Çmimi i energjisë, ERE vendos më 5 dhjetor

2 Dhjetor 2014, 12:12Ekonomia TEMA

Enti Rregullator i Energjisë  pritet të bëjë publik vendimin që ka marrë përballë kërkesave të tre operatorëve të prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes për rritje të çmimit të energjisë elektrike, më datën 5 Dhjetor.

Pas seancave dëgjimore me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ERE në një seancë zyrtare të hapur për mediat  do të bëjë publik vendimin e saj.

KESH ka depozituar kërkesën pranë ERE-s duke kërkuar që çmimi të rritet nga 2.2 lekë/kwh, në 3.4 lekë/kwh për energjinë e shitur tek OSHEE.

OSHEE ka kërkuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike ndaj konsumatorëve familjarë me 5 lek/kwh, pra nga 7 lek/kwh që është sot kërkon që çmimi të jetë në 12 lek/kwh.

OST nga 0,65 lek/kwh që trasmeton sot energjinë në transmetim, kërkon të bëhet 0,71 lek/kwh, dhe kjo tarifë që i faturohet OSHEE-së.

Nga data 1 janar 2015,  heqja e fashës 300 kwh/muaj pritet të ndryshojë çmimin e energjisë, që sot është 7.7 lek/kwh, por sesa do të jetë ky ndryshim, i mbetet  Enti Rregullator i Energjisë (ERE) të vendosë.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se çmimi i energjisë do të jetë i mesatarizuar, ndërsa Kreu i Komisionit parlamentar të Ekonomisë Erjon Braçe ka deklaruar se nuk do të ketë rritje çmimi për qytetarët as mbi 10 lekë. /gj.k/

 

3 komente në “Çmimi i energjisë, ERE vendos më 5 dhjetor”

  1. anonim says:

    kush i ha keto brockulla me pavaresine e ERE! Te ja mbaje ta rrise e do e shohin.

  2. jorni says:

    po pse ia fusni kot me keto deklarata. ERE do te beje vetem seancen publike ne date 5 dhjetor e ajo ka per qellim degjimin e grupeve te interesit. KAQ. Vendimi do te publikohet pasi te merret se nuk eshte sekret shteteror, e me sa di une ende nuk eshte marre

  3. PERENDIMI says:

    KJO QEVERI QE KA MARRE 1000000 VOTA DHE QE TI MBAJ ATO VOTA DUHET TE MENDOJE PER POPULLIN DUKE MOS JA VENE LAKUN NE GRYKE DUKE NGRITUR CMIMIN E ENERGJISE NE STRATOSFERE POR DUKE PARE EDHE TE ARDHURAT E FAMILJEVE SHQIPTARE DUKE I KRAHASUAR ME RAJONIN DHE EVROPEN SEPSE E KANE KATANDISUR SHTETIN DHE POPULLIN NE DITE TE HALLIT DUKE E VJEDHUR NGA TE GJITHA ANET DHE PASURITE KOMBETARE DHE DUKE JA FATURUAR POPULLIT TE SHKRETE ME BORXHE E ME TAKSA E ME CMIME SE SA PER VETE TE TYRE E KANE SIGURUAR PER SHUME BREZA QE TE MOS I ZERE KRIZA SI KA ZENE FAMILJARET E THJESHTE DHE BISNESET E VOGLA QE NUK NXJERIN DOT SHPENZIMET E MUAJIT. FALEMINDERIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje