Çmimi i benzinës dhe naftës ka shënuar një ulje me 2-3 lekë për litër ditët e fundit, duke reflektuar rënien e tij në tregjet ndërkombëtare.
Në pikat e tregtimit të Kastratit, më e madhja në vend, një litër benzinë tregtohet me 178 lekë për litër nga 180 lekë që ishte më parë, ndërsa nafta shitet me 175 lekë, nga 177 që ishte javën e kaluar.
Në pikat e tregtimit të “Elda”, operatori i dytë më i madh në vend, benzina shitet me 179 lekë dhe nafta me 176 lekë. IT Oil e shet një litër naftë 2 lekë për litër më lirë sesa konkurrentët kryesorë, raporton revista Monitor.
Megjithatë, tkurrja e karburanteve përgjatë këtij viti në tregun e brendshëm është shumë më e ulët në raport me bursat ndërkombëtare.
Që nga fillimi i fitit, nafta në tregun vendas ka rënë me 12 lekë për litër, apo me rreth 7%, ndërsa në botë, nafta referencë europiane Brent, ka zbritur nga 107 dollarë për fuçi në rreth 70 dollarë aktualisht , apo me rreth 35%.
Edhe kjo rënie prej 12 lekë për litër ka shumë të ngjarë që neutralizohet në fillim të vitit të ardhshëm, kur është parashikuar rritje e taksës së qarkullimit për karburantet me 10 lekë për litër (12 lekë me gjithë TVSH).
Dmth cmimi i naftes duhej te ishte 1200 leke te vjetra dhe pavaresisht 35 perqind ulje tek ne nuk ka luajtur vendit. Kjo eshte grabitje e popullit ne menyre te organizuar nga bizneset e pushtetareve te djeshem si kastrati,elda,taci,bolv qe tani jane bere edhe me te majte se erion brace.
Rilindje!!!
E ashtuquajtura nafte ka 2 muaj qe ka degraduar ne cilesi akome me shume. Ulja e cmimit ska te beje fare me bursen. Cmimi eshte ulur se cilesia ka rene edhe me 20% te tjera. Bravo qeverise Rama po ul ndotjen duke emetuar me shume toksina ne ajer. Me siguri me taksen shtese do blejme ajer te ri.
o Mero po ti ben edhe si i ditur. Arabet e kane ulur ndoshta ne 35% cmimin e naftes bruto por kjo s’do te thote qe eshte ulur po aq edhe ne bote cmimi i naftes se perpunuar e neprodukteve te saj. Jane shume mekanizma qe veprojne ne mase e kohe te ndryshme, te veshtira per tu shpjeguar e kuptuar, qe se ulin cmimin ne europe e bote edhe pse arabet e ulin ate. Ti Mero thua qe ne “bote” eshte ulur 35% , ne Shiperi 7% kurse une po te them se ne Itali ku une jetoj(s’eshte aq afer sa Shqiperia por ne te njejten kohe s’eshte aq larg sa “bota”) s’eshte ulur fare as edhe 1%. Apo Italia s’ben pjese ne ate qe ju quani “bote”. Boll me me keto tituj sa per sensacion, me mire lere bosh ,…se sa kot sa per nam.
Ne Austri dhe Gjermani eshte ulur rreth 28%.
Italia eshte pak a shume si Shqiperia….
Bota eshte Europa qendrore dhe veriore…
Ku eshte Avokati i Popullit?
Ku jane shoqatat ne mbrojtje te konsumatorit?
Pse nuk ndihen keta? A s’eshte kjo abuzim me detyren e tyre?
Po kjo eshte shume e thjeshte per ta kuptuar,tregon qe ajo ministri qe mbulon kte sektor nuk funsionon ose eshte e kompromentuar,duke futur ne kte vorbull edhe drejtorin e tatimeve, te pakten nese keto super fitime le ti mari shteti dhe jo 5-6 persona qe tregetoin karburante.
Ku i ke mare keto te dhenat ti?
BOLV-OIL per ty nuk eshte ne liste fare si kompani?
BOLV-OiL dhe Kastrati jane 2 lider te naftes ne Shqiperi.
Me vjen keq por ky eshte dizinformim! Konkretisht: Eshte ulur mbi 35℅ cmimi i barriles ne tregon boteror, por jo cmimi i naftes ne shtetet e botes. Shif Shba shtete si Massachusets, california etj ku duket qarte ulja e cmimit rreth 5%
faro, o injorant po cfare po na krahason o pjatalares???
Ne USA cmimi i naftes eshte 3.2 dollare per GALLON
1 Gallon = 3.79 liter
1 liter = 0,844 dollare
pra
1 liter = 845 leke te vjetra dhe jo 2000 leke te vjetra!!!
Pervec cmimit qe nuk e ulin shihni dhe cilesine sa del makina jashte kufijve ndryshon punimin.Kur ngrihet ne bursat boterore ketu reagohet menjehere qe te nesermen e ngrene cmimin thua se e kane te lidhur me pusin direkt.
cado plani permisimi apo cilesie qe thuhet me siper cmimi i naftes nuk duhet te jete sa esht ne shqiperi, kur ne tregun boteror cmimi bie me 50% ne shqiperi te pakten duhet te bie me 10% , kur e mendon ndonjeher se cfar te ardhurash ka nje individ ne shqiperi cmimi i naftes esht extrem dhe qesharak, un sot e mbusha sabrarorin ne londer dhe cmimi i naftes pothuajse esht i barabart me ate ne shqiperi, dhe kur i krahason pagesen ne Angli me Shqiperi nu ka kuptim , kshu qe shteti shqiptar duhet te mari masat dhe te bej dicka ne kte sektor se esht shum shum gabim , u mendoj se esht bisnesi privat qe e ben kte pun e jo shteti , por gjithsesi shteti duhet ti kerkoj llogari bisnesit dhe te bej cmos qe bisnesi te jet i arsyeshem me popullin dhe jo ti vendosi cmimet si mbas qefit …….. te denohet kushdo qe e abuzon konsumatorin e varfer se sesht e drejt …..