Dy këshilltarët demokratë në Bashkinë e Ballshit mohojnë të kenë votuar ish-ministrin e Brendshëm të kohës së komunizmit, Feçor Shehu, si “Qytetar Nderi”.
Artur Shehu, ish-kreu demokrat i qarkut të Fierit, dhe Mirela Muçaj, u shkarkuan nga çdo funksion në Partinë Demokratike. Ata thonë se nuk e kanë votuar ish-zyrtarin e lartë komunist.
“Nuk është bërë ndonjë propozim me emrat e ‘Qytetarëve të Nderit’. Nuk është bërë asnjë lloj procedure për të miratuar me votë të fshehtë apo me votë të hapur asnjë emër për të fituar titullin ‘Qytetar Nderi’”, tha Mirela Muçaj, këshilltare bashkiake, Ballsh.
“Në mbledhjen e datës 19 nuk është folur fare për propozimet për ‘Qytetar Nderi’, madje nuk është lexuar as listë. Kjo është e vërteta. Jo më që të jetë votuar”, tha Artur Shehu, këshilltar bashkiak, Ballsh.
Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut Fier dhe këshilltari i Bashkisë së Ballshit deklaroi se do t’i drejtohet Prokurorisë, pasi dyshon se ka falsifikim të firmave të tyre.
“Për këtë ne do t’i drejtohemi edhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për të parë specimentet e firmave, sepse ne kemi firmosur vetëm pjesëmarrjen në mbledhje, ndërkohë që çdo vendim individual (rreth 40 vendime) kërkojnë firmën përkatëse”, shtoi më tej Artur Shehu.
Partia Demokratike penalizoi dy këshilltarët, por këta të fundit deklarojnë se japin dorëheqjen nga postet si të zgjedhur në Këshillin Bashkiak të Ballshit dhe në Qarkun e Fierit.
“Duke u investuar në politikë dhe duke marrë një investim nga forca politike që kam përfaqësuar ndiej keqardhje, sepse e quaj një vendim të nxituar.
Një vendim të pakonfirmuar plotësisht, nëse ishte i vërtet apo jo. Në shenjë proteste ndaj vendimit të marrë, apo në lidhje me abuzimin pasi veprimi do të kishte qenë fatal po të bëhej nga ana ime, unë deklaroj dorëheqjen time, gjë që do të pasohet edhe me dokumentacionin zyrtar të kësaj dorëheqjeje si këshilltare në njësinë e qeverisjes vendore të Bashkisë Ballsh”, deklaroi Mirela Muçaj.
“Të revokohet dhe të përbaltet ajo figurë, sepse e meriton. Për të tjerat, besoj se është në të mirë të Partisë Demokratike, që ne si këshilltarë të japim dorëheqjen nga pozicioni i anëtarit të këshillit. Njëkohësisht unë mbaj edhe pozicionin e deleguar të anëtarit të Këshillit të Qarkut, edhe për këtë do të depozitoj dokumentet përkatëse në këshillat e qarkut dhe të bashkisë, ku do të jap dorëheqjen time”, theksoi Artur Shehu.
Artur Shehu shton se i kanë dërguar një shkresë urgjente Prefektit të Qarkut Fier, për të nisur menjëherë verifikimet për këtë rast, pasi është pikërisht Prefekti, ai që miraton në përfundim titujt e akorduar nga Bashkitë apo Komunat. /TCH
@@@ I Nderuar Artur Shehu!..Personalisht kame pasur respekt per ju, si dhe familjen tuaj,dhe me kenaqesi do ta kujtoja kohen kur diku ne Ambjentet e kafeneve te Mallakastres,jo vetem shkembenim Pershendetje por edhe Shtrengim Duaresh.
1- e perjetova Shume keq,”Ngjarjen” e ndodhur ne Ballesh, per “Heroizmin” dhe “Nderimin” e Fecor Shehut, dhe akoma me keq ,kur degjova se edhe ju Mbanit pjesen tuaj te “Pergjigjesise”.
2-E perjetova keq, jo vetem se ju Njihja juve,por akoma me Keq,sepse Mallakastra e Vlerave Kombetare, bie ne Nivelin e Lolove te Sali Berishes,dhe bie ne Nivelin e “Vicidollit”, duke fyer Heronjte tane,te cilet luftuan per Mallakastren tone,heronje qe nuk po ua permend emrin, sepse ne i kemi te Shumte.
3-Fecor Shehu, nese ka “Meritat” e tije te Luftes,kunder okupatorit ,si dhe Meritat e tije, ne organizimin e Armes se Sigurimit te Shtetit,kete le ta Mbajne per vete , ata qe e kane njohur nga afer,si dhe le ta respektojne, me te mirat dhe kqijat e tij, por kurre sesi ta “Nderojme” ne Emer te PD-se apo edhe ndonje Partie tjeter.dhe ku ne Mallakaster??
@ Me lejoni tju them i “Dashur” Artur, PD-istet e Mallakastres duhet te Distancohen edhe nga Lulezim Basha, sepse ai i ka te “Lyera” duart me Gjakun e 4-ter te vrareve ne mes te Tiranes, dhe PD-ja e Mallakastres duhet te ruaj Vlerat e Mallakastrioteve, te lirise dhe Demoikracis, dhe jo te bjere ne Batakun e Percarjes, duket se Sali Berisha ky Agjent i vjeter i UDB-se qe e beri Shqiperine Kasapane, qe ka frike te Shkoj ne Vendlindjen e tij, kerkon qe te hape edhe nje tjeter Plage, dhe ku ne Zemren e jugut te Shqiperise, ne Zemren e Patriotizmit ne Mallakastren tone.I Nderuar Artur Shehu, ne Mallakastriotet e njohim njeri tjetrin, si te PD-se apo Ps-se,le ta Ruajme Mallakastren ashtu sikurese e kane ruajtur te Paret tane,le ta Ruajme nga Zjarri i “Serbit Sali Berisha”, Fecor Shehu, si ish drejtues i Sigurimit te Shtetit e ka Ditur me Hollesi Veprimtarin e Sali Berishes, prandaj edhe Sali Berisha nuk u prononcua, per Emrin e tije.
Shkurt Artur Shehu, le te Mbrojme Emrin e mire te Mallakastres dhe Vlerat e saj…lol
Pershendetje o mallakastriot kinse demokrat.koment me te peshtire se ky nuk kam pare ndonjehere.se coune ka sali berisha dhe lul basha me fecorr shehun vetem truri yt skleroz e di.gjithe kjo histori e votimit te ketij krimineli nga gjoja pd ja eshte nje histori e sajuar keqas nga mediat ediramiste.demokrat qe te shaje berishen nuk ka.ose nuk eshte demokrat.
O Aqif. Percaktim te forte bere. Sipas teje, nese shan Sali Berishen, nuk je demokrat?!
Po s’ke faj o qyq, se ku e njohe ti demokracine.
Po te mos shash Sali Berishen atehere, nuk je demokrat.
Nese Enviri beri krime makaber, Saliu na vrau shpresen. Sa kohe e patem aktiv, shumica e shqiptareve e kishte humbur shpresen se ky vend mund te behet ndonjehere.
Saliu, 90% te ndjekesve i ka injorant relativ (dmth, qe kane marre shume me teper se c’ju vlen lekura, ne kohen e Sali qenit.
Edhe keta te sotmit, afer jane (se kane resident evil me vete “Ilir Meta”).
O shqipetar i merguar!per cilen shprese flet ti?ky vend do te behet jo prej saliut .edit ilir metes.por se sistemi ekonomiko politik qe ka zgjedhur do ta coje perpara me te mirat dhe te keqiat e tij.nuk eshte perfekt po me te mire nuk ka.sa per ate qe demokrat qe shan saliun .e kisha ne kuptimin pd ist.nese ti je demokrat apo ca te duash shaje boje telef po deshe.se eshte nje edrejte qe ta ka dhene sistemi i mesiperm.sa per kulture ne te gjithe boten shahen dhe tallen politikanet(pervec kubes dhe kines)sa per shpresen qe ke humbur mblidhe veten meru me ndonje pune se kushedi kap ndonje lek e mos harxho kohen ktu ke tema.
As pas 25 viteve nuk ke marre gje vesh….Kure do te orientohesh qe minimumi; te flasesh aq sa di, por edhe te degjosh tjeret sic mendojne,ose heshtja ………. Edhe demokradhia yte duhet te kete minimumin!
O Aqif Fieraku. Qe nga viti 1985 (kur vdiq Dulla) komunisti me i madh dhe me keqberes qe ka pare ky vend eshte Sali Berisha. Nje demokrat i vertete nuk mund te jete kurre nje demokrat qe mbron nje mbeturine te komunizmit.
Ti Aqif nuk ke shanc ne bote te jesh demokrat me ato qe thua.Se cfare je ate e di vetem ti.
Epiriot ja fute kot.kam pershtypjen se komunizmin nuk e ke jetuar.e ke me te treguar me duket.do sdo ti sali berisha eshte njeriu qe ka hyre ne historine e shqiperise si njeriu qe i dha shkelmin e fundit sistemit me gjakatar dhe kobzi qe ka njohur ky popull.
@@@aqifi nga Ballshi,qe vetem nga Ballshinuk je..ik se na “Qelbe” Lumin e Gjanices me keq se Mbetjet e Uzines .
E kuptoj nga Dialekti,si dhe “Dhembja” e madhe qe ke Per Sali Berishen dhe Lulezim Bashen qe nuk je Mallakastriot,por ndonje I Paguar,qe ben edhe ti ndonje Koment per ti Teguar “Besnikerine” tuaj atayre qe te paguajne.
@@ Sali Berisha eshte Shkaterrusi i Shtetit Shqipetar,po ti “Aqifi”, nuk na thua:Pse Sali Berisha nuk doli asnjehere Kunder Akuzueseve si Agjent i UDB-se????
@@Dhe “Qife”,ku e shikoni ju “Zotnillekun” e Lulezim Bashes, kur ne mes te tiranes Vrau 4-ter njerez te pa-fajshem,i vrau ky se Ky ishte Minister i brendshem..Shoku “Qife”..nuk po zgjatem “Qife” po do te thoja shko dhe Llafosu me ata qe te njohin,sepse ti nuk e flet Shqipen e Mallakastrioteve.lolo
Normal, per kete Artur Shehun qe Pd e donte me domosdo kryetar qarku ne Fier vendi humbi gat 2 vjete kandisaturen per BE.E kane zanat te falsifikojne.Fatkeqesisht si ky jane shumica e keshilltareve qe shiten e blihen per nje dele.Reforma teritoriale do i vije hakut.
E mo turi ik me mirelen shisni pica te piceri bylis
shiko ca fytyrash..qe ne duam te ikim ne evrope..keto jane 100 turq anadollak..vaj me det…cna ka gjet me kto pall-at…
Sa per Artur shehun kane respekte gjithe Ballshi se eshte cune me vlera dhe nuk eshte si Bert AVDULI nga coshurri qe eshte nje imoral dhe prapaskenaxhi ky e turperon mallakastren dhe Pd
ore po kastriot islami cfar mendimi ka per fecor shehun dhe per Mallakastren
Epiriot ja fute kot.kam pershtypjen se komunizmin nuk e ke jetuar.e ke me te treguar me duket.do sdo ti sali berisha eshte njeriu qe ka hyre ne historine e shqiperise si njeriu qe i dha shkelmin e fundit sistemit me gjakatar dhe kobzi qe ka njohur ky popull.
Mallakastra ne historine e saj ka nxjer dy koka te zot dy kriminele Mehmet SHehun dhe Feçorrin, sipas mbiemrit do jene nga i njejti oxhake.
A ka nje procedure propozimi e pastaj kalon per miratim ky menderi i Mallakastres,kryetari i keshillit bashkiak si e ka bere kete fshehurazi.Kete duhet te sqaroje arturi e te tjeret.Bemat dhe poshtersite e fecorrit dhe qeremit kusheririt te tij i di jo vetem Mallakstra po dhe shume zona te Shqiperise.Duke filluar qe nga fshati i tij Hekali.Nje nga njerezit me zemerzinj qe ka njohur krahina dhe vendi ky ishte fecorri.Ne fund vdiq si qen i vrare nga sistemi qe ushqeu vete.Ti mallakastrioti qe komenton dhe se mora vesh se ku do te dalesh ben mire ti shkruash ca radhe per “bemat” e tij.Jam kurioz te di cfare ka bere ky qe te behet nderi i Mallakstres,pse u vra nga shoket e tij?MOS HARRONI KA LENE FEMIJE JETIME KA MBYLLUR DYER SHTEPISH JU NOSTALGJIKET E SISTEMIT QE DONI TE NDERONI KRIMINELE GJAKATARE.