Kryeministri Edi Rama bëri të ditur hyrjen në fuqi të mekanizmit që do t’u mundësojë konsumatorëve familjarë të shlyejnë detyrimet dhe borxhet që kanë ndaj OSHEE për energjinë e konsumuar.
Rama theksoi se për të gjithë këta konsumatorë ka një mundësi të re dhe të papërsëritshme deri në 28 Shkurt duke paguar borxhin e plotë, por duke përfituar 80 % të shumës së kamatvonesave.
“Ky është një përfitim i dyanshëm, pasi kompania merr borxhin e plotë me 20 % kamatvonesë, kurse konsumatori familjar paguan borxhet me një kamatvonesë prej 20 % dhe jo 100 %”, theksoi Rama.
Në vijim ai shtoi se një tjetër mënyrë që do të aplikohet për shlyerjen e borxheve është shtrirja në kohë e pagesave, porn ë këtë rast nuk do të ketë falje të kamatvonesave. Sipas Ramës, në këtë rast konsumatorët familjarë do të mund të paguajnë jo më pak se 25 mijë lekë në muaj, por kamatvonesa është e plotë, deri në shlyerjen e plotë të borxhit.
Përsa i takon shtresave sociale, të cilat përfshijnë familjet në skemën e ndihmës ekonomike, pensionistët apo para dhe tetra plegjikët, Kryeministri theksoi se kjo kategori do të paguajë jo më pak se 1 mijë lekë në muaj.
Rama shprehu vendosmërinë e Qeverisë për të mos lejuar asnjë lloj amnistie përsa i takon faturave të energjisë elektrike, duke shtuar se nuk do të ketë më amnisti kriminale në kurriz të qytetarëve të ndershëm apo kompanisë, as me pretendimet që kanë justifikuar rëndom vjedhjen e energjisë elektrike.
Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, Rama theksoi se sistemi energjitik u gropos në një varr të madh me 1.1 miliardë dollarë borxhe dhe ata që e groposën sistemin energjitik dhe mund të groposnin edhe Shqipërinë na dalin sot me lotë krokodili buzë gropës.
“Detyra jonë është të bëjmë shtetin që duan shqiptarët, do të operojmë cdo ditë e më thellë organizmin. Veshët tonë janë të shurdhër përballë thirrjeve për të falur krimet, ne do të luftojmë me mish e me shpirt dhe do të nxjerrim në dritë Shqipërinë”, theksoi Rama. /gj.k/
Sikur te faleshin njerzit e thjeshte ,
pra fukarenjt, do ishte me e arsyeshme ky propozim z.Kryeminister .
Sepse nqs do shikohet sipas detyrimeve qe kan ,i bi qe kjo ti sherbej me shume biznesit,ata qe kan me shume dhe kan abuzuar me shume me shtetin,per te cilet s’duhet ber asnji tolerim.
po eshte e qarte qe do ti falet fukarenjve mo djale. problemi ketu eshte qe jo vetem duhet te shlyet detyrimi por dhenia e nje mesazhi te qarte qe keto duhet te paguhen! dreqi e mori nuk ka kuptim qe te jemi kaq primitiv kundrejt shtetit, pash nje tip me vil 4 katshe me 5 dyqane ( ne kruje ) dhe paguente 20 mij lek energji! 20 mij!!!! mallkuar qofte ai qe do te vjedhi ne kurriz te ne qe paguajme.
po kur del basha kllufi e flet per abuzimet keto 8 vitet e fundit thote, ti falim..keta na dine o te te trash o me amnezi se ska mundesi!
Eshte per te ardhur keq qe rryma elektrike ne fakt do te sherbehet vetem per te pasurit dhe jo per te varferit, te cilet pervec faturave e kamatvonesave jane te ndeshkuar edhe me mbifaturime nga uliganet e hajdutet e operatorit te shperndarjes te komp.CEZ,per te cileat k/Ministri nuk po flete, shoh me keqardhje, natyrisht, elektrifikimin per ndricimin e familjve e pret llampa e vajgurit deri ne nderrimin e pushtetit e cila ka premtuar faljen e mbifaturimeve,faljen e kamatvonesave dhe uljen e cmimit te energjise ne nivele te perballueshme, duke mos e konsideruar rrymen elektrike si nje lluks qe u perket vetem te pasurve.
KM Ben nje gabim kur I cileson so hajdute dhe kriminele personat qe nuk kane paguar energjine por qe realisht nuk i kane prekur matesat.
Hajdute dhe kriminele jane ata qe kane marre energji ne lidhje ilegale. Dhe keta ne te shumten e rasteve nuk kane lene gjurme. Pra ne kete rast kriminelet dhe hajdutet shpetojne paq dhe njerezit ato me te rregullt ne kategorine e mospaguesve trajtohen si kriminele.
Ofruesi I sherbimit duhet te shkepuste nga rrjeti te gjithe ata qe nuk kane paguar sipas kontrates pra per dy muaj. Kjo nuk ka ndodhur dhe kjo e ben ofruesin e sherbimit po aq fajtor sa debitorin. Kjo pasi edhe qytetaret me korrekte filluan te ndihen budallenj para mopaguesve qe merrnin te njejtin sherbim me ta dhe bene te njejten gje pra ndaluan pages at.
Pra mendoj qe situata duhet pare pak me gjere sesa kendveshtrimi i KM dhe OSHEE.
Z. Minister i Energjise dhe Z. Kryeminister,
Ju lutem shkuljani pak veshet drejtoreve dhe punonjesve te CEZ qe ne menyren me te paskrupullt vjedhin cdo dite qytetaret. Kam 22 vjet ne USA dhe nuk me ka ndodhur qe edhe kur kam kontatuar nje gabim ne faturen elektrike, kompanie perkatese te mos me pergjigjet per te gjetur gabimin apo per te korrigjuar faturen.
Kishte 2 vjet qe nuk kisha qene ne apartamentin tim ne Sarande dhe kur shkova kete vere me pushime shikoj qe me kishte ardhur fatura e energjise $220 mij lek fix 3 dite mbasi kisha ardhur me pushime. Edhe pse paguaj dike qe te kryeje veprimet e vogla qe mund ti nevojiten shtepise gjate kohes qe nuk e perdor fatura mujore nuk kishte ardhur asnjehere me shume se 10-12 mij lek sepse ne ate shtepi nuk banon askush, me perjashtim te veres kur shkoj me pushime dhe perdoret AC per ftohje.
Kete rradhe shkoj vete per te sqaruar sepse e kisha perdorur energjine vetem per 2-3 dite, mbase dhe 1-2 dite qe kishte rregulluar kujdestarja shtepine por ishte marramendese nje fature kaq e larte. Ju beteohem se edhe ne Amerike ku e perdor AC 24 ore ne dite non-stop fatura ime nuk vjen kaq e larte, dhe jo me per disa dite qe kisha ardhur. I kerkoj ndihme dhe te rishikohet ose rilexohet serisht sahati por edhe mbas 3 muajsh askush su be i gjalle te me sqaronte per kete “gabim te mundshem”. Si perfundim pagova plot $520 per pothuajde dy muaj perdorim i energjise por askush sme dha shpjegim per faturen gabim. Kur nuk ke kohe ti shkosh deri ne fund i paguan dhe mbyll gojen. Me kushtonte me shume prishja e nervave dhe sorrollatjet me njerez te paafte ne postet e CEZ sesa gabimi qe ishte bere.
Hic te mos falet.po ne qe e paguam,ma i kthe tani.tani galen veten PD-istet se ata nuk paguanin.tua paguaje saliu e lulushka me lemet qe kane vjedhur
me ne fund nje lajm i mire nga kjo qeveri
http://bit.do/Rama-do-te-falen-kamatvonesat
Populli Shqiptar nuk i ka asnje detyrim Shtetit Shqiptar per energjine por edhe per gjera te tjera me te rendesishme! Borxhet i gjeni te politikanet dhe batakcinjte te cilet e kane qeverisur kete vend 20-vitet e fundit. Parate jane aty, gjejini dhe mbyllni bilancin e FMN-se dhe mos ja kerkoni popullit me te varfer ne Europe, i cili jeton me 150-Euro ne muaj!
Jam shume dakort qe energjia duhet paguar.Por si ta paguaj une energjine e pakonsumuar biles edhe me kamatevonese.Nga 2008 e deri me sot me kot sorollatem duke u ankimuar per mbifaturimet deri ne 30000 kilovate Edhe pse sahatet e instaluara ne balle te shtepise sime nuk lexojne me shume se 10000 kw,faturistet e CEZ mbushnin defteret nga zyrat, pa marre mundimin me te vogel per te lexuar sahatet.Kur vija per t’u ankuar me thoshin qe paguaj njehere pastaj ankohu.Para nje viti mendova se i erdhi fundi kalvarit tim kur me kerkuan qe te paguaja te pakten pezullimet prej 3400 lekesh qe te me pranonin ankimin.Keshtu bera me shpresen se me ne fund do te me jepej e drejta.Erdhen edhe verifikuesit e derguar nga OSSHE dhe me thane se pas 45-ditesh do te marresh pergjigjen.Por mu deshen plot nje vit dhe me date 28.10 mora me ne fund pergjigjen.Por supriza qendronte ne faktin se me kishte kaluar afati prej nje viti per t’u ankuar dhe sipas juristeve te zyres per kujdesin e klientit nuk me jepej e drejta.Ndaj duhet te paguaj edhe me kamatevonese edhe per energjine qe sahatet e mi nuk e kane konsumuar, vetem per faktin qe sipas kontrates se vendosur nga ERE me paska kaluar afati i ankimimit.Pra une duhet te kreditoj kompanine OSSHE me plot 8 milione leke te vjetra , ne nje kohe qe ne to te mara se bashku nuk figurojne te me shume se 2 milione e peseqindmije te vjetra.Nderkohe qe edhe kontrolloret e sahateve nga kontrolli i bere para 20-ditesh i nxorri te rregullta ato. He pra me thoni si t’ia beje une zoti kryeminister.Te paguaj por si?!
PO duhet te kapesh dhe ndonje krokodil a ndonje peshkaqen se vetem sardelet te paguajne nuk eshte e drejte…
PO KAMAT VONESAT E TRAUMAVE, CNDERIMEVE, SHFRYTEZIMEVE NE TE ZEZE, VRASJEVE ASHIQARE, PERDHOSJES SE DINJITETIT, MASHTRIMIT DHE PERDHUNIMIT… NGA SHTETI SHQIPETAR PAS ’91-IT KUSH I PAGUAN, 50 % E FAJDEVE TE 97 ETJER. PO PUNEN VULLNETARE TE DETYRUESHME NGA SISTEMI MONIST PER TE NDERTUAR KETO HIDROCENTRALE. PO GJAKUN TONE KUSH E PAGUAN O JU QIFSHA ROPT!!!