Këshilli Mbikqyrës i BSH/ "Ekonomia" miraton propozimin për heqjen e kushtit të shtetësisë

2 Dhjetor 2014, 11:32Ekonomia TEMA

Komisioni parlamentar i Ekonomisë vendos të miratojë ndryshimet e propozuara nga një grup deputetësh të mazhorancës për të hequr kushtin e shtetësisë në lidhje me anëtarët e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, kreu i tij Erjon Braçe theksoi se Kushtetuta nuk parashikon kushtin e shtetësisë, duke shtuar se tashmë me këtë ndryshim cdo shqiptar ka të drejtën të konkurojë për një pozicion të tillë.

Nisma e 30 deputetëve socialistë është depozituar më 26 Nëntor dhe konsiston në heqjen e kushtit që anëtarët e Këshillit Mbikqyrës së BSH të jenë shtetas shqiptar.

Në relacionin që shoqëron nismën thuhet se “përmes këtij propozimi kërkohet, shfuqizimi i fjalëve “shtetas të Republikës së Shqipërisë”, në pikën 3, të nenit 44, të ligjit për Bankën e Shqipërisë.

“Kushtetuta e Shqipërise, në nenin 161, pika 2, përcakton: “Banka e Shqipërisë drejtohet nga një këshill, i cili kryesohet nga Guvernatori. Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhje. 

Neni 44, pika 3, e ligjit për Bankën e Shqipërisë përcakton: “Kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikqyres duhet të jenë shtetas të Republikës së Shqipërisë, persona që gëzojne ndershmërinë dhe pastertinë morale, si dhe kanë: .. “

Në kushtet kur, Kushtetuta nuk përcakton si kriter për zgjedhjen e Guvernatorit apo anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, shtetësinë shqiptare, atëherë nuk ka pse ky kufizim të jetë në ligj.

Referuar Jurisprudencës së Gjykates Kushtetuese, Kuvendi është i vetmi organ që ka si tagër të vetën plotësimin e kuadrit ligjor sipas formës dhe përmbajtjes që i takon cdo organi ose institucioni që do të ushtrojë veprimtarinë e vet në një shtet të së drejtës.

Qëllimi i këtij propozimi është pikërisht harmonizimi i dispozitës përkatëse ligjore, nenit 44 të ligjit, me dispozitën konkrete Kushtetutese, nenin 161 të Kushtetutës”, thuhet në propozimin e 20 deputetëve socialistë. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje