INSTAT: Eksportet e mallrave në tetor, 22 miliardë lekë

1 Dhjetor 2014, 13:23Ekonomia TEMA

Në muajin tetor, eksportet e mallrave arritën vlerën 22 miliardë lekë, duke u rritur me 4,2 % në krahasim me një muaj më parë, por dhe duke u ulur me 0,3 % në krahasim me të njëjten periudhë të vitit të kaluar.

INSTAT njoftoi  se rënien më të madhe vjetore me 27,9% e patën eksportet e grupit: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”.

Rritje më të madhe vjetore kanë eksportet e grupeve: “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me 33,7 %, “Tekstile dhe këpucë” me 25,3 % dhe “Lëkurët dhe artikujt prej tyre” me 23,7 %.

Në muajin Tetor 2014 importet e mallrave arritën vlerën 52 miliardë lekë, duke u rritur me 10,5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2013 dhe 8,9 % në krahasim me Shtator 2014, duke pasqyruar tendencën për rritjen e investimeve në teknologji.

Rritje më e madhe vjetore vihet re në importet e grupeve: “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me 41,1 %, “Produkte kimike dhe plastike” me 15,4 % dhe “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me 14,9 %.

Me rënie vjetore rezultojnë importet e grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 19,4 %.

Defiçiti tregtar në Tetor arriti 29 miliardë lekë, me rritjen prej 20,4 % krahasuar me Tetorin e 2013-tës dhe 12,6 % në krahasim me Shtator 2014.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 69,4 % të të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 39,6 %, Greqia me 7,3 %, Kina me 5,2 % dhe Turqia me 5,0 %. /gj.k/

3 komente në “INSTAT: Eksportet e mallrave në tetor, 22 miliardë lekë”

  1. Argita_B says:

    Dhe pse ne makro ekonomi djalli fshihet ndremjet linjave dhenuk kemi te gjitha elementet per te gjykuar si duhet keto shifra, nje element eshte flagrant; qe prj marrjes se qeverise bnga Rama, balanca tregtare ka pesuar nje defiçit prej 20% ne muajin tetor.
    Do te ishte interesante nese Tema na sjell nje tabele me te gjithe muajt per te krahasur. Nese kjo balance ka nje deficit vjetor, konkluzioni eshte i thjeshte, per momentin politikat ekonomike te qeverise socialiste jane duke deshtuar.

    1. niku says:

      Varet edhe cfare importohet dhe eksportohet. Ne rast se importohen makineri dhe pajisje kjo tregon se ekonomia po leviz. Po investohet. Ne rast se importohen ushqime kjo eshte keq.

  2. Nora says:

    Po blejne makineri qe tu rimbursohet TVSH-ja shpejt se kontrollet kush ti beje administrata eshte po ajo e saliut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje