Cmimi i energjisë elektrike është rritur me 70% duke shkuar në 12.3 lekë për kilovatorë, ç’ka do të bëjë që jo shumë larg, por që në janar, qytetarëve do t’u trokasë në derë një faturë shumë e lartë.
Ky është një nga konstatimet e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët diskutuan mbi problemet e Buxhetit të vitit.
“Çmimi tani është 12.3 lekë kilovatori, një rritje katastrofike prej 70%. Shqiptarët e ndiejnë tashmë në mënyrë të prekshme që në janar të 2015-ës fatura e energjisë nuk do të jetë më e vagullt, por pak të quhet “e kripur”. Dhe kjo do të futet në të gjithë zërat e prodhimit”, tha deputeti demokrat Kozma Dashi.
Në vijim ai ngriti dhe një problem tjetër, atë të konçensionarëve të energjisë, të cilët i vlerësoi si “patriotë” për shkak të investimeve të konsiderueshme që kanë kryer.
“Ka një vizion të deformuar të Qeverisë edhe për koncesionet, ka një dashakeqësi për të mos i respektuar investitorët. 13% e prodhimit të energjisë bëhet nga ato koncesione të suksesshme të qeverisë demokratike.
Ata kanë investuar më shumë se 300 milionë euro në këtë fushë, mirëpo atyre iu vihen gjithfarë barrierash duke mos i respektuar. Pra, ka një deformim të vizionit në fushën e energjisë.” , theksoi ai.
Buxheti i vitit 2015 u miratua në parim në seancën parlamentare të së hënës, ndërsa aktualisht po vijon diskutimi nen për nen në Komisionet parlamentare. Partia Demokratike vijon bojkotin e Kuvendit dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë prej diskutimeve mbi një nga dokumentet kryesore. /gj.k/
Ne fillim qeveria duhet te perfundonte me sukses mbledhjen e debive nga qytetaret dhe nderprerjen e lidhjeve te paligjeshme, pastaj te bente ritjen e cmimit. Sepse neqoftese aksioni i deshton do jete nje mekat i madh per qytetaret qe paguajne.
ja kshu mundohen te disinformojne shtetitn me kto deklarata kur asgje nuk eshte e vertet. une di te them nqse sot paguaj 73 mije lek drita me heqjen e fashosh do paguaj 10 mije lek me pak.
Po ku e gjetet 70%-shin o hajdute muti!Ishte 77 leke deri ne 300 kwh dhe 133 mos gaboj mbi 300 kwh.Mesatarja e tyre del 13.3+7.7=21/2=10.5 leke.Po qe se rritja do te jete kaq se nuk dihet sepse ky eshte cmimi qe kerkon ERE,i bie 12.3-10.5=1.8 leke per KWH,kjo nuk perben as 2% rritje.Ata qe harxhojne deri ne 300 kwh do te paguajne:12.3-7.7=4.6*300=1380 leke te rinj.Per familjet qe jane ne nevoje shteti do ta rimbursoje kete vlere,per te tjeret nuk eshte fundi i botes per 1400 leke!Une bej pjese tek ata qe nuk kompesohen,por edhe une nuk do paguaj kaq leke me teper se sa thashe me siper,sepse une djeg nja 400 a 500 kwh keshtu qe diferenca me ngushtohet.Kush thote te kunderten eshte batakci i pa fytyre!
Nuk jane tema te rendesishme, na intereson Enveri, eshte a nuk eshte trim Basha, dhe si ja dhjeu Rama ne Beograd serbeve.
Prisni, prisni se s’keni pare gje akoma!
Ky eshte vetem fillimi. Mandatin e pare do merremi vetem me shkaterrime ndertesash dhe rritje taksash. Vemendje te vecante gjate ketij mandati do i kushtojme sidomos boshatisjes se xhepave tuaja, duke ja u rritur ne maksimum cmimet e artikujve te kosumit te perditshem, rritjen e taksave doganore, te gjobave, e sidomos ato te energjise dhe lendeve djegese.
Vitin e pare do ja u rrisim cmimin e enrgjise me mbi 70%, dhe nese s’do keni kundershtim (gje qe as e ve aspak ne dyshim), vitin e dyte mund t’ja u trefishojme taksen. E do vazhdojme keshtu derisa te detyroheni te ndizni qirinjte ose llampat me vajguri… Qe ne fund te muajit te mos u ngele asnje qindarke ne xhep do bejme cmos qe rrogat tuaja qesharake te rrine sa me konstante. E mira e te mirave bile do ishte sikur edhe me ato pak kacidhe qe fitoni duke u rropatur t’i derdhni vullnetarisht per te majmur arken e “nenes parti”.
Qellimet tona do mundohemi t’i realizojme brenda katervjecarit te pare, se sa per mandatin e dyte… Per ate as na ruhet fare, se sido qe te ndodhe, ne duar te sigurta ka per te rene.