Buxheti 2015, PD nis konsultat me qytetarët/ Ndëshkohen shtresat në nevojë dhe të varfërit

20 Nëntor 2014, 13:08Politika TEMA

Partia Demokratike nis takimet me qytetarët në lidhje me atë që forca më e madhe opozitare në vend e konsideron si pasojat negative që do të sjellë buxheti i vitit 2015.

Deputetët demokratë, anëtarë të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale diskutuan me banorët e Cërrikut mbi pasojat e buxhetit, duke vënë theksin në rritjen e barrës fiskale, rritjen e taksave, papunësinë.

Sipas PD, ky buxhet ndëshkon të varfërit, të papunët, e cdo kategori në nevojë

Kryetarja Komisionit të Çështjeve Sociale Albana Vokshi tha se e gjithë shoqëria ndjen presion, frikë dhe pesimizëm nga shteti policor i Ramës.

“Priten dritat, prishen shtëpitë, prehen mijëra gjoba  në emër të shtetit ligjor. Por në fakt kjo është qeverisja dhe mazhoranca e terrorit, është politika e errësirës dhe fikjes së shpresës.

Buxheti 2015 është një terr i plotë transparence dhe mungesë konsultimi me grupet e interesit dhe grupet në nevojë, nuk ka parashikuar asgjë dhe asnjë fond investimi për Cërrikun dhe për Elbasanin në tërësi.

Ky është buxheti që përgjysmon listën e ndihmës ekonomike, braktis gratë dhe njerëzit në nevojë diskriminon romët dhe egjiptianët, braktis nevojat e të persekutuarve politik dhe pronarëve.

Ngrejnë taksat dhe akcizat për të rritur shpenzimet e luksit, mirëqënies, dietave dhe zyrave të tyre. Rritje taksash në kurrizin e lodhur të qytetarëve dhe biznesit, asnjë investim në rrugë, qendra shëndetësore apo shkolla, asnjë fond mbështetje për punishtet fasone, si rrjedhojë zero punësim dhe asnjë fond  në bujqësi”, tha Vokshi.

Deputetja Jorida Tabaku u shpreh se kjo është e vetmja qeveri në historinë e demokracisë që ka humbur moralin që në ditët e para të qeverisjes.

Ajo tha se qeveria dhe mazhoranca nuk mendon për shqiptarët, për njerëzit në nevojë por vetëm për interesat e saj. Duke i bërë një analizë rritjes së taksave, papunësisë dhe përgjysmimit  të listave të asistencës, Tabaku tha se Rama mashtroi kur tha se kishte projekte të mëdha zhvillimi për Cërrikun.

Dëmshpërblimi i ish të burgosurve është 10 herë më pak tha deputetja Tabaku ndërkohë që për zyrat e punësimit  janë akorduar 20 milion dollarë por punë nuk ka.

Në janar 2015 me të famshmen reformë në pensione nuk do të ketë as pension minimal.  Çmimi i energjisë rritet 70 përqind, ndërkohë që kompensimi është i papërfillshëm, theksoi Tabaku.

Në fjalën e tyre deputetë Arben Imami dhe Adrian Turku thanë se ky buxhet thellon krizën dhe redukton fondin e asistencës në minimum. Asnjë grup social  i rrezikuar dhe në nevojë nuk merr asnjë shpresë nga buxheti Ramës. Kjo qeveri është antipopullorë dhe punon vetëm për favorët e saj dhe interesat klienteliste, u shprehen ata. /gj.k/

 

7 komente në “Buxheti 2015, PD nis konsultat me qytetarët/ Ndëshkohen shtresat në nevojë dhe të varfërit”

  1. Toni says:

    Ore po sa meskine te ndyre juve te PeDe-s 8-vjet ne pushtet juve as nuk ja u ndjeu fare per kete popull buxhetet i keni miratuar me 60 e ca vota dhe nuk zbritet njehere te pyesnit miletin,,dava plerash+anti-kombetare e tere klika e SHQUP-it.

  2. frida says:

    ne kohen ne tuaj shtresa ne nevoje as nuk perfilleshin dhe as nuk merrnit mundimin ti takonit apo ti ndihmonit nepermjet shtimit te ndihmes socile tani i merrni me te mira per ti genjyer perseri.

  3. sabri says:

    Pallavra boshe me genjy miletin skeni turp.

  4. erind says:

    Doni me i marr ne proteset mesa duket qe te beheni me shume Keshtu i perdorni njerezit pastaj i flakni tutje

  5. deni says:

    mashtrim dhe shtirje shume e shemtuar qe po beni me kete kategori njerezish

  6. tani says:

    po pra po ,tabaku e bashkise qe ja ka qr kkorrupsionit na ben moral tani. ahuu vari lesht ca opozite. ky te ishte kryetar opozite i zhdukte keta plehra dhe i fuste plumbin vetes ?

  7. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    KY TABOR MASKARENJSH ME EMRIN PD ,,PO I ( VJEN SHUME KEQ PER SHQIPETARET QE JANE PA BUKE )
    PER CFARE (MORALI ) FLASIN TE PA MORALET ,,,,,,,,,,,
    NGA KUSH PLANET KANE ( ZBRITUR ) NE PLANETIN TONE ,,,,,,
    SI KA MUNDESI QE ACOMA SHQIPETARET DEGJOJNE HAJDUTET QE I VRANE PER TI VJEDHUR ,,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje