Ligji për Gjykatën Administrative, Kushtetuesja shqyrton ankimimin e PD/ Halimi: Ti vihet fre marrëzisë

3 Dhjetor 2014, 11:55Politika TEMA

Gjykata Kushtetuese shqyrton ankimimin e Partisë Demokratike mbi ligjin për Gjykatën Administrative, për të cilin partia më e madhe e opozitës kërkon shfuqizimin me pretendimin se bie ndesh me Kushtetutën dhe cënon pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Ish-Ministri i Drejtësisë, deputeti Eduard Halimi, tha në një prononcim për mediat se PD kërkon që ky ligj të shpallet antikushtetues, pasi ai i le zbuluar qytetarët shqiptarët dhe i bën ata të pabarabartë me Kryeministrin.

“Në këtë gjykatë, qeveria është gjithmonë palë dhe çfarë barazie do të kërkojnë qytetarët kur Kryeministri emëron ndihmësat e gjyqtarëve?!

Ndaj ne kërkojmë që kryeministri të ndalet në kapjen arbitrare të Gjyqësorit. Në çdo vend ku Kryeministri kërcënon gjyqtarët për t’i mbajtur në burg, duhet të jetë vetë ai që të shkojë në burg”, theksoi Halimi.

Në vijim ai shtoi se PD ka informacione të sigurta se Kryeministri ka telefonuar në Gjykatën Kushtetuese për paketën në drejtësi, por ai duhet të ndalet në këtë marrëzi duke hartuar paketa gjoja për të reformuar sistemin e drejtësië dhe të bëhet vetë edhe kryegjyqtar, edhe kryeprokuror. E njëjta gjë po bëhet si dhe me paketën e verës, që u miratua pa asnjë konsultim ndaj dhe Gjykata Kushtetuese duhet t’i vërë fre.

“PD po ndjek cdo hapësirë kushtetuese në këtë vend për të ndaluar marrëzinë e Kryeministrit”, theksoi Halimi.

Deputeti demokrat kërkoi nga mazhoranca që të bëjë konsultime të gjera për ligje që kanë të bëjnë me reformat.

“Miratimi i reformave të qëndrueshme nuk ka të bëjë thjesht me gjetjen e një konsensusi politik mes mazhorancës dhe opozitës, por kërkohen konsultime të gjera, me grupet e interesit, me aktorët dhe faktorët e sistemit të drejtësisë, me përfaqësues të misioneve ndërkombëtare që asistojnë Shqipërinë në fushën e drejtësisë”, theksoi Halimi. /gj.k/

 

2 komente në “Ligji për Gjykatën Administrative, Kushtetuesja shqyrton ankimimin e PD/ Halimi: Ti vihet fre marrëzisë”

  1. Marrezia ne ate vend me ne fund ka kuptuar se nuk ka vend me ne ate shoqeri dhe si e tille po rreflekton ,duke kerkuar ti vehet Freno !
    Brravo Haulim per kte rreflektim ,kjo trego se ju paskeni dicka brneda kafkes qe i ngjan trurit njerezor.

  2. albani says:

    jalla Halim mavrija.po ku ishe futur mo i shkrete sre na kush marre malli.Je qe je ,shko futu ne ndonje qoshke nashke me avhen tend saki e merrni me vete nje bigon me benzine qe te zhdukeno para se ye hapen dosjet se keshtu mund t’ju bejne eshe ndonje ceremoni .Kesaj i thone vdekje me nder e jo “mender vdekje” sic ju pret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje