Zgjohet nga koma pas 6 javësh, beson se jeton në vitet 1990

28 Nëntor 2014, 09:09Lifestyle TEMA
Zgjohet nga koma pas 6 javësh, beson se jeton në vitet 1990

Një  grua 40 vjeçare, e cila është zgjuar nga koma pas 6 javëve besonte se Spice Girl ishin akoma në top-lista dhe se jetonte akoma në vitet 1990.

Candace Emptage pasi i mbijetoi një aksidenti me makinë në vitin 2010, kur u zgjua besonte se ishte 22 vjeçe dhe jo një grua 40 vjeçe, e cila kishte një vajzë 14 vjeçare.

Gruaja nuk kujton pothuajse asgjë nga jeta e saj prej më shumë se një dekadë.

Kur ata më thanë se kisha një vajzë adoleshente u habita pa masë tregon ajo.  Ish-modelja ka treguar se ishte shumë e vështirë pasi ajo mbante mend nëpër mjegull një imazh të vajzës së saj kur ishte 2 vjeç dhe s’mund ta besonte se kur ajo u zgjua ishte 14 vjeçe, tashmë një adoleshente.

Candace nuk mbante mend as të dashurin e saj, me të cilin u nda pasi doli nga koma.

Ajo ka rrëfyer për Dailymail se ishte shumë e vështirë të rikuperonte kujtesën e saj dhe se ende nuk ka asnjë kujtim nga koha përpara aksidentit./j.h

1 komente në “Zgjohet nga koma pas 6 javësh, beson se jeton në vitet 1990”

  1. Axl says:

    Thirri trurit shpejt se paske Salen akoma ne pushtet dhe 97 e ke perpara ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje