Koço Kokëdhima kërkon nga Panariti liçensimin e variantit shqiptar të hashashit

20 Nëntor 2014, 15:16Politika TEMA

Deputeti Koço Kokëdhima i ka kërkuar ministrit të Bujqësisë Edmond Panaritit të liçensohet brandi shqiptar i hashashit si një mënyrë për t’u mbjellë dhe kultivuar në rrugë ligjore.

Deklarata, e cila ka zënë në befasi gjithë Komisionin e Ekonomisë ku Kokëdhima ka bërë deklaratën, është pritur fillimisht me rezerva nga ministri Panariti.

Ai ka theksuar se për Lazaratin qeveria ka menduar t’i ofrojë disa kultura të tjera, përfshi dhe bimë medicinale.

Por, Kokëdhima ka këmbëngulur për liçensimin e varietetit shqiptar të hashashit dhe mundësinë e mbjelljes së tij me liçencë.

Pas kësaj, ministri Panariti ka qenë i prerë, duke theksuar se qeveria është e vendosur kundër ekonomisë kriminale në vend.

Debati u zhvillua në Komisionin e Ekonomisë para gjithë deputetëve.

52 komente në “Koço Kokëdhima kërkon nga Panariti liçensimin e variantit shqiptar të hashashit”

  1. tfg says:

    Koco,e ke menderosur fare,duket se rane invenstimet ……tall topet ne vendin e gyzeleve,se ne evrope do te mblidhie kanoce e jo te luje bixnecmenin………….

    1. teli says:

      hajt se rraca jote eshte dhe ky mos bej si i nxef tani:)ky sdo mblidhte kanoce…ky do ishte kanocja,dhe kete do e mblidhnin

      1. tfg says:

        O delli,negativet jane te papranueshem nga shoqeria pavaresisht se nga cili harman vijne ,ai sunit apo xristian,ok!
        Por ketu ka nje ndryshim total mes negativeve,ata xristiane mund te jene hajdute,apo shkeles te ligjit por kurrsesi killers dhe cnjerzore si sunitet shqipfoes…….kete e verton periudha 23vjecare e politikaneve ne shqiperine postkomuniste,pa haruar edhe beqirin turkoshak Hoxa.Kujtoj ketu qe ne kryesimin e Nanos apo dhe Majkos nuk patem vrasie politikanesh apo poulli te thjesht,por vetem korrupsion e pazotesi qeverisie.
        Kujto islamikun Berisha apo Thaci ne Kosove e do te kuptosh ndryshimin mes nje xristiani dhe atij sunit………

      2. lora says:

        Legalizimi i kanabisit nen kontrollin e shtetit sic e propozon Kokedhima do ti sillte shume te ardhura buxhetit te shtetit dhe te eleminonte bandat e ketyre qe merren me droge ne menyre ilegale dhe qe ne fund perfundojne duke vrare njeri-tjetrin. Nqs legalizohet kanabisi, shteti do ti merrte taksa kultivuesve dhe dhe pastaj do e shiste ne Evrope, ku persesi edhe kesaj te fundit do ti vilte te ardhura qe do te shkonin per ekonomine e shqiptareve. Ndaj njerez, behuni pragmatiste!!

    2. USA says:

      Vleresim amerikan per qeverine e Shqiperise

      Felaj – pa vleresim – shume e re ne detyre
      Beqaj – nota 2 – eshte edhe me i paafte se Nard Ndoka, injorant qe si shkon gjaku ne tru
      Harito – nota 4 – njeri negativ, arrogante pa kontribute, shkaktarja e humbjes socialiste ne zgjedhjet qe do vijne
      Ahmetaj – nota 4 – intrigant kafenesh, pa lidhje me detyren qe mban
      Cani – nota 4 – financat jane ne kete gjendje kryesisht prej tij
      Nikolla – nota 4 – mesuese fshati qe keqdrejton arsimin
      Tahiri – nota 5 – ska brume dhe stature per detyren, hakmarres, bizbiq
      Koka – nota 5 – pa lidhje me pozicionin ministror qe mban
      Gjiknuri – nota 5 – minister i mire por ne detyren e gabuar
      Kumbaro – nota 5 – per pozicionin nevojitet me shume kulture
      Gjermeni – nota 6 – ne gjume gjithe kohes
      Haxhinasto – nota 6 – o meta per 2 veta
      Rama – nota 6 – do e vlersoja me 7 por ka nje note te thyer ne sjelljen me socialistet e bazes
      Veliaj – nota 6.5 – sishte keq por e dhiu me dasmen
      Gjosha – nota 7 – ministre lehone! Eshte me e ndershme doreheqja se te shetisesh beben ne bllok gjate orarit te punes
      Cuci – 7.5 – Reforma territoriale duhet te ishte me e pakontestuar dhe ndarja me e mire
      Peleshi – 8 – ushtar i mire per punet e rendomta
      Naco – 8 – lufton mire dhe pse ka sistemin kunder
      Panariti – 8.5 – guri i mire ne vend te vet
      Kodheli – 9 – e denje per detyren dhe pse e shof me shum tek ekonomia
      Bushati – 10 – thjesht perfekt

      1. AJAJAJAJ says:

        Por portali ne Ministrine e Arsimit per rregjistrimin e mesuesve, nuk e kuptoj dot dhe aq mire. Sipas ligjit, mesuesit emerohen nga drejtuesit e shkollave ne bashkepunim me bordin e prinderve dhe te kontrolluara nga drejtorite arsimore. Po tani do jete zonja Zamira Gjini ”Drejtoreshe e emerimeve” per gjithe Shqiperine? Prandaj jane vene gjithe drejtueset e paafta neper DAR e shkolla, kukulla dhe te kontestura kudo per te bere kjo Zamira cfare deshiron me emerimet?!. Kjo ka qene me pune ne drejtori arsimore me vite dhe arsimi…… . Per cfare meritash eshte kjo drejtoreshe drejtorie ne ministri te arsimit?! Ne fakt keto qe kane qene ja dine me mire korrupsionit dhe dine si ta bejne!!! Te Zamira shkon cdo dite dhe s’te pret kurre sepse ”S’ka kohe”. Sa shpejt e dehu pushteti zonjen Zamira!!!!!!!!!!Te gjithe drejtueset e arsimit qe nga ministria e deri te cerdhet duhet te nxjerrin CV ne internet sepse femijet jane e ardhmja. Nga arsimi fillojne te gjitha.

    3. ela says:

      Te ligjerosh hashashin do te thote te shkaerrosh te ardhem ,te shkaterrosh rinine, bashkejetesa ne nje vend, ne nje shtet ka rregullat e veta, ndonjeri mund te doje te jetoje si kriminel, por shoqeria ka nxjerr ligje qe keta lloje personash duhet te jene ne burg ose duhet tu hiqet e drejta per te jetuar,sepse shoqeria kerkon te jetoje ne qetesi e ne harmoni, ndersa nje deputet i zgedhur nga populli te beje nje propozim te tille per tu pire ashashi eshte totalisht nje zgenjim, eshte shkaterrim i rinise, i te ardhmes,i shkollave,universiteteve, i shtimit te vrasjeve,vjedhjeve, bandave ,perdhunimeve,etj.etj, ne qofte se popullaten e trajtojme si turma per te bere gallat me te ,eshte nje problem tjeter, ju luem te jeni me serioz jo vetem per shkak te moshes por edhe te pergjegjeshmerise politike imagjino se paku kompanin tuaj shume te fuqishme ku te gjithe te pijne ashash se cfare behet,ose te gjithe ne parlament te pine ashash, uroje qe kjo te jete thjeshte nje lajthitje e momentit.

      1. Redneck says:

        Ai po thote me recete farmacie. Edhe ne Amerike e merr po ta shkruajtimfoktori. Nuk shikoj ndonje degjenerim ketu ne Amerike nga hashashi. Merri taksen po thote ai, po ne Shqiperi cdo gje duhet te jete ekstrem.

      2. autokton says:

        Prandaj e kemi lene Hollanden ‘mbrapa’ me kilometra larg (se ka rini te shkaterruar dhe shoqeri mut), do zoti ia kalojm edhe Gjermanis dhe jemi te paret ne Europe.
        Pse po legalizohet hashashi shtet pas shteti ne SHBA? Mos jan debila politikanet Amerikan, dhe keto tanet jan inteligjent. Hashashi pihet edhe se u zhduk Lazarati edhe pse esht ‘krim’, ne Malesi ke me dhjetera Lazarata. Le ta legalizojn dhe ta taksojn, te rriten te ardhurat e shtetit, dhe ju siguroj se do rritet edhe turizmi vetem per ket arsye, kush e pin eshte zgjidhja e vet!! Por kjo nuk do ndodhe ne Shqipri, se atehere nuk kan si ti mbushin politikanet xhepat kur nuk ka me trafikant dhe prodhues ilegal.

    4. Azom says:

      Pse jo, perderisa eshte e kerkuar dhe ne Shqiperi eshte me cilesore se kudo. Do e ndryshonte shume per mire ekonomine si dhe do punesoheshin shume fermere. Alternativa e duhur ne kohen e duhur.

    5. klea says:

      Mos dezinformoni gazetare, Kokedhima ka thene qe te legalizohet kanabisi per industrine farmaceutike dhe qe te jete nen kontrollin e shtetit. Ja ku e keni variantin e plote:

      Kokëdhima: BE të subvencionojë bujqësinë shqiptare me 250 mln dollarë në vit, Shqipëria të licensojë prodhimin e kanabisit për industrinë farmaceutike

      Po shfrytëzoj mundësinë të parashtroj këtu vlerësimin dhe komplimentet e mia për punën tuaj si ministër zoti Panariti, punë të cilën e vlerësoj shumë.
      Pyetja e parë: A keni menduar ju që ta ndryshoni skemën e dështuar të vaditjes përmes shoqatave të vaditjes që është aktualisht në fuqi? Kjo është një situatë që ju e njihni shumë mirë. Edhe kolegët besoj e njohin po kaq mirë. Ne duam të dimë se, me çfarë skeme funksionale do të zëvendësohet kjo situatë dështimi dhe komprometimi, për çdo projekt që sipërmarrësit mund të ngrenë në bujqësi?
      Pyetja e dytë: Ju bëtë një bashkëbisedim të gjerë dhe këtu kam parasysh dikasterin tuaj dhe të gjithë institucionet në varësinë tuaj, gjatë periudhës gusht-shtator me të gjithë aplikantët për subvencione në bujqësi dhe blegtori, në jug të Shqipërisë. Në këtë bashkëbisedim dolën një sërë çështjesh të rëndësishme, që kushtëzojnë suksesin dhe zhvillimin e bujqësisë.
      Katër vepra u kualifikuan si emergjenca në fushën e vaditjes: 1-Kanali vaditës ‘Thoma Filipeu’; 2- Rezervuari i Janjarit; 3-Vepra vaditëse “Kallarat Vranisht-Tërbaç”; dhe 4-Kanali vaditës i Kalasës, në Komunën e Rëzomës. Ky i fundit është rindërtuar me kredi të Bankës Botërore, por asnjëherë nuk është vënë në punë. Këto katër vepra vënë nën ujë Vurgun, bregdetin, labërinë dhe të gjithë zonën e Konispolit e Xarrës. Pa këto vepra vaditëse, çdo projekt dhe çdo ëndërr projekti që mund të ngrihet për bujqësinë në jug do të rezultojë një dështim.
      Keni planifikuar ju në buxhetin e 2015 të rregulloni e vini në punë ndonjë nga këto vepra? Në se jo, a keni ndër mend që ti rregulloni në një kohë të caktuar, në një datë të caktuar, në një periudhë të caktuar? Mund ta bëni publike se kur mendoni ju ti rregulloni këto vepra?
      Pyetja e tretë. Pyetjen tjetër e kam nga ‘zona’ e kanabisit. Kjo është pak e komplikuar për ta diskutuar, sepse njerëzit janë shumë të kompleksuar kur flasin për tema të tilla. Unë dua ta shoh këtë çështje në një këndvështrim tjetër nga ai që është trajtuar rëndom deri tani. Qeveria e 23 qershorit bëri një luftë të një rëndësie të madhe dhe e çliroi Shqipërinë nga imazhi shkatërrues si vendi i narkotrafikut në Europë. Kjo luftë ktheu nën kontrollin e shtetit dhe qeverisë çdo pëllëmbë të territorit të vendit, ç’armatosi e shpërbëri disa banda të armatosura dhe ktheu nëpër burgje shumë kriminelë, që nuk duhet të ishin të lirë. Por këtu dua ta shoh çështjen nga një këndvështrim tjetër. Qeveria jonë ka raportuar që ka shkatërruar 7.5 miliardë euro drogë dhe se prodhimi vjetor i kanabisit në Shqipëri ishte në një shifër shumë të lartë. Padyshim që një pjesë e këtyre të ardhurave, një shifër disafish më e madhe sesa shifra tejet modeste që parashikon buxheti ynë i vitit 2015 për subvencione e investime në bujqësi, ishte e destinuar për bujqërit që merreshin me prodhimin e kanabisit. Ndëshkimet penale nuk janë zgjidhje e vetme për të gjithë këta bujq që nuk kanë gjetur një rrugë tjetër për të nxjerrë jetesën e tyre. Zhvillimi për këto zona duhet të ishte një alternativë dhe një motivim i mirë që këta njerëz të mos ëndërrojnë më për kanabis dhe të mos na shohin ne si shkatërruesit e jetës dhe të punës së tyre.
      Ka një plan real ministria juaj për të zhvilluar me përparësi zonat e hartës së djeshme të kanabisit, të cilat e kishin kanabisin të vetmen rrugë jetese?
      Së dyti, kanabisi që prodhonin ilegalët e lirë në Shqipëri, padyshim që eksportohej në Europë. Por unë dua të kujtoj që në Europë, në Itali, Holandë, etj., ka shumë prodhues kanabisi apo opiumi me licenca dhe leje nga shtetet, për interesa farmaceutike, të cilët paguajnë taksa. Në shumë vende të botës së zhvilluar prodhohen bimë të tilla me leje e licenca. Në Europë tashmë njihet varianti shqiptar i kanabisit, i prodhuar nga kjo veprimtari ilegale në Shqipëri, një kanabis shqiptar që ka karakteristikat dhe vlerat e veta në treg. A keni menduar juve që ta ruani këtë vlerë dhe të liçensoni për eksport, për industrinë farmaceutike një prodhim të arsyeshëm fermerësh vendas që të paguajnë taksa dhe të zhvillojnë këtë veprimtari nën kontrollin e plotë të shtetit? A mund të rishikoni ju legjislacionin për këtë çështje?
      Fshatarët që kanë kultivuar kanabis nuk janë kriminelë. Këta fshatarë janë pragmatistë. Ata nuk entuziazmohen nga planet tona afatgjata dhe afatmesme të zhvillimit të bujqësisë. Ata kanë nevojë për punë, ushqim, para, shëndet, siguri jete e ekonomike sot. Ç’mund t’ju themi ne gjithë fshatarëve të zonave bujqësore që s’kanë ujë, siç përmenda më lart? A mund t’ju themi atyre të presin disa vite të tjera derisa ne të gjejmë para për të rregulluar veprat vaditëse? Ata duhen mbështetur çdo vit me zgjidhje, përndryshe do bëhen kundërshtarët tanë. Ne gjithashtu nuk duhet të kemi hezitim të flasim hapur për problemet tona, pa pasur frikë se mund të dukemi si të asociuar me çështje të tilla të ndjeshmërisë shumë të lartë si droga. Ku shkonte droga që prodhonte Shqipëria? Në Europë, në Itali, Gjermani e gjetkë. Ne, me këtë luftë të madhe dhe me pasoja shumë të rënda social-ekonomike për vete, kemi bërë një investim të madh në luftën e këtyre vendeve ndaj trafikut të drogës. Këto vende duhet të na ndihmojnë me grante në Buxhetin e shtetit, për të investuar e subvencionuar bujqësinë me 200-250 mln dollarë në vit, të paktën për 5 vjet rresht. Kështu do mund të ndihmojmë fshatarët të jetojnë me bujqësi.
      A keni menduar zoti ministër për të paraqitur një plan tek aleatët europianë për të siguruar këtë mbështetje?
      Kjo ishte pyetja ime e fundit.
      Faleminderit.

      1. Besa says:

        Eshte nje nisme qe duhet te ishte marre prej kohesh. Ju lutem deputet Kokedhima loboni qe te behet realitet.

    6. ana says:

      Z.Koco nuk ka thene qe te legalizohet hashashi po por te treajtohet si bime medicinale

    7. ardi says:

      per sa kohe Koco ka thene te licencohet si bime medicinale ,nuk shikoj ndonje te keqe apo menderosje ktu.

    8. Gerta says:

      Po ca do humbasi populli more se nuk e kuptoj??? per sa kohe qe e dime te gjithe qe ka qe e bejne vetem Per qellime FARMACEUTIKE, ska asgje. hapini syte e lexojini mire gjerat mos degjoni cfare ju pelqen te degjoni.

    9. Nardi says:

      Nuk ka asnjë arsye morale që të pengojë liberalizimin e hashashit në Shqipëri. Kultura shqiptare tradicionalisht e pranon këtë drogë. Shkenca serioze e klasifikon si praktikisht të padëmshme, në rrafshin social. Plaga me e madhe ne vendin tone nuk eshte hashashi, por mbushja e burgjeve me tregtaret e vegjel te hashashit.

    10. ardit says:

      Shpresojm qe mos te ngeli thjeshte nje status ne facebook z.Koco por te realizohet si projekt sepse vetem te mira per ekonomin dhe punesimin do te sjell

    11. arla says:

      hera e pare qe me pelqen ky zoteria , me duket po i hap 3milion vende pune e jo 300mi hahaha

  2. Arber says:

    Ministri Panariti po tregon injorance kur kundershton kultivimin e ligjshem te marijuanes. Kjo do ti sillte vendit miliarda dollare. Rregullimi me ligj i prodhimit te hashashit eshte shperndare ne shume shtete te Amerikes dhe Kanada sidomos per perdorim mjekesor. Vaji i marijuanes ka veti te shkelqyera per sherimine shume lloj kanceresh dhe semundjesh te tjera qe shkaktojne dhimbje. Cdo gje brenda ligjeve sjell fitime per fshataret si edhe per bizneset shqiptare. Qeveria Rama duhet te propozoje nje ligj qe te rregulloje prodhimin e marijuanes.

    1. paracetamoli says:

      O Arber kur e ke ne vesh ne ca krahu do flesh?

      1. Arber says:

        Indometacin – Do fle ne krahun e pi.k.s se nenes tende. Dava injoranti.

    2. likja says:

      Ju jeni driteshkurte. Pse nuk dine ta mbjellin te tjeret kete. Po e legalizuam ne mund ta legalizojne dhe italia greqia bullgaria rumania spanja franca. Ku do e shesim pastaj. Na mbetet ta pime vete. Ky ka vlere sa kohe eshte ilegal po u legalizua i behet cmimi me lire se qepa.

      1. Illyrian says:

        O like dritegjati, aty eshte e gjithe puna…
        Eshte shtrenjte sepse eshte I paligjshem, dhe e kontrollojne pak vete. Edhe perfitimet ata pak vete I marrin, edhe ata pak vete do vrasin rivalet e tyre.
        Nese e kontrollon shteti, vilet taksa, terhiqen turiste, ulet krimi I lidhur me kultivimin e paligjshem.

  3. elinor,.,.,. says:

    Me sa po shikohet, i paska djegur keqas dikujt ajo goditja e Lazaratit… ketij mikut te ngushte te kryetarit.

  4. paracetamoli says:

    E shihni koqe koqedhimin? Mbasi mbyllen Lazaratin do qe tani te korri te gjitha fitimet ne menyre “ligjore” Shkerdhate i keq eshte ?

    1. Arber says:

      Keto idera, ti more indometacine, i sherbejne vetem atyre qe nuk duan pavaresine ekonimike te Shqiperise, pra serbeve dhe grekerve. Shqiperia ka mbetur ne mes te kater rrugeve dhe lutet me doren e shtrire, si lypsaqare, qe te marre ndonje lemoshe nga FMN dhe BB. Nderkohe Shqiperia ne menyre ligjore mund te rregulloje rritjen e kesaj bime, eshte vetem nje bime qe e ka krijuar natyra, per qellime mjekesore. Kanabis eshte perdorur per mijra vjet per sherimine semundjeve te ndryshme. Punime shkencore te kryera ne shume vende prestigjioze kane provuar qe vaji i kanabisit sheron semundje te ndryshme perfshi tumore, kancere, epilepsine, dhe dhimbje qe ‘paracetamoli’ nuk i sheron or tej mik ‘Paracetamol’. Kjo do ti sillte fitime ne taksa (miliarda) shtetit si dhe do te lulezonte biznesin dhe fshataret qe do ta mbillnin. Kjo duhet bere sa me shpejt. Vendet fqinje mund ta bejne para nesh dhe te fitojne tregun. Serbia propozaoj ne Parlament qe ta legalizonte rritjen e marijuanes. Ketu nuk ka pune politike. Te gjithe ata qe jane te paster nga krimet mund te aplikojne per license dhe ta rrisin me kontroll edhe te shtetit. Vaji i marijuanes te jepet me receta nga mjeket per njerez qe jane te semure dhe jo per argetim; jo bime per tymosje, vetem vaj. Po ashtu bima dhe vaji te shiten ne tregjet Europiane dhe te tjera per qellime mjekesore.

  5. fieraku4u says:

    KY ESHTE PLEHU ME I KEQ…ME VJEN SHUME KEQ QE EDI RAMA KA BERE KETE NJERI DEPUTET.

  6. medicine says:

    Ju jeni injorant gjeni lloj lloj lidhjesh intrigash sna duhet fare cben koco qellimi artikullit esht ideja e tij, dhe esht shume ide e mire se i sjell ekonomise miliarda leke, te licensohet ne menyre ligjore, plus esht pet ekonomine tone

  7. Beni says:

    Bravo Koco. Shqiperia ka hashashin me te mire ne Europe dhe te mos ta shfrytezosh kete risors eshte gabim foshnjor.

  8. AL says:

    Doni ta beni Shqiperin Kolumbi mor shkerdhata.

    1. koqo koqedhima says:

      Kolumbi mbase jo, po Holande pse jo

  9. Dordomuzi says:

    Mos ka nderruar gje emrin 2K Group ne 420 Group?

  10. Hm... says:

    Pac faqen e zeze mor deputeti yne. Apo ndoshta e ke filluar vete dhe kerkon ta pish tek Rogneri….per kete ju paguajme? Per keto hynere!!! Edi Rama si e ke syrin!!!

  11. ZANI says:

    Bravo KOCO!
    Eshte fjala me me mend qe ke folur. Cdo vend konkuron ne ate fushe qe njeh me mire, dhe ne ate fushe e njohim jo pak.

    Le ta legalizojme..ska asgje te keqe!

    URIME KOCO

  12. fshatari says:

    Koco Kokedhima eshte vizionar-hashashi duhet mbjelle qe tani qe ka vlere se kur te filloje gjithe bota mbas 4-5 vitesh do jete vone do behet si misri

  13. Vk says:

    Leri keto o Koqeeeee po degjo ambasadorin se do te te dhjesin dhine megjithe soj e sorrollop….

  14. human says:

    Une jam nje kundershtar i LSI-se, por ne kete rast them nje BRAVO te forte per Ministrin Panariti.

    Ata Socialistet, nqse vertete jane te tille, Anetare te Komisionit te Ekonomise, te mos rrine aty si tutkuna dhe te stepur para ketij Kokemutit.

    Koço mavrise i them, se je nje njolle e zeze per PS-ne.

    Ti more byrazer je komplet kontrabande tek kjo force politike. Ti duhet te besh nje Parti me anetare te kultivimit te hashashit, dhe te trafikimit te tij.

    Edi Rama, nqse nuk deshiron qe kjo karikature ta terheqe drejt humneres,duhet te gjeje force te distancohet nga ky tip.

  15. lal' Kameri says:

    Ed Roma do boj mir ta zhduki ket Koqo Kokodhimen orgjent, se do msoje si me Xhuvanet. Ka per ta zhyt ene Koqo keq, sic e zhyti ajo artistja modhe Luiza.

  16. shp says:

    Qani hallin Kocos.Kcoja ka kry pun.Ai leshon nje batut,por nuk do te ishte keq bo me u realizu,shqipnia vetem per ata lloj turistash asht e denj per me prit.

  17. bbb says:

    Sa kuintal droge/ hektar do marri shoku Kucko Kokdhjeri?

  18. Dori says:

    Nuk e ka keq Koco kete teori. Hashashin e kemi. Po ta kontrollojme gjenerojme te ardhura te mira per shtetin dhe per fshataret. Pak nga pak po e ben e gjithe bota nje gje te tille. Behet fjale per eksportin me te madh “made in Albania”, 7 miliarde euro ne vit…

  19. lazua says:

    Plehra te ndyra…e shkateruat lazaratin..dhe bashke me te dhe ekonomine shqiptare.popullit po i shkon thika ne palce dhe i trembeni te pasmes.e shikoni qe nuk u dalin hesapet dhe nxorret kocon te hedhe nje shashke te mate pulsin e popullit tone komplet injorant qe u gezua per lazaratin.te gjitha ketu paguhen.lazarati do behet dhe renimi juaj.pas kocos fshihet rama ska dyshim…dhe ti popull injorant e meriton te vdesesh per buken e gojes .me kaq injoranci dhe tokes I rendoni.

  20. Miri says:

    Ne nje kohe kur BE kerkon nga shteti shqiptar qe te luftoje hashashin si kusht per tiu bashkuar familjes europiane “gjeniu” Koco na propozon te mbillet hashashi me licence sepse fara shqiptare qenka me demek me emer ne bote. Plaku Koco sic duket tani ia paska vene syrin licencave te mbjelljes se hashashit qe lufton kaq forte per te. Fatkeqesi per ne qe kemi ne parlament njerez interesaxhinj dhe materialist qe kerkojne te pasurohen nga ekonomia informale si koco kokedhima. Turp turp turp

  21. tiku says:

    E dhjeve fare z.kokedhima ,me mire terhiqe kete deklarate sa me shpejt e me nder.

    1. Gerta says:

      po pse e dhjeu ore?! ve bast qe dhe ti pak kohe me pare ke thene pse se legalizojne hashashin, apo jo. tani thua e dhjeve -.-“

  22. Marin says:

    KOKEDHIA?
    Thjesh nje idiot….!!!
    Njerez si ky nuk jetojne ne kete planet!

  23. Drejtesia says:

    Ne ka nje gje qe e ka mendu tamam ky kjo eshte. E kam thene me kohe dhe do e perseris, Hashashi duhet legalizuar sepse ka perdorime mjekesore, industriale etj. Ata qe kane merakun e femijeve nuk jane ne metro. Sot nuk ka vend ku nuk pihet kjo, ne shqiperi sipas anketimeve po shkojne per seks qe 13 vjec, e po na thoni per morale.

    Nuk i kuptoj keta prinder. Ju doni qe detyren tuaj si prinder t’ja u bej shteti ? Apo hajde po kthehemi ne diktature ku caktojme nje baba te kombit, si xhaxhi Enver e le t’ja u shkolloj e edukoj ai femijet ju, ju vec pillni dhe populloni.

    Mesojini femijet sic duhet dhe kjo droge sdo jete problem. Me e demshme eshte cigarja, degjimi i plehrave si ajo qe quajme muzike moderne shqiptare etj se sa legalizimi i hashashit.

  24. Sara says:

    Me pelqen ky person e para se del kunder rrymes dhe i thote gjerat qe mendon hapur. E dyta sepse shikon te ardhmen dh nje prespektive shume te larte. e treta hashashi nuk do te liberalizohet per te gjith por me lishence vetem per farmaceutike te cilat do te eksportohen. pse tani nuk ka hashash ? ka plot e pijne plot, perse kete dobesi mos ta nxjerim ne pike te forte dhe te bejme te pa munduren per nje zhillim me te larte ?

  25. cufja says:

    Të japesh gjykim te tille, apo te besh kerkese te tille mendoj se eshte mese normale, e cila do te luftonte anormalitetit ne realitetin tone ne lidhje me hashashin. Te perdoret per qellim efarmaceutike eshte je term qe meriton mbeshtetje, sepse nuk mendoj se jemi perpara disa vendeve te fuqishme qe e mbeshtesin ket term, mos me thene se disa e aplikojne. Leagalizimi i kanabisit do te sillte pozitivitet ne realitetin tone…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje