Senati amerikan voton më në fund Donald Lu si ambasador të SHBA-së në Shqipëri

21 Nëntor 2014, 06:41Politika TEMA

Senati amerikan ka konfirmuar Donald Lu si Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Ambasadori Lu është votuar nga senati amerikan, ndërsa kandidatura e tij ka qenë e bllokuar prej korrikut të vitit 2013 për shkak të politikave të brendshme të SHBA.

Donald Lu u propozua si ambasador i Shqipërisë nga Presidenti Barack Obama më 25 korrik, dhe pason ambasadorin aktual Aleksandër Arvizu, i cili ka shërbyer në vendin tonë që më 10 nëntor të vitit 2010.

I lindur në vitin 1966 në Huntington Beach, Kaliforni, Donald Lu ka marë gradat Bachelor dhe Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Princeton në 1988 dhe 1991.

Lu ka shërbyer si vullnetar i Korpusit të Paqes në Sierra Leone gjatë viteve 1988-1990, ku ndihmoi për të rivendosur puse të ujit dhe kontribuoi në edukim shëndetësor atje.

Lu nisi karrierën diplomatike në vitin 1990, ku ka punuar në konsullatën në Pakistan; si zyrtar konsullor në ambasadën e Tbilisit në Gjeorgji dhe si asistent i veçantë i ambasadorit Frank Wisner.

Ai ka punuar gjithashtu si zyrtar ne ambasadën e Nju Delhit në Indi. Nga 2003 në 2006, Lu ka punuar në ambasadën e Bishkekut në Kirgistan dhe pastaj në Baku të Azerbajxhanit.

Lu është i martuar dhe ka dy fëmijë. Lu flet KRIO, Urdu, Hindi, rusisht, gjuhën gjeorgjiane dhe atë të Azerbajxhanit. /gj.k/

13 komente në “Senati amerikan voton më në fund Donald Lu si ambasador të SHBA-së në Shqipëri”

  1. titi says:

    Ku i gjejne more keta?!!!!!!

    1. kriminel says:

      fiks ku I gjejne keta….?

      ? ? ?

  2. Drejtesia says:

    Ja ku erdhi dhe ky qe e kishin merak disa, se i ngeli Arvizuja ne dere, se gjoja Amerika, gjoja nuk interesohet per Shqiperine. Me vjen mire qe ky grup hisllash, qe sle llaf pa thene kunder Amerikes, qe nuk le skenare pa krijuar, gjithmone merr pergjigjen qe meriton. Po te kishte qene burre me i pjekur politikisht Rama edhe armet kimike i kish mare (ato qe mori Italiani me vrap), e sot do kishim kredenciale edhe me te fuqishme se sa i kemi aktualisht.

    Me shpresen qe ne nje hark te shkurter kohor barishtet Enverjane dhe te kelyshave te tij do fillojne te shkulen nje nga nje. Me kismet me kohe edhe Arvizune, kur ti vije dita do e nderoni, sic nderuat dhe Withersin. Amerika ishte, eshte dhe do mbetet i vetmi shpetim per Shqiperine, e rrethuar si nga brenda, si nga jashte nga bajloza dhe monstra prehistorik qe duan ti kallin shqiptarit diten.

  3. andromeda says:

    Lavdi zotit që do na ikë ambasadori as mish as peshk, ai që, si thotë njëherë s’thotë herë tjetër. Ai që diplomacinë e bën lesh arapi.

  4. Vk says:

    Boo bo na i dhjeu pazaret me rusin ky! Qenka usta! Filloni futeni ne bythe portretin e enverit ju te kuqte e lajthitur tani….

  5. vikitor Hoti says:

    Na mbeti kina ne dere

  6. frank hebreu says:

    Nje aziatik ne nje vend aziatik.te dergohej nje i tille ne greqi apo serbi do ishte ofendim per rracen evropiane,ne alBANANIA everything goes.evgjiti i shtepise se bardhe dergon nje macok indokinez dhe merr mbrapa nje indokinez qe nuk la sahane pa lepire ne rep of alBANANIA.

    1. Andrea says:

      Mos i gjyko njerzit nga pamja apo ngjyra o Frank. Pervecse nje racist injorant qenke dhe trap me nyje.

  7. VPTR says:

    AMERIKA, GJITHE AI SHTET I MADH, EMERON AMBASADORE KARIERE NE SHQIPERI,
    PASI VLERESON CDO SHTET NGA PIKEPAMJA POLITIKE DHE DIPLOMATIKE, NDERSA QEVERITE TONA EMEROJME DIPLOMATE, NE TE SHUMTEN E RASTEVE, MILITANTE PARTIE, EMIGRANTE PA ASNJE AUTORITET NE VENDIN KU JETOJNE, DERI TEK PORTJERE AMBASADASH, DHE KETU NUK KA ASNJE TE PAVERTETE.
    DIPLOMACIA JONE NE KETO VITE “DEMOKRACIE” KA SHPALOSUE GAFA INFANTILE E TE NATYRES PROVINCIALE. SA KEQ, CFARE POSHTERIMI QE I BEN POLITIKA KETIJ POPULLI E VENDI.

  8. Klimax says:

    Ndoshta amerikanet mendojne se shqiptaret jane me origjine nga Industani dhe kane lidhje kulturore e gjuhesore me ta. Keshtu qe gjuha urdu dhe ajo azerbaxhanase, si gjuhe zyrtare e shqiptareve deri ne vitet e para te pavaresise dhe qe Lu i njeh mire, do e ndihmoje ate per nje komunikim me te lehte me shqiptaret.

  9. Mëno says:

    Po erdhi me mesimet e Frank Wiser, i cili ka qene nje nder oficeret e CIA qe u perpoq npermjet dergimit te diversanteve per te rrezuar qeverrin ne Shqiperi gjate viteve 1948 – 1954, ndoshta do i hyje perseri ne pune CIAs dhe do beje edhe ndonje kurban. Por nje gje e ka te perbashket me kete qe eshte, se te dy i perkasin rraces se verdhe. Sa per pune ai do zbatoje ate vije qe ka shteti amerikan dhe per ne nuk ka asnje rendesi. Shpresojme qe kolaboracionistet qe bashkepunuan me Wiser te mos jene me gjalle, keshtu qe ketij ti duhet ta nis nga fillimi.

  10. Gattamelata says:

    Kjo perzgjedhje tregon se cvend zeme ne ne mendjen e amerikaneve…nje nivel me republikat e Kaukazit dhe te Azise Qendrore…

    Nje vleresim shune realist, pasi vendi yne ka karakteristika te ngjashme politikisht me keto vende! Vetem gjeografikisht jemi ne Europe!

  11. Free says:

    Ok. Ky qenka 1. Nis me Princeton University, vazhdon me Korpusin e paqes, di disa gjuhe te huaja , qe nje zot i di se ku i ka mesuar, dhe pse i ka mesuar, dhe ky o miq , o e ben punen tamam, qofte edhe ilegalisht, o e dhjet fare. Fakti qe ky vonoi deri sa u miratua, dhe tani, pikerisht ne krizen Rusi-EU, do jete faktor, dhe kjo do jete e sigurt. Ky qenka njesh, dhe njeri i “terrenit”. Politikaneve tane ky do ju vije sipas hakes. Per kete jam i sigurt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje