dhe forcë në ditë jo të mira si këto që po kalojnë qytetarët tanë”, shkruan Basha.

“Pavarësisht se mungon fizikisht, ai është sot impuls dhe forcë për të gjithë ne për të cuar përpara misionin e tij, misionin tonë të madh.

Ditët, muajt, vitet do të kalojnë, por ai do të mbetet përjetë mes nesh, i qeshur, i vendosur dhe i guximshëm”, thekson kreu demokrat. /gj.k/

5 komente në “Basha: Sokol Olldashi, impuls force për të gjithë demokratët”

  1. net says:

    Kemben bran themi ne nga jugu, ashtu e gjeci te gjithe ju kafshe qe e poqet popullin ne gazep, mos paci hajer inshalla. Nje dite ne kete bote apo ne ate bote do lahen gjynahet.

    1. pallati ne Det says:

      “…impuls force per gjithe Demokratet…”
      Shume i sakte o Lulo,vecse perballe kesaj
      force qe e shuat ndezet te kunderten e saj
      te cilen e posedoni vetem ju,si dhurate
      nga akademiku i mashtrimit sh.Sali dhe qe tek ju vihet re
      ne cdo kohe,vecanerisht sot qe krekoseni edhe pse
      erdhet nga Brukseli si nje Kalores i Deshtuar.
      Fundja nje Njeri qe eshte mesuar te Mashtroi,vazhdimisht
      ate gje di te beje.

  2. Korcari says:

    Ijenat dhe ipokrutet e PeDese, as ne kuvendin kombetar nuk u kujtua dhe te mbahesh 1 minut heshtje ne kujtim te tij kurse tani shkruan se ”e kujton me respek Olldashin”

  3. xxx says:

    Shko mor rrote prasi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje